Patozi këmbëngul: Basha një gabim në PD. Gabim i Sali Berishës, i imi edhe të gjithëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish nenkryetari i PD Astrit Patozi vijon te kembengule se Lulzim Basha eshte nje gabim ne PD, nje gabim njerzor i Sali Berishes dhe gjithe lidershipit te PD.

“Për mua Lulzim Basha është një eksperiment i dështuar”.

Astrit Patozi vazhdon të këmbënguli e t’ju bëjë thirrje demokratëve që të heqin nga kreu i PD-së, Lulzim Bashën. Madje sipas deputetit të PD-së, Basha është një gabim i partisë edhe me firmën e Sali Berishës.

Unë nuk e pranoj dot që kryetari i partisë time të konsiderohet si fatkeqësi natyrore, sepse nuk është tërmet dhe njerëzit të jenë të pafuqishëm para natyrës dhe Zotit.

Lulzim Basha është një gabim njerëzor, lidershipi i tij është një gabim njerëzor që pjesë e të cilit jam edhe unë në një peshë të caktuar.

Është gabim i Sali Berishës, i imi dhe të tjerëve që menduam që mund të ishte lideri. Unë hyj te kritikët e hershëm të Lulzim Bashës, por mund të kisha bërë më shumë që mos ta lija situatën deri këtu.

Demokratët duhet të dinë se Basha është gabim njerëzor dhe gabimet njerëzore mund të ndreqen me vendime njerëzore.

Shkaktari i humbjes nuk mund të jetë edhe prijësi kryesor. Unë po të isha si ai do të kisha shumë problem që të qëndroja edhe anëtar i Partisë Demokratike”, deklaron Patozi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Patozi këmbëngul: Basha një gabim në PD. Gabim i Sali Berishës, i imi edhe të gjithëve”

  1. american2016al says:

    Ti je nje kukull e Berishes dhe nuk ke autoritet tek elektorati, Saliu ju mban per ganiture perreth qe te duket popullor.
    Pa zhdukur Sali Berishen haleja PD do te kuterboje me shume deri sa te shkrihet.

  2. Tani says:

    Patozi dukesh qe je naiv. A mendon ti se lobi serb i UDB-se do te lejoje ty te marresh PD-ne? UDB-ja e ka perdorur suksesshem PD-ne te shkaktoje kaos ne Shqiperi dhe Kosove sa here i eshte dashur. Vetem me mbeshtetjen Amerikano-Gjermane UDB-se i ka ngel sharra ne gozhde. Por ti shikoje me dylbi vendin e kryetarit te PD-se. Trashegimtari i fronit to UDB-se eshte zgjedhur nga kye-esadisti, po ashtu edhe te gjithe ata qe e mbeshtesin dhe e mbrojne. Ata qe guxojne te konkurojne UDB-ne mund ta pesojne si i varfri Olldash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *