Veliaj: PS 18 mandate në Tiranë! Jam i kënaqur, ishte një referendum për mua

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ku Partia Socialiste, përfaqësues i të cilës është, mori 18 mandate deputetësh.

Sipas Veliajt, këto zgjedhje ishin një referendum për të dhe vlerësim për punën që është bërë.

“Jemi të kënaqur me 18 mandate. Ishte dhe një referendum për mua dhe një vlerësim për çka kemi bërë në Tiranë.

Kërkova një notë vlerësimi dhe për vete, Tirana na u përgjigj shumë bujarisht. Njerëzit janë bërë më pragmatistë. Shohin nëse i del llogaria e familjes së tyre”, tha Veliaj.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...