Basha e cilësoi “kërmë njeriu”, Veliaj replikon: Tirana nuk funksionon me Kunetër…!

Tirana nuk funksionon me kunetër, por me punë është shprehur kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pas përfundimit të rikualifikimit urban të bllokut të banimit pranë Pallatit me Shigjeta.

“Një ndër arsyet pse njihet si Pallati me Shigjeta është se Edi Rama, si kryetar bashkie, ishte i pari që vuri dorë në këtë pallat.

Megjithatë, besoj se pas katër viteve të gjumit, të gjithë kemi kuptuar se Tirana nuk funksionon me kunetër.

Tirana funksionon vetëm me punë, shpresë e optimizëm dhe besoj se vetëm duke zgjidhur çdo ditë nga një problematikë, siç ishte kjo kënetë që kemi pasur tek Pallati me Shigjeta dhe kjo situatë aspak e këndshme ku fëmijët s’kishin një hapësirë, duke e rikthyer në një hapësirë falë duarartëve të Bashkisë dhe të papërtuar edhe në këto ditë vere, vetëm kështu mund të ecim përpara”, tha Veliaj.

Deklarata e tij vjen pak orë pasi lideri demokrat, Lulzim Basha shpërtheu në akuza të ashpra në adresë të kryebashkiakut të Tiranës, fill pas intervistës që ai dha në “News 24” në emisionin “Studio e hapur” të gazetares, Eni Vasili.

Në një postim të shkurtër në “Facebook”, Basha shkruan se “Erion Veliaj, kerme njeriu qe shpif me te njejten lehtesi qe shkel mbi gjakun e femijeve ne Sharre, qe korrupton prokurore e gjyqtare, do te te vije dita shume shpejt”, – ka paralajmëruar Basha.

Reagimi i tij i ashpër erdhi pasi Veliaj nga “Studio e hapur” hodhi akuza mjaft të ashpra në adresë të Bashës për afera korruptive me lejet e ndërtimit në Tiranë, të cilat sipas tij menaxhoheshin nga kunati, vjehrri e familjarë të tjerë të kreut demokrat, në periudhën kur ai ishte qytetari i parë i kryeqytetit.

Ndërkohë sot kryebashkiaku u kërkoi të gjithë qytetarëve të Tiranës që të zgjedhin administratorin e tyre dhe të bashkëpunojnë për përmirësimin e jetesës në komunitetit.

“U kërkoj banorëve të bashkëpunojnë me administratorin e tyre për t’i mirëmbajtur këto investime. Është shumë e rëndësishme që pasi mbaron, ta mirëmbajmë investimin.

Në momentin që dikush e prish, dikush fillon e saldon hekura, dikush e bllokon, në fakt nuk e ka prishur për një, e ka prishur për të gjithë banorët e tjerë që duhet ta gëzojnë njësoj këtë hapësirë.

Kjo është një hapësirë publike, do të thotë që janë të gjithë aksionerë, ndaj është edhe përgjegjësi e të gjithëve që ne ta ruajmë e ta mbajmë”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Basha e cilësoi “kërmë njeriu”, Veliaj replikon: Tirana nuk funksionon me Kunetër…!”

  1. shigjeta says:

    shko keput qafen hajdut muti dhe kriminel ordiner , u be bytha jote te krahasohesh me Erjon veliaj , ik ore qen i poshter , 4 vjet ne bashki kungull hyre dhe kastravec dole , trego nje veper nje pune per se mbari , per te miren e tiranes he trgoje , cte tregosh suratin tend prej idioti , biografia jote eshte e mbushur me vjedhje , vrasje shperdorim posti , me tendere nga me te pistat me shitje teritori , ku te fillosh e ku te mbarosh me ty kriminel ordiner , u be bytha jote te krahasohesh me Erin , ik or karabush , te jesh me fat te largohesh ne hollande , si i dhier , do jete versioni yt me i shkelqyer , se vendi yt fizik eshte burgu

  2. Zigur Qarri says:

    As me Kunetër dhe as me Lugetër.
    23 veta paguan Erion Veliaj nga Leket e takspaguesve shqiptare,vetem per te rreklamuar
    “punën” e tij.Edhe Gazeta e tij te ishte Tema,nuk do ishte Veliaj kaq shume prezent ne faqet e saj.
    Nejse,lufte per mbijetese,koh te veshtira finaciare.

    “Kmara” =”Mjaft”.Milionat qe ka marre nga Soros,Velia nuk i ka kaluar ne menyre zyrtare asnjehere.
    Vetem kjo mjafton qe ai te dergohet mbas hekurave.Them,qe do ti vje koha edhe ketij provinciali.

    Rose Revolution

    Rise of non-governmental organizations
    Two of the most important were the Georgian Young Lawyers Association and the Liberty Institute, both of which were active in the promotion of human rights and freedom of information legislation before the Rose Revolution.[11]

    Elections and protests
    In mid-November, massive antigovernmental demonstrations started in the central streets of Tbilisi, soon involving almost all major cities and towns of Georgia in a concerted campaign of civil resistance.[40] The “Kmara” (“Enough!”) youth organization (a Georgian counterpart of the Serbian “Otpor!”) and several NGOs, like the Liberty Institute, were active in all protest activities. Shevardnadze’s government was backed by Aslan Abashidze, the semi-separatist leader of the autonomous Adjara region, who sent thousands of his supporters to hold a pro-governmental counter-demonstration in Tbilisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *