58-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë në banesë, mister rrethanat e vdekjes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Greqi, vetëvritet 58-vjeçari shqiptarNjë 58-vjeçar shqiptar, me banim në Kalkidha të Greqisë, ka zgjedhur t’i japë fund jetës për të shpëtuar nga problemet e shumta.

Policia greke ka deklaruar se ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së 58-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, por banorë të lagjes kanë deklaruar se bëhet fjalë për probleme ekonomike dhe familjare.

Të cituar nga mediat helene, banorët e zonës ku jetonte shqiptari janë shprehur të shokuar nga ngjarja, duke thënë se ai ishte një njeri i qetë që nuk kishte shkaktuar kurrë probleme.

Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët, në orët e para të mëngjesit në banesën e tij. Kufoma është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërkohë që policia e Kalkidhës ka hapur një hetim./tch

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *