Zgjedhjet në PD, votimi për kryetarin ‘nul’. 90 përqind e anëtarësisë s’paguan kuotat, s’janë anëtarë sipas statutit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Demokratët në mbarë vendin janë ftuar që të votojnë më 22 korrik për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, pas mbylljes së mandatit katërvjeçar të Lulzim Bashës.

Përballja është mes kryetarit të “ngrirë” Basha dhe ish-kreut të PD-së Eduard Selami.

Por, pavarësisht se në databazën e saj PD-ja ka 100 mijë anëtarë, sipas statutit të partisë nuk do të mundet të votojnë që të gjithë për kreun e ri, pasi ata nuk paguajnë kuotat.

Sipas dokumentit themeltar të demokratëve, pikërisht në nenin 12, që ka të bëjë me kushtet dhe kriteret e anëtarësisë, thuhet:

1- Anëtar i PD mund të jetë, çdo qytetar shqiptar që: a) është mbi 15 vjeç b) pranon kushtet e anëtarësimit, c) nuk është anëtar i partive politike apo organizatave që nuk janë në partneritet të deklaruar e pranuar nga PD.

2- Janë anëtarë të PD të gjithë ata që: a) kanë bërë anëtarësimin e tyre individual; b) kanë paguar kuotizacionin vjetor (mospagimi për dy vjet resht humbet të drejtën e anëtarësisë në parti); c) ndaj tyre nuk është marrë ndonjë masë përjashtimi nga partia apo nuk kanë dhënë dorë-heqjen. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dy shkresat zyrtare të PD-së të dorëzuara në KQZ për bilancin financiar për vitet 2016 dhe 2015, sipas të cilave rezulton se ka zero kuota të anëtarësisë.

Kjo do të thotë që PD-ja nuk ka mundur t’i mbledhë kuotat e anëtarëve të saj përgjatë këtyre dy viteve, ndërkohë që për vitin 2017 nuk ka dorëzuar ende asnjë dokumentacion për shkak se viti nuk është mbyllur. Gjatë vitit 2015, PD-ja ka mundur të mbledhë vetëm kuotat e deputetëve, duke publikuar shifrën 415.000 lekë, por asgjë nga anëtarësia në mbarë vendin.

Por në deklaratën e PD-së të publikuar më datë 2 korrik, theksohet se në vendimin e dy nënkryetarëve të partisë për hapjen e garës për kryetarin e Partisë Demokratike, përcaktohet se në votim do të marrin pjesë vetëm ata të cilët janë anëtarë deri në datën 28.06.2017. Ata deklaruan se është pikërisht Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ai që ka autoritetin për përgatitjen dhe organizimin e operacioneve të votimit në nivel kombëtar dhe territorial.

Konkretisht, në këtë deklaratë thuhet: “Databaza e partisë krijohet dhe administrohet në përputhje me statutin e PDSH. Neni 13/1 përcakton detyrimin e mbajtjes së regjistrit elektronik, dhe pika 2 e këtij neni thotë: ‘Rregullat e hollësishme për formatin e regjistrit, administrimin dhe aksesimin e tij përcaktohen me vendim të kryetarit të partisë’.

Në vendimin e dy nënkryetarëve të partisë për hapjen e garës për Kryetarin e PDSH përcaktohet se në votim do të marrin pjesë vetëm ata të cilët janë anëtarë të PDSH deri në datën 28.06.2017. Që nga data 28.06.2017, në PDSH nuk ka pasur dhe nuk do të ketë anëtarësime të reja derisa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit të saj. Listat e anëtarësisë administrohen sipas Statutit dhe rregullave të përmendura më sipër”.

STATUTI I PD-së

ANËTARËSIA

Neni 12

Kushte dhe kritere të anëtarësisë

1– Anëtar i PD mund të jetë, çdo qytetar shqiptar që:

  1. a) është mbi 15 vjeç
  2. b) pranon kushtet e anëtarësimit
  3. c) nuk është anëtar i partive politike apo organizatave që nuk janë në partneritet të deklaruar e pranuar nga PD.

2- Janë anëtarë të PD të gjithë ata që:

  1. a) kanë bërë anëtarësimin e tyre individual;
  2. b) kanë paguar kuotizacionin vjetor (mos pagimi për dy vjet resht humbet të drejtën e anëtarësisë në parti);
  3. c) ndaj tyre nuk është marra ndonjë masë përjashtimi nga partia apo nuk kanë dhënë dorëheqjen.
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zgjedhjet në PD, votimi për kryetarin ‘nul’. 90 përqind e anëtarësisë s’paguan kuotat, s’janë anëtarë sipas statutit”

  1. LORA says:

    Magazine pa inventar,,,,,keta qe I bene gjemen shtetit te shqiptareve, per me shume se dy dekada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *