UEFA: Etrit Berisha kandidat për portierin e vitit 2017-2018

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

UEFA ka organizuar një sondazh se cili do të jetë portierin më i mirë i sezonit 2017-2018 për kompeticionin e Europa League.

Në mesin e të përzgjedhurave nga UEFA  është edhe portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha.

Faqja zyrtare e “Europa League” në Facebook ka postuar një sondazh duke i pyetur lexuesit e saj se cili do të jetë portieri më i mirë i sezonit 2017-2018, ku ka përzgjedhur katër portierë.

Etrit Berisha në sezonin e shkuar ka shkëlqyer me skuadrën e Atalantas në kampionatin Italian, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Eruopa League.

Përveç Berishës kandidat për portierin më të mirë të sezonit janë edhe: Petr Cech (Arsenal), Sergio Asenjo (Villarreal) dhe Anthony Lopes (Lyon).

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *