Selami flet për takimin me Berishën: Ai mbështet Bashën në garë…!

Sfidanti i Lulzim Bashës për kreun e PD-së, Eduart Selami foli ditën e sotme te “Studio e Hapur” e Eni Vasilit në “News24” për takimin në zyrë me Berishën.

Selami tha se në takimin me Berishën i bëri të qartë platformën e tij qeverisëse të PD-së dhe i tha Berishës se ai do ta ndryshojë modelin e drejtimit të partisë.

“Janë takime pune. Unë e takoj vazhdimisht, kam respekt. Po, do të konsultohem me Berishën, por vendimet do të jenë pas diskutimeve të gjera.

Unë i shpreha vizionin tim, i tregova platformën time, i thashë unë kandidoj, ne jemi miq, i jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në nivel personal, dhe do të vazhdoj takimet me Berishën përtej kësaj”, tha Selami.

Lidhur me krahun që mban Berisha, Selami tha se ish-kreu i PD-së e siguroi që do të qëndrojë neutral në këtë garë, mirëpo ai beson se mbështet Bashën.

“Berisha më tha se do të qëndrojë neutral, por unë e di që ai mbështet Bashën. Kjo nuk më pengon në garën time”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Selami flet për takimin me Berishën: Ai mbështet Bashën në garë…!”

  1. boom says:

    O Selam fol hapur. Berisha duhet te largohet nga PD ashtu si u largua Nano nga PS. Perndryshe PD do te vazhdoje te mbetet nie kope kriminelesh.

  2. Mos vdis says:

    Po pse mor cun. Sa ka jeta perpara, ti kurre nuk e mendon. Ka me shume dashuri se cfare humbe sot. Pse ja vret shpirtin nenes per nje qe te beri te vuaj.

  3. andromeda says:

    Po ti qenke kugull fare more, Selam aleikum. Ti ke ende respekt për njeriun që e shkatërroi PD dhe që mbështet qartazi Lulin që e çoi PD në humnerë. Ti je fare i pakuptimtë në tërë këtë histori dhe vegjeton kot në PD. Ik ore merru me diçka tjetër se këtu vetëm sa i jep dorë Berishës dhe berishizmit që shqiptarët duan ta shohin pas hekurave.

  4. Tajari says:

    Z.Eduard,
    Me shume respekt Por nqse nuk e ke njohur Berishen akoma dhe vertet Ju shpresoni se platformat Jane te rendesisheme per Berishen JU JENI NE VEND TE GABUAR,LARGOHUNI DHE SHIJONI AMERIKEN.
    TUNG

  5. Fieri says:

    Ta kesh mik dhe mik per koke madje! Nuk thon kot qe ai qe te rreh ,ti ben bythet cope e hundet ti ben si burim uji ,por mr ngjyre te kuqe te do. Ja ju jeni shembulli konkret ,apo okular si thuhet tani i kesaj dashurie te madhe qe ke per Berishen. Bravo Selami !

  6. Treviso says:

    Partia Demokratike vazhdon te pije hashash, domethane nuk te jep shpresa per rinovim. Pazari qe beri Edi Rama me Lulzim Bashen do te rendoje mbi qytetaret siç po rendon Presidenti i ri i zgjedhur para kater vitesh. Para kater vitesh qytetaret dhe simpatizantet e PS e kundershtuan pazarin qe beri Edi Me me koke lopen. Pas kater vitesh verteton se simpatizantet e PS kishin pasur te drejte. Keshtu edhe pazari me Lulzim tradhetarin dhe hajdut, duhet prishur. Eshte pazar per te miren e politikes? Pazar me tradhetaret e kombit nuk behet. Nje mafjoz shkon ne presidence dhe nje tradhetare eshte i lidhur ngush me qeverine, po populli ku do ti mbaje shpresat? Edi Rama thote: Tani e drejtoj i vetem timonin dhe kini besim, pa treguar pazarin me tradhetarin, hajdutin dhe kriminelin e shqiptareve. Si pazari i pare dhe pazari i dyte eshte me ndikim, kete nuk e diskutoj, por eshte ne dem te popullit. Keto pazare nuk lejojne politiken te pastrohet nga korrupsioni dhe pse vete qeveria po e ngren me te madhe problemin e korupsionit. Timonjeri thote keshtu: Beni si them une dhe mos beni si bej une. Jane te pajustifikueshme, se jane vertetuar dy here thenjet e timonjerit. Nga te gjitha keto rendesi ka te ngrihet mirqenja e popullit, se politika behet siç bejne ato femra qe dalin neper semafora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *