“RD” sulmon ashpër ish-kryeredaktorin Astrit Patozi: Insinuatat e tij, të pista dhe aspak të denja

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rdjaAstrit Patozi nuk është zyrtarisht një kandidat në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike për shkak se 6 kushtet e vëna prej tij për një “përballje transparente” nuk u pranuan nga lidershipi i partisë.

Kaq mjaftoi që Patozi të shpërthente duke pretenduar se nga ana e Lulzim Bashës i ishte ofruar një pazar por që ishte refuzuar prej tij.

Kjo deklaratë e fortë, është komentuar edhe nga “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD-së, që për një kohë të gjatë ka patur për kryeredaktor pikërisht Astrit Patozin.

 Në një shkrim të titulluar “Garancitë statutore e gara e barabartë nuk janë Pazar”, gazeta e PD nuk ngurron të fshikullojë ashpër ish-kryeredaktorin e saj.

PJESË NGA SHKRIMI I PUBLIKUAR NË RILINDJEN DEMOKRATIKE
Insinuata aspak të denja dhe të pista janë hedhur në tregun mediatit nga Astrit Patozi në lidhje me negociatat me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Ristani për dialogun mbi gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për kushtet e barabarta të garës në PD në respekt të Statusit të partisë.

Pasi nuk ka mundur të arrihet gjuha e përbashkët, Patozi i ka konsideruar këto negociata të Ristanit si ofertë për pazar nga Basha. E turpshme kur hidhen në tregun mediatik dhe kundërshtohen si të rreme nga pala tjetër.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka hedhur poshtë deklaratat e Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi “pazar” që ai të mos e sfidojë.

Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““RD” sulmon ashpër ish-kryeredaktorin Astrit Patozi: Insinuatat e tij, të pista dhe aspak të denja”

  1. Une says:

    Jane kerma! Jane limone te shtrydhur berishiane!Te mos jesh bash-ist nuk do te thote qe je i paster cfare ka bere Berisha dhe PD ne keto 26 vjet! Tjeter eshte se Patosi flet si Blushi apo dhe disa te fryre me urrejtje ndaj cdokujt! Shqiperise i duhen njerez te qete dhe largpames!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *