Kunati i Bashës kërkoi pjesën te Parku dhe iu refuzua, tani padit firmën e ndërtimit që t’ia marrë “gjobën” me gjykatë

Erion Isufi, ka bërë sot një Kërkesë-Padi në drejtim të Shoqërisë “Arlis-Ndertimi” shpk, e cila administrohet nga Armand Lilo.

Kunati i Lulzim Bashës, e padit firmën në fjalë për shpifje. Firma e ndërtimit që ka rrethuar lulishten në zonën e ish-parkut të autobusëve, në një deklaratë pak ditë më parë është shprehur se leja e ndërtimit është marrë në vitin 2013 pas miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, kohë kur Bashkinë e drejtonte Basha.

Sipas firmës “Arlis shpk”, në atë kohë, kunati i ish kreut të Bashkisë i kërkoi firmës që një pjesë të tokës tia kalonte atij dhe pas refuzimit, Bashkia e ktheu të gjithën në lulishte.

Por lidhur me këtë situatë në Kërkesë-Padi shkruhet se “detyrimi i palës se paditur, për ti shërbyer paditësit Erjon Isufi dëmin jo pasurorë me masën 1.000.000 lekë detyrim për të botuar përgënjeshtrimin e deklaratës në të gjitha portalet mediatike online në të cilat është botuar lajmi”.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/kunati-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/kunati.jpg","attachment_id":"720221"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/lulzim-basha-erion-isufi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/lulzim-basha-erion-isufi.jpg","attachment_id":"718536"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *