Analiza gjermane për zgjedhjet në Shqipëri nxjerr zbuluar Bashën: S’kishte manipulime, 4 faktorët që çuan në humbjen e PD fillojnë me çadrën…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lideri demokrat, Lulzim Basha thotë se zgjedhjet u manipuluan masivisht, por një analizë gjermane thotë se shkaqet për humbjen e thellë të demokratëve janë të tjera.

Fondacioni “Konrad Adenauer” ka përgatitur një analizë për zgjedhjet në Shqipëri.

Walter Glos shkruan në analizën e tij se socialistët dolën nga këto zgjedhje si fitues të qartë.

“Kurse PD, partneri i PPE, nuk ia doli që të paraqesë një alternativë të besueshme për përmirësimin e të këqijave në vend, qoftë edhe për shkak të humbjes së forcave gjatë 90 ditëve protestë në çadër. Gjithashtu, vështirë se e kuptoi dikush se çfarë programi dhe çfarë qasjesh qëndronin pas të ashtuquajturës “Republika e Re”, që u propagandua për muaj të tërë në çadër nga kryetari i PD-së”.

“Gjatë kohës që PD merrej me veten e saj (90 ditë protestë në çadër dhe bojkot parlamentar), PS dhe LSI punuan për javë të tëra fushatë, duke planifikuar gjithçka dhe duke mobilizuar votuesit e tyre. Publiku thjesht nuk besoi në një ndryshim politik. PD nuk ia doli që të përfaqësojë një alternativë të vërtetë ndaj Edi Ramës”.

Sipas analizës, katër faktorët për dështimin e PD-së janë:

-Protesta në çadër dhe bojkoti parlamentar. Strategjia e opozitës ekstra-parlamentare nuk bindi bazën e tyre elektorale apo votuesit e lëkundur se PD është një alternativë e përgjegjshme politike ndaj PS.

-Mungesa e skuadrave përgjegjëse për organizimin dhe betejën elektorale. Në vend të kësaj, kryetari i PD Lulzim Basha u përfshi në mikro-menaxhimin e fushatës.

-Mungesa e demokracisë së brendshme. Hartimi i listave vetëm nga kryetari i PD, shkaktoi shumë trazira dhe grindje brenda partisë. Në publik nuk u kuptua se përse shumë politikanë të njohur të PD-së, si Topalli, Bregu apo Patozi, mungonin në lista. Për më tepër, në listë mungonte edhe kryetari i angazhuar i organizatës rinore dhe shumë drejtues të organizatave lokale të partisë. Po kështu, as forumet e rëndësishme të partisë nuk u përfshinë në vendimet e kryetarit.

-Mungesa e komunikimit të programit politik dhe financiar. Programi u hartua në bashkëpunim me këshilltarë politikë gjermanë, si një alternativë e qartë rregullatore ndaj politikës aktuale qeverisëse. Por ai u paraqit shumë vonë në publik dhe nuk u shpjegua në mënyrë të mjaftueshme.

Në analizë thuhet se marrëveshja mes Edi Rama dhe Lulzim Bashës ishte një hap i rëndësishëm, por mesa duket votuesit e PD nuk e panë atë si sukses.

Tani që ka nisur një garë për të zgjedhur kryetarin e ri të PD, në analizë theksohet: “Mbetet për t’u parë se si PD do të manovrojë nga kriza aktuale për të gjetur sërish unitetin. Me cilin kryetar tek e fundit”.(Mapo)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Analiza gjermane për zgjedhjet në Shqipëri nxjerr zbuluar Bashën: S’kishte manipulime, 4 faktorët që çuan në humbjen e PD fillojnë me çadrën…!”

  1. Nardi says:

    Kryetarin e ka percaktu shpellari vicidol me kohe…..ai eshte prap ky qe eshte …pra Lylli

  2. Shigjeta says:

    Analiza gjermane …… te gjith analistet e i vine reth e rotull dhe esnje nuk i bie ne qender , qe lyli humbi se vodhi , shiti pasuri shterore padrejtesisht ,vrau , shperdoroi detyren dhe tendera te shumte dhe te paregullt , dhe shume e shume te tjera , keto populli i i pa , u zhgenjye dhe vendosi tu jepte dermen , kjo eshte shume e veshtire per ta kuptuar zoterinje , analiste brenda dhe jashte vendit , nuk eshte aspak e veshtire , po i thone gjerat embel , luli keshtu e luli ashtu , lulit i mungonte ejo e julit i mungonte kjo, nga nje ane mire bejne sejapin shenja te luli qe po te regullosh keto qe thame , cdo gje sahat , dhe luli thote heres tjeter do ti organizoje gjerat me mire pirdh o pirdh , nuk doliasnje ti thote qe vodhe , vrave , shperdorove detyren, shite pasuri shteterore dhe per kete nuk do zgjidhesh kurre , vazhdo o lyli mire e ke , do mykesh ne opozite , do talle topat ad rama mety or muzhik , jepi lyli , te mari daten e bisedimeve edi te regulloje disi ekonomine te beje reformat e vettingun , dmth , minimum work, e shikoj lylin ne opzite , do kalojne breza , do riten ciliminjte dhe lyli atje ne bangat e opozites , tu beje ere topave te ed rames , dhe ky eshte version light , eshte dhe tjetra ane e medaljes te shkoje ne biruce, etje te bej gam gam sa te doje sta mer njeri per keq atje , zgjidh e mer lyl karabushi

  3. fantoma says:

    Dhe faktori i pestë (dhe kryesori): Kryetari bythëpambuk, dembel, gënjeshtar, i paaftë dhe mediokër… i “emëruar” në politikë “me mision” nga forca “të errëta”…!

  4. Lili says:

    Ah ah po fakti kryesor pse nuk na e tregon ky fondacion? ´intervenimî’ i miqeve ? Kujton ky fondacion se vertet pa interese heshti Berisha gjate fushates? Kujton vertete se pa interese Basha la ne mes te rruges ´aleateté? Kujton vertete se pa interese u ba marreveshja ne mes nates Basha Rama?
    Jo,mjere shqiperi,jo u ba me moton
    ´imunitet per ne,pushtet per jû’
    Ky ishte pazari plot interese te bashes e Berishes, qe Rama te fitoje duke iu garantuar se nuk do t’i perndjeke per krimet e tyre…
    Edhe kjo ndodhi e per kete qillim ndodhen ato qe ky fondacione po ne qete si kishe arsyet e disfates …

    Ne jemi mesuar me pazaret e mesnates Rama berisha,qe na kane kushtuar e po na kushtojne shume me presidentin,me zgedhjet,me drejtesine edhe e dime se edhe ky pazar eshte ma i shemtuar se te tjeret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *