Vettingu fillon me Llallën, kontroll 6 llogarive bankare dhe banesave, verifikim shitjes së një trualli me vlerë 250 mijë euro. Në radhë Zaganjori...!

5 Korrik 2017, 09:59Politika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka nisur zbatimin e vetingut. Me ngritjen e dy organeve të vetingut: Kolegjit të Apelimit dhe Komisionit të Kualifikimit, ILDKP ka hapur dosjet e pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas burimeve, puna ka nisur me krerët e institucioneve, ku më kryesori është kryeprokurori Adriatik Llalla. ILDKP ka nisur procesin e verifikimit për të gjithë krerët e gjykatave dhe prokurorive, mes të cilëve është dhe kryeprokurori.

Në ligj është e përcaktuar se puna nis me ta dhe ILDKP po ecën sipas planit, pasi sapo të ngrihet Komisioni i Kualifikimit, dosjet që do dorëzohen të parat do jenë për: Adriatik Llallën, Xhezair Zaganjorin dhe Bashkim Dedjen.

Sa i takon Llallës, mësohet se për të po ushtrohen verifikime shumë të forta. Nga burimet e gazetës Sot, mësohet se Llalla ka deklaruar 6 llogari bankare bashkë me gruan e tij. Njëra prej tyre ka 140 mijë euro, ndërsa tre të tjerat me 15 milionë lekë, 16 milionë lekë dhe 19 milionë lekë.

Sipas burimeve, për të 6 llogaritë po bëhen verifikime në banka, ndërsa në lëvizje pritet të vihet dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave për të parë nëse ka pasur parregullsi apo transferta të dyshimta.

Llalla ka deklaruar dhe një borxh por që ka deklaruar se të dhënat janë sekrete. Për këtë arsye edhe kjo transfertë po verifikohet. Sipas informacioneve, në sitë do kalojnë dhe dy banesa të Adriatik Llallës, përfshirë banesën e tij dhe të prindërve dhe familjarëve të tjerë, ku secila do verifikohet nga vlera. Por ajo që pritet t’u hajë më shumë kohë ekspertëve është shitja e një trualli.

Llalla në qershor 2016 ka shitur në Bathore një truall me vlerë 249 mijë euro. Në deklaratë, ai ka thënë se është ullishte. ILDKP po bën të gjitha verifikimet e nevojshme për të parë nëse vërtet ky truall ka këtë vlerë dhe për të parë se kush e ka blerë dhe nëse pagesa është bërë e gjitha njëherësh apo me këste.

Në lëvizje këtu do vihet dhe Hipoteka.

Paralelisht me Llallën në sitë po kalojnë dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Sa i takon Zaganjorit, ai ka deklaruar një pasuri shumë të lartë dhe ILDKP pritet që të marrë shumë kohë me të. Zaganjori ka deklaruar shumë llogari bankare dhe prona e për këtë arsye të gjitha do verifikohen në terren.

Ndërkohë, Dedja ka deklaruar një pasuri më të ulët dhe për të kontrolli pritet që të jetë më i lehtë. Por paralelisht me ILDKP, verifikime do kryhen dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sa i takon pastërtisë së figurës.

Për të gjithë do kontrollohet nëse kanë pasur apo jo lidhje me njerëz me rekorde kriminale. Ndërkohë në fund do ketë verifikime nëse gjyqtarët dhe prokurorët e kanë kryer si duhet punën dhe kanë formim të mjaftueshëm, duke kontrolluar vendimet dhe procesverbalet.

Në fund, secili institucion do i dërgojë Komisionit të Kualifikimit një raport për secilin emër. Interesant është fakti se për ta do bëhet një përllogaritje e vlerës së pasurisë dhe ajo do shihet nëse u korrespondon të ardhurve gjatë këtyre viteve.

Nëse dikush ka më shumë pasuri se shuma e të gjithë të ardhurve familjare, atëherë gjyqtari apo prokurori largohet. ONM pritet të angazhojë ekspertët e saj që të bëjnë verifikime edhe jashtë shtetit.

15 komente në “Vettingu fillon me Llallën, kontroll 6 llogarive bankare dhe banesave, verifikim shitjes së një trualli me vlerë 250 mijë euro. Në radhë Zaganjori…!”

  1. Asus says:

    Perse hapin disa llogar bankare keta bosat, apo nje llogari e vetme nuk e perballon sasine e lekeve dhe te veprimeve qe ata kryejne?

  2. Hetuesi says:

    aman edhe ate Kryetarin e Gjykates se Apelit Tirane Hysni Demiraj nga Tropoja se ai eshte Kryetari korrupsionit. bejini ketyre njerzve kontrolle ne shtepite e tyre dhe te prinderve se do gjeni miniera ari. po vazhduat me kontroll llogarish bankare skeni per te gjetur gje dhe ata do te vazhdojne te mbeten ne detyre duke rrjepur popullin dhe me shume.

  3. shigjeta says:

    hajt pra , fillim i mbare , gjysma e punes , thote populli yne madheshtor , thjesht eshte nje thenie popullore , se do kete kaq shume pune , ku do “lodhet ” vettingu duke punuar , sikur te ishte makineri vettingu , sikur them te ishte …. do te qe prishur 100 here , nga puna e tepert , nejse …. dhe jo vetem ne drejtesi , por dhe ne politike , dhe atje ka shume pune , dhe vetem atehere u jep shenjen te huajve , miqve tane , dhe u thua : “po jemi shtet , dhe ata do te zgjasin doren , dhe do te futin brenda ne shtepine europiane , qe kaq shume e kemi nevoje se mbetem jashte dhe vertitemi si endacake” ……….

  4. Genci says:

    Mos bre, !!!!! doni ta shihni ne burg, Dhallen, ate qe deklaroi se do te kete arrestime te bujshme……?

  5. drejtesi says:

    Kerkoni deklarim pasurie edhe pedagogeve dkaneve e rektoreve do te habiteni sec`pasuri kane vjedhur studenteve e prinderve te studenteve.Abuzime Afera korruptive te felliqura

  6. albaniafirst says:

    Po u moren vetem me pasurite qe jane deklaruar, opingen e sheros do te gjejne. Pse budallenj jane ata qe te deklarojne pasuri qe nuk jane te justifikuara.

  7. Feniks says:

    Ne se do mbaheni vetem me verifikimin e pasurive te tyre,do beni nje vrime ne uje!
    Pasuria eshte maja e ajsbergut,por me kryesorja eshte qe te gjenden shkaqet e venies se kesaj pasurie kolosale!
    Dhe shkaku i vetem eshte sa i lehte per t’u gjetur aq edhe kriminal:
    -Te verifikohen te gjitha vendimet gjyqesore ku kane marre pjese keta gjyqtare e prokurore dhe te vleresohen se sa jane shkelur Kushtetuta,ligjet,VKM etj!
    Korrupsioni ne drejtesi shkaktohet vetem nga padrejtesia,pra nga shkelja e ligjeve.
    Keto shkelje verifikohen me lehte dhe me nje gur vriten dy zogj:
    -Kapen shkelesit e ligjeve dhe mbrohet e drejta e mohuar e viktimes!

  8. Nje nga Populli says:

    Hahahahahahah, po dhalla e thartuar nuk can koke , se ka mbeshtetjen e presidentit Ilir Meta . . . .

  9. Skeni pare gje Akoma says:

    Parate e ketyre jane ne Zvicerr dhe 1 pjese e kthyer ne flori qe as vete se dine sa kane
    Keto te deklaruarat jane per te Qerruarr opinionin
    Gjarperit nuk i shihen kembet Populli

  10. sapa says:

    Do ja rruajne menderen Llalles e te tjereve.Kjo pune keshtu do shkoje disa vite derisa njerezit ta kuptojne se ky proces eshte vetem Mashtrim popullor per ti mbajtur njerezit me shprese.

  11. A.vlora says:

    6 llogari bankare ,kurse populli dhe nqoftese ka ndonje e ka me -.

  12. shkurt2014 says:

    Eshte sinqerishte per tu falenderuar gazeta Tema,qe na vene ne dieni per kta hajdute qe kane poshtruar veten,drejtesine e ne popullin e pa afte,frikacake e servile.Kta matrapaze qe poshtruan drejtesine kane patur nji komandante,ai eshte plaku i vicidolit,fatkeqsia e Kombit.Mbesim me shprese si vitingu eshte me te vertet.rreal e i denje per te ndaluar e larguar gjyqtaret,prokurote e te gjithe ata qe kane vene dore ne xhepat e popullit,e ne pasurine e vendit,duke abuzuar me fjalen drejtesi e drejtesine.

  13. Emigranti says:

    Urime pune te mbare Vetingut!

  14. Emigranti says:

    Urime pune te mbare Vetingut!z gazetar nuk kam komentuar per Vetingun sepse sot filloi pinne.

  15. loni says:

    Keta gjyqetare jo vetem te largohen por dhe te dalin para drejtesise per shkeljet qe kane bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje