Andi Bushati ironizon Kryemadhin në krye të LSI: Politikat e partisë do bëhen në dhomën e gjumit. Basha të goditet! Mos e lini të bëhet dordolec i Ramës

Andi Bushati ka folur sot nga studio e News24 për LSI-në, pak orë pasi ajo të zhvillojë konventën kombëtare zgjedhore, nga ku pritet që Monika Kryemadhi të zgjidhet kryetare e partisë.

Bushati tha se kjo ëshë e njëjta fabul si tek PS dhe PD, dhe në këtë mënyrë LSI shpallet një parti familjare.

Ai shtoi se është njësoj si t’i thuash shqiptarëve se politikat e partisë nuk do bëhen në dyert e LSI-së, po në dhomën e gjumit të shtëpisë.

“LSI për një kohë të gjatë dihej që ishte e Ilir Metës dhe Kryemadhit, por të paktën në fasadë e ka ruajtur një farë kolegjialitetit.

Është zgjedhur me një anëtar një votë, ka pasur një kundërshtar.

Në momentin që shkon drejt Presidencës dhe i lë bashkëshortes partinë, këtu ka një gjë që nuk shkon, nëse LSI mëton që të jetë më afër interesave të shqiptarëve.

E vetmja mundësi ishte që të mos e shpallte të paktën që është një parti familjare.

Të paktën në formë nëse LSI pretendonte se ishte e ndryshme nga PS e PD, duhet të bënte ndryshe.

Nuk është një gjë që bie në sy për të mirë.

Duket se i thua shqiptarëve politikat e partisë nuk do bëhen në dyert e LSI-së, por në dhomën e gjumit të shtëpisë”, deklaroi Bushati.

 Ai tha se nuk përbën problem fakti që Kryemadhi do jetë bashkëshortja e presidentit, por sjellja ndryshe para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

“Për mua kjo nuk ka problem.

Ka thënë që do mbetet politikane.

Ajo që më shqetëson është fakti se si sillemi para zgjedhjeve kur kërkojmë votat dhe si sillemi menjëherë pasi kemi rrëmbyer votat.

Pse të mos kalonte partia që në momentin që shkoi në Presidencë?”, tha Bushati.

Duke folur për zgjedhjet në Partinë Demokratike,  Andi Bushati tha se Eduart Selami ka zero shanse për t’u zgjedhur në krye të Partisë Demokratike.

Bushati e krahasoi rivalitetin mes Eduart Selamit dhe Lulzim Bashës si atij mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit në 2009.

PD në zgjedhje, dy kandidatura, Basha dhe Selami nesër nisin fushatën. Si e shihni këtë garë?

Për të ruajtur një koherencë. Po ta shohim me vëmendje kemi përsëritjen e të njëjtës fabul. Sillemi ndryshe para se të marrim votën e qytetarëve dhe pasi e marrim i marrim nëpër këmbë.

Basha ato që kërkoi kur ishte në çadër i paska pasur vetëm mashtrime sepse tani që e ka në dorë ai për të vendosur rregullat e lojës nuk i pranon. Kur bëjmë opozitarin, kur kërkojmë vota flasim në emër të parimeve kur kemi në dorë të zbatojmë këto parime jemi të parët që i shkelim. Gara në PD më ngjan si një përsëritje e garës që bëri Edi Rama në 2009, kur kishte rival Maqo Lakrorin dhe u bë një garë farsë.

Çfarë do të ndodhë pas 22 korrikut? Çfarë do të bëjnë figurat e PD të pakënaqura?

Përvoja ka treguar që me sistemin partitokratik, ata që dalin jashtë e kanë të pamundur të organizohen dhe të bëjnë një forcë serioze. Në 27 vite vetëm LSI ka pasur sukses dhe kjo me metodat e veta. Kundërshtarët e Bashës kanë 2 mangësi kryesore: tradita historike në Shqipëri nuk iu vjen në favor për të ngritur diçka të re; e dyta nuk kanë një kohezion. Pika e vetme e përbashkët janë anti-Basha por nuk përputhen, nuk kanë një lider. Është aq divergjent, i shkartisur grupi i kundërshtarëve që të kenë një sukses. E vetmja e mirë që mund t’i bëjnë opozitarizmit që duke goditur Bashën, mund të bëjnë të pamundur falë trysnisë, zgjatjen okulte të marrëveshjes së 18 majti. Pra mos ta lënë Bashën të bëhet dordolec i Ramës.

Sa janë shanset për të fituar Selami?

Janë zero. Më vjen keq! Selami është një nga figurat më të pastra të PD-së por edhe pak donkishoteske dhe nuk është i kapur nga gabimet e PD-së. Si figurë z. Selami nuk mund të atakohet por ka një lloj naiviteti, symbyllsie për të mos parë që gara është e vulosur.

Më tej  Andi Bushati është shprehur se marrëveshja Rama-Basha ka ende anët e fshehta të saj të cilat nuk janë bërë transparente për publikun.

Bushati shtroi pyetjet se pse Basha hoqi dorë nga gjuha e çadrës pas takimin me Rmën, pse hoqi disa emra të njohur nga lista e PD dhe pse drejtorët që vuri u vunë në sekserë në favor të PD?

Megjithatë sipas Bushatit, 200 mijë shqiptarë refuzuan paktin e dy liderëve, shkruan “BalkanWeb”

Ajo ka një anë të vetën që është e njohur, siç janë reformat e shtetit për integrimin drejt BE-së. I ka disa pika të njohura, por marrëveshja ka disa pika të panjohura, atje është luajtur diçka që askush nuk e njeh.

Pse Basha hoqi dorë nga gjuha e çadrës pas marrëveshjes, pse hoqi shumë emra të njohur nga lista e PD, pse drejtorët që vuri u vunë në sekserë në favor të PD. Këto tregojnë që diçka ka lëvizur aty. Shenja më e qartë është se demokratët nuk e hëngrën sapunin për djathë në këtë proces. 200 mijë prej tyre e refuzuan paktin. Ndryshe u soll në çadër, ndryshe u soll jashtë saj,” tha Bushati.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Andi Bushati ironizon Kryemadhin në krye të LSI: Politikat e partisë do bëhen në dhomën e gjumit. Basha të goditet! Mos e lini të bëhet dordolec i Ramës”

  1. besniku i partise hysa says:

    nuk e kuptoj kete kelysh komunisti….ku e ka pare ky qe PSqenka parti familjare…te rrime shtrember dhe te flasim drejt or kelysh komunisti..PSeshte e vetmja force qe po ben shtet dhe qe po fut Shqiperine ne binare.

  2. Lennard says:

    Pse tashti e more vesh qe LESHI me QIME eshte Parti Familjare?.Ik or Bushat fli gjume se nuk qenke mire me shendet.

    1. Shqiptar says:

      Eshte pak i vonuar dhe rrjedhimisht i kupton gjërat me vonesë Bushat Ziu.

  3. asd says:

    Selami me sjellje donkishoteske ? Njerezit duhen vleresuar per miresine dhe pastertine qe kane. Ata duhet te kene nje shanc. Pikerisht pse kemi kete mentalitet, ne krye te shqiptareve jane cubat. Une votoj Selamin, dhe jam i bindur qe i ben mire partise demokratike me shume se sa Basha apo Patozi. Ne fakt e di qe jemi pak si une, ndaj mendoj qe t’ju behet mire ju te tjereve qe votoni te “shkathtit” apo “trimat” si Meta, Rama dhe Berisha.

  4. Une says:

    Bushati esht si laraska hu me hu vetem kunder Rames! Deri dje e beri Meten “kingmaker” por Basha u trgua i zgjuar per here te pare .Le te shpresojme qe nuk eshte e fundit! Tregpi se kush eshte Meta dhe LSI. Le te shpresojme tek vettingu! Nuk e kuptoj se si nje milionere si gruaja e Metes, nenkupto “like floriri”,do te udheheqe LSI e varfer! Jetojme ne kohen e Mafias!

  5. Gjoni.Shkoder says:

    Besoj se Bushati eshte personi i duhur per te ju mbajtur qiriun ne dhomen e gjumit.

  6. Franci says:

    Pse o Bushatbi fut ne nje thes si parti familjare edhe PS – ne.Ku jane lidhjet familjare ne ps o funderrine e gazetarise shqiptare.Edhe pak dhe Vetingu do te jete edhe per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *