Autoriteti Bankar Europian jep alarmin: Kujdes, po vidhen para nën...

6 Korrik 2017, 17:31Ekonomia TEMA

Autoriteti Europian Bankar (EBA) ka paralajmëruar se emri dhe logoja po përdoren për të mashtruar me anë të email-it, duke synuar marrjen e parave dhe të të dhënave personale.

Pjesa më e madhe e mashtrimeve kryhen nën pretendimin se Autoriteti Europian Bankar ka një rol në miratimin e transaksioneve financiare në Bashkimin Europian shembuj të tillë janë shënuar në të gjithë botën.

Pasuar nga një seri rastesh ku logoja është keqpërdorur, Autoriteti Europian Bankar është njohur me  një seri mashtrimesh të kryera nën emrin e Autoritetit dhe të përfaqësuesve të tij. Mashtrimet zakonisht përfshijnë email-e, fakse, letra të falsifikuara apo faqe uebi të jashtëligjshme, me logon e Autoritetit, si dhe me firmat e zyrtarëve dhe me kopjimin e faqes ueb të EBA-s.

Të gjithë marrësit e email-eve të tilla mashtruese, që pretendojnë se dërgohen nga EBA apo përfaqësues të saj paralajmërohen që të mos klikojnë në adresat e dërguara apo të ndajnë informacionet personale me to, pasi Autoriteti Europian Bankar nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjet nga përdorimi i faqeve të tilla.

Mashtrimet në të gjitha rastet nxisin  marrësin që të transferojë  paratë dhe të kryej pagesa ndërkombëtare, ose të japin verifikim të  identitetit për lejimin e transfertave financiare për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE).

Megjithatë, EBA sqaron se nuk ka ndonjë kompetencë për të kontaktuar individë apo biznese në lidhje me aplikimet për transferimin e titujve ose të kërkojë ndonjë pagesë ose garanci për lejimin e transfertave financiare për të hyrë në BE.

Autoriteti rekomandon se të gjithë ata që ndeshen me email-e të tilla që pretendojnë se kanë lidhje me Autoritetin, nuk duhet të hezitojnë për t’u qartësuar në scam[email protected].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje