Maqedoni/ Nëse Ligji për gjuhën shqipe shkon në komisionin e Venecias, Ziadin Sela del nga qeveria

5 Korrik 2017, 17:14Rajoni TEMA

Nëse Ligji për avancimin e gjuhës shqipe shkon për shqyrtim dhe interpretim në Komisionin e Venecias, atëherë Aleanca për Shqiptarët, gjegjësisht LR-PDSH do të braktisë Qeverinë. Qeveria në kuadër të prioriteteve të saj përmes zv/kryeministrit Bujar Osmani konfirmoi se ligji për gjuhën shqipe do të shkojë në komisionin e Venecias.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, “369” bëri të ditur ky pasi të përgatitet nga Qeveria, do të dërgohet në Kuvend dhe në Komisionin e Venecias.

Nga LR-PDSH theksuan se qëndrimi i tyre është i qartë se Ligji për gjuhën shqipe duhet të kalojë para zgjedhjeve, në të kundërtën kanë qëndrimet e tyre të shprehura, informon INA.

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ditë më parë ka lënë të kuptohet se nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të ketë më kompromise dhe se siç është bërë e ditur kjo parti nuk do të qëndrojë në koalicionin qeverisës.

“Pas 100 ditëshit të Qeverisë së re nëse nuk arrihet zgjidhje për gjuhën shqipe, nuk do të ketë kompromis.  Sa i përket formimit të Qeverisë ne bëmë një kompromis, por pas 100 ditëshit s’ka më kompromis”, ka theksuar Sela gjatë gjatë një takimi me anëtarët nga dega në Gostivar.

Gjithashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin “Fol Tash” në TV Koha ka thënë se nuk kanë çka bëjnë në qeveri nëse ligji për gjuhë shqipe nuk bëhet për 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Maqedonisë.

Në lidhje me këtë problematikë për Express, publicisti, Xhemal Ahmeti thotë se është kontradiktore që BE dhe eurokomesari të futet në këtë mes dhe të kërkojë shtyerjen e miratimit të këtij ligji për një kohë më të përshtatshme pasiqë përdorimi i gjuhës amtare është një nga kriteret bazë të katalogut të BE-së. Sipas tij në këtë proces Hahn nuk përbën ndonjë rrezik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje