PD drejt mosnjohjes së 25 Qershorit? Basha: Blerje masive votash, zgjedhjet klinikisht të vdekura (Ministrat i kishte të tijtë)

Kryetari i Partisë Demokratike, priti sot delegacionin e drejtuesve të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer, dhe e njohu atë me problemet e mëdha të zgjedhjeve, dhe me faktin se procesi i 25 qershorit jo vetëm nuk e shëroi plagën e zgjedhjeve, por përkundrazi e thelloi dhe ekspozoi më shumë atë.

Sipas njoftimit të shtypit të PD-së, Basha theksoi se problemi i blerjes masive të votave u shtri në të gjithë vendin me përmasa masive dhe organizim sistematik në zona urbane dhe rurale, shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit.

Përvec angazhimit në shitblerje votash të strukturave partiake të PS dhe partive të tjera qeveritare u aktivizuan po ashtu bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore.

“Në ndihmë të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u përdor edhe shumëfishimi i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës, punësimet masive në administratë dhe ente publike etj.

Një rol të veçantë në shtrirjen masive të shitblerjes së votave ka luajtur paraja e përfituar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga bandat kriminale me lidhje dhe mbështetje qeveritare”, vuri në pah Basha.

Basha i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit një triumf të paligjshmërisë. “Vetëm Partia Demokratike konkuroi me një program, dhe nuk u përlye në shitblerje votash dhe angazhim bandash kriminale”, vuri në dukje Basha.

Nga ana e tyre Spaho dhe Bylykbashi të pranishëm në takim sollën shembuj konkretë të konstatimit dhe të hapave ligjorë që kishin ndërmarrë në Elbasan dhe në Durrës në rastet e kapura të blerjes së votës, hapa që nuk sollën asnjë rezultat, pasi në rastin e parë policia nuk ndërmori asnjë veprim dhe në rastin e dytë, banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte.

“Këto nuk ishin zgjedhje demokratike, tha Lulzim Basha, por prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri”.

Basha theksoi se një qëndrim realist mbi problemet e rënda në këtë proces, në vecanti nga ana e OSBE-ODIHR, do të ndihmonte Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga ky stad i avancuar i zëvendësimit të demokracisë me një regjim që për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve, mbështëtet tek krimi, droga dhe korrupsioni galopant.

REMOTE_ADDR:[]

33 komente në “PD drejt mosnjohjes së 25 Qershorit? Basha: Blerje masive votash, zgjedhjet klinikisht të vdekura (Ministrat i kishte të tijtë)”

  1. populli, te cilin e rropet Ju te mallkuar says:

    Po ky kishte ministrite me te rendesishme cfare mutin kerkon tani ky gjynafqarr

    1. XheJ eN Bi says:

      Tani i doli gjumi Skypion Lylzim Bashën ?

  2. Daj Cufi says:

    Vaj me det o zogu i dades
    Ju ktheve kenges se vjeter
    Si Saliu prej qemoti
    Se ti nuk ke model tjeter

    Zogu i dades po ankohet:
    Me kan vjedh diten per djell
    Shtat rojtaret i zu gjumi
    Vota u shit me nje thes miell

    Rritu o kerric i vogel
    Mos u bej kaq zog gomari
    Humbja jote eshte e thelle
    Fajin nuk ta ka samari.

    Rritu rritu o Lulush
    Behu lider pa kunatin
    Sa te jesh kukull e Sales
    Pushtetit i rruan trapin

    1. arbereshi says:

      Mereni me men se sa idjot eshte Luli aq sa edhe tikut i duket k…r

  3. ralf says:

    Po thote se i ka bere LSI-ja!

  4. Xen deledashi says:

    Pa spret nga plehrat e PeDe’rat

  5. ILIRET says:

    Dy milion kamera dhe nuk munden te filmonin dot asnje rast nga kjo blerje masive votash !!!!!!!! ????????
    Shume mire e ke Lulash. Keshtu ankohu edhe pas kater vjetesh., Pastaj edhe pas kater te tjere, pas kater te tjere….

  6. Studenti says:

    Imagjinoni se çfar do të thoshte ky Lulushi sikur te mos kishte 7 ministra ne qeveri…….Hajde kriç hajde.

  7. Damir Fazlic says:

    AS PASAPORTA AMERIKANE NUK TE SHPETON NGA BURGU

    Dosja eshte gati… !

    Me ze e me figure qysh tek:

    1- spiunimi I luftetareve te lirise se Kosoves per llogari e ne sherbim te Beogradit

    2- ” Shtepia e Verdhe ” e Burrelit kunder Shqiperise per te njejtet padrone

    3- Dizinformimi e mashtrimi I amerikaneve per te dyja e ceshtje te tjera qe ti I di mire

    4- vjedhja e 250 milione eurove te Autostraden se kusarise se kombit qe e nise pa projekt e perfundoi nga 450 milione ne 1.5 miliarde euro pa arritur kurre nivelin e autostrades sipas standarteve minimale…

    5- Marreveshja atdheshistese e Otrantos qe u ndeshkua dhe bllokua nga Gjykatat Kushtetuese…

    6- Ekzekutimi pa vendin gjykate I 4 protestuesve paqesore me 21 janar 2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit,

    7- Thirrjet terroriste per permbysjen me dhune te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike dhe destabilizimin e Shqiperise nga cara e modeli te maqedono putinist….

  8. Damir Fazlic says:

    AS PASAPORTA AMERIKANE NUK TE SHPETON NGA BURGU

    Dosja eshte gati… !

    Me ze e me figure qysh tek:

    1- spiunimi I luftetareve te lirise se Kosoves per llogari e ne sherbim te Beogradit

    2- ” Shtepia e Verdhe ” e Burrelit kunder Shqiperise e Kosoves, per te njejtet padrone

    3- Dizinformimi e mashtrimi I amerikaneve per te dyja e ceshtje te tjera qe ti I di mire

    4- vjedhja e 250 milione eurove te Autostraden se kusarise se kombit qe e nise pa projekt e perfundoi nga 450 milione ne 1.5 miliarde euro pa arritur kurre nivelin e autostrades sipas standarteve minimale…

    5- Marreveshja atdheshistese e Otrantos qe u ndeshkua dhe bllokua nga Gjykatat Kushtetuese…

    6- Ekzekutimi pa vendim gjykate I 4 protestuesve paqesore me 21 janar 2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit,

    7- Thirrjet terroriste per permbysjen me dhune te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike dhe destabilizimin e Shqiperise nga cara e modeli te maqedono putinist….

  9. BA says:

    PD-ja tashme e dale boje , spo na sjell ndonje gje te re, si gjithmone deshtimet u a faturon te tjereve por …u bene 27 vjet..

  10. LORA says:

    Keqardhje per delegacionin e vezhguesve te OSBE-ODIHR,qe paska harxhu kohe me pordhat e
    lul-holandezit ,bylykut dhe spahos se tij.
    Ankesat e tyre m’e adresojne ekzaktesisht tek zullumet dhe krimet e tyre me voten e shqiptareve ,kur ishin ne pushtet,,,,,,dmth tek zanati I kopilmadhes,qe ua le te tjereve ne preher kopilet e saj.
    Qofte I shenjteruar verdikti I shqiptareve, ne shumice,,,,qe e coi banden kusaro-kriminale dhe antishqiptare shqup-se bash atje ku e ka vendin;ne esfel te gomereve.

  11. Nga gr says:

    Ou lulka ahahaha po vetem Rama ishte ne nga ps te tjeret ishin lesh e li ju dhe lsi Si kofini mbas te vjelave te nac rrokut luli ti dhe koklopa moret pirth te shfryhesh shkrive ti lulke ahahaha u frymezua nga ai malesori shkodres kur thone na absetunuan 200.000 vete kur ja kane vjedhur edhe kaq ahaha po ti force pare hyre ne zgjedhje o lule me munistra me kqz me nishan pa nishan ahahaha mashtrus me patend je o luli prandaj ta futen edhe te tute cfare pret nga bota

  12. Anxhi Hatia says:

    Ministrat e tu ishin ndaj duhet ti kishe kontrolluar mire se nuk te kane nderuar.Po tani u kujtove ti mor burre per te komentuar zgjedhjet

  13. Entela Peto says:

    Po ministrat ti i zgjodhe,cfare pretendon tani

  14. Studenti says:

    E imagjinoni dot se çfar mund të broçkulliste ky Lulushi, nëse në qeveri nuk do të kishte jo pak por 7 ministra,,,,,,,dhe madje nga ministritë më kryesore?
    Po ky qenka kriç fare,,,,,,qenka çilimi krejt….
    Gjithsesi ska faj jo i gjori,,,,, pasi ja jep Sali krimineli tekstin e fjalimit.
    Pty rracë e poshtër,,,,,,vetëm për të nxirë e për të vjell vrer paskeni qenë.

  15. Sidrita Elezi says:

    Tani u zgjove nga gjumi letargjik ti zoteri e u kujtove qe paskan vjedh votat…kur kishe sigurine e ministrave te tu

  16. Ermela Musai says:

    Ka 10 dite qe ka dal rezultati dhe tani u kujtove,pasi u mendove gjate,,,por harrove qe ministrat pergjegjes ishin te zgjedhurit e tu

  17. bujar selimi says:

    Populli foli aq qarte. Iku koha kur u vidhnin zgjedhjet. PD i ka bere kto gjera vet dhe akuzon te tjeret

  18. anxhi leka says:

    Zgjedhjet e 25 qershorit ishin zgjedhjet me te lira te zhvilluara ndonjehere ..pastaj ti lulush vendose ministra teknik per zgjedhjet dhe tn cke qe ben der der prano humbjen dhe qepe gojen mos thu brockulla

  19. Nora Bakaj says:

    Kjo eshte gjeja me pa logjik qe mund te ndodhte ne kete situate, Basha vete u ngujua ne cader dhe mori ministrat teknik, i vendosi aty gjoja per te siguruar sigurine dhe mbarvajtjen e zgjedhjeve dhe tani del e thot se zgjedhjet u vodhen masivisht.

  20. Erida kallaku says:

    Po ik or lulush se nuk i degjon me njeri ato qe thua ti.Nuk ka ngelur njeri qe se ka kuptur se cfare njeriu eshte basha.Tashme nuk ka cben tjeter vecse shpif per partine socialiste.

  21. Lindi Malkaj says:

    Zgjedhjet e fundit ishin nga me te mirat ne 25 vite demokraci zgjwdhje te lira si asnjehere mw pare ne kohen e pd skishte gjedhjw te lira kishte blwrje te votes e te tolla si keto prandaj mjaft shpifet

  22. Elena Goga says:

    Ti flet dhe kur flet nuk di cfare flet..ministrat e tu dhe tregon vota te vjedhura.po i kontrolloje pra ministrat e tu

  23. Klyshi UDB-se says:

    SPIUNI I SERBEVE NE VEPRIM Gjithmon Kunder Shqipetareve….Vetem nje Fjale:Motren…Gruan akoma dhe Dy Cupat..por per keto te Fundit Mendojne “Vellezerit zEZAK” Hollandez..lol

  24. Iku koha e PD kur vidheshin zgjedhjet.

  25. taraboshi says:

    Lulushi beri verejtje tamam per ato veprime qe kan bere vete gjate 27 viteve .

  26. Fjala shqipe says:

    “Daj Cufi” analize e sakte. Bravo

  27. Lennard says:

    Nga analiza e votuesve del se nese ka pase blerje votash ,kete e ka bere LSI ne kurriz te PD.Krahasoni shifrat me 2013. Arithmetike e thjeshte!!!

  28. Patrioti SHBA says:

    Lulezim Basha, rezultati i thell i humbjes si asnjeher dhe shpartallimi i PD duke e cuar ne gremine, na ka indinjuar pa mas ketu ne SHBA. Mos u mundo te cfajesohesh, e tu mbushesh mendjen shqiptareve brenda e jasht vendit dhe te huajve, se votat u vodhen, u blen, u be presjon, policia bashkepunpi e te tjera prockash e genjeshtrash. Umbjen kerkohe tek paaftesia e vehetes tende per te qen lider i PD. Mbas 2013, zbere analize nga qendra ne baze. Se organizove partin ne baze, bile shume fshatra e qytetete deri ne prill te 2017 i kishe pa kryetar e sekretar partie. Humbe thell ne 2015 ne pushtetin lokal, perseri svure mend, duke mos ber analize ne PD.
    Keto zgjedhje ishin per ata qe i pane nga fillimi ne fund, me te mirat e mundeshme. te zhvilluara deri me sot me te qeta, pa incidente. Prandaj dil nga arkivoli i ngrirjes, prano zgjedhjet dhe mos u anko shum tek te tjeret, se te gjitha akesat qe bere gjat ketyre gati kataer vjeteve ne kancelari perendimore te ran kokes ty dhe PD.
    Nsese antaret e PD dote zgjedhin edhe pse se meriton si ke zhgenjyer. THiri mendjes bej opozit konstruktive, miaro rreformat e ndermara qe jan nne interes te SHqiperis dhe shqiptareve dhe mos degjo shum borin e prishur se dota groposni PD si u groposen shume parti si motra qe u krijuan ne vendet ish komuniste.

  29. Ardi says:

    O zot CE ka mberthyer politiken e pd_se…hiq koqe ver koqe…
    I Dua ministrite… ja dhane…I Dua drejtorite ..ja dhane.. tani c mut do akoma. Nuk u kenaq SE ngreni…
    E Mori veten nga ngrirja….u shkri tani…por si ka dale akoma pija e zgjedhjeve.
    Le te zgjidhet prap kryekar partie SE me Ke do Tallin koqet demokrate e socialiste.
    Fatkeqsi qe Nuk e bene petendimore nga sjellja…kopja ne e keqe e trapit digital.

  30. boom says:

    Lul hape cadren prape dhe kerko qe matematika te ndryshoje rregullat. Numri 43 duhet te konsiderohet me i madh se numri 74. Nqs te kundershtojne shkencetaret eshte e sigurt qe te gjithe jane te blere me parate e droges se Ed Escobarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *