10 arsyet pse Basha e ka të pasigurtë të ardhmen e tij politike

5 Korrik 2017, 12:20Blog TEMA
10 arsyet pse Basha e ka të pasigurtë të ardhmen e tij politike

Nga Zamira Çavo

1.Që kur u fut në cadër z Basha dëshmoi qartazi brënda pak ditëve se nuk kishte asnjë strategji se si do ecte politikisht me këtë veprim.

2.Me “ultimatumet e tij” aspak politike, e vështirësoi gjendjen e tij politike brënda javës së parë.

3.Z Basha nuk arrin dot të mendojë vetë politikisht pasi nuk ka argumentin e politikës dhe ka të varfër gjuhën politike. Diskursi i tij politik brënda cadrës u shndërrua në burim barcaletash brënda javës së dytë.

4.Duke mos qenë i aftë të artikulojë si lider politik , sapo e ndjen veten ngushtë kalon në thirrje agresive dhune , gjë që dëshmon për mungesë të ekuilibrit të tij politik.

5.Nuk ka nuhatjen e politikanit dhe largpamësine t [email protected] këstë e ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre viteve në opozitë. Besoi Metën se do të dilet kundër Ramës dhe pastaj besoi Ramën se do ta mbështeste kundër Metës.

6.Eshtë i paaftë të prodhojë qoftë edhe një ide që ia vlen. Dhe termi Republikë e Re, nuk bën sens në vizionin e tij primitiv politik.

7.I ngritur politikisht nga Berisha, verbërisht kujton se është i ngjashëm me të! Fatkeqësisht nuk ka asnjë tipar që mund të krahasohet.

8.Vuan nga ndjenja e kompleksitetit politik, ndaj bën “si i ditur dhe si i mencur”. Asnjë lider politik nuk bën sefli duke thënë “kam mbaruar për drejtësi në Hollandë” .

9.Nuk ka fuqi të bind mbështetësit e tij potencialë dhe bazohet vetëm në autoritetin e postit. Një lider do kishte dhënë dorëheqjen nga detyra dhe do ringrihej mes “hirit të vet”. Basha u ngri për të shkrirë vetëm ditën që do e rimarrë sërish detyrën e dhuruar.

10.Basha nuk ka as fantazi minimaliste pasi nuk ka asnjë veprim origjinal politik. Kopjon në mënyrë banale të tjerët pa kuptuar fundin e këtij veprimi. Vepron dy hapa pas Ramës dhe sillet si të ishte Berisha. Dy gjëra që nuk lidhen me njëra tjetrën!

1 komente në “10 arsyet pse Basha e ka të pasigurtë të ardhmen e tij politike”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje