Dogjani sulmon Mziun: I hoqët PD-së 7 mijë vota në Kamëz, bashkia ka abuzuar me pushtetin dhe qytetarët na ndëshkuan…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

​Ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani, fajëson kryebashkiakun e Kamëz, Xhelal Mziu, për humbjen e 7 mijë vota të PD-së, në krahasim me 2013-ën, në Bashkinë e Kamzës.

Dogjani thotë se Bashkia ka abuzuar me pushtetin dhe si rrjedhojë kjo ka sjellë ndëshkimin nga qytetarët.

“Po ta krahasosh me koalicione ne si Parti Demokratike ne koalicion kemi marr rreth 7 mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez, e Paskuqan perball Ps+LSI.

Per here te pare marrim vetem 800 vota me shume se Ps+lsi, krahasuar me rreth 9000 vota ne vitin 2013 Kamez+ Paskuqan.

Por ky rezultat nuk ka ardhur per shkakun tuaj, as per per mungesen e punes se strukturave, apo anetareve te thjeshte te partise por ka ardhur si rezultat i abuzimit me qytetaret nga ana e drejtuesve te bashkise.

Në Kamëz një qytetar nuk mundi të merrte dhe një certifikatë për të aplikuar per ndihmen ekonomike pa paguar taksat qe nga viti 2007 pavarsisht se eshte i varfer, i papune apo invalide… Megjithese taksat i kishim premtuar per ti falur ne zgjedhjet e vitit 2015″, shkruan Dogjani.

Postimi i plotë në Facebook i Asllan Dogjanit
Flamur!
Te falenderoj shume per mesazhin, respekte per ju dhe per punen tuaj ne kete fushate elektorale per fitoren e Partise Demokratike.

Keni bere nje pune te shkelqyer, i thjeshte i perkushtuar shume komunikues me njerzit.

Fal punes tuaj dhe punes se drejtuesve te struktures, anetareve te thjeshte te Partise Demokratike, me shume mund arritet te merrnit kete rezultat me 4800 vota para ne Kamez dhe rreth 1200 ne Paskuqan…

Ju nuk u lodhet kurre, shkuat dere me dere respektuat gjithsecilin qe takuat.

Per punen qe bete do isha i sigurt se rezultati do te ishte 15 mije vota para dhe jo me tre mije mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez.

Apo po ta krahasosh me koalicione ne si Parti Demokratike ne koalicion kemi marr rreth 7 mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez, e Paskuqan perball Ps+lsi.

Per here te pare marrim vetem 800 vota me shume se Ps+lsi , krahasuar me rreth 9000 vota ne vitin 2013 Kamez+ Paskuqan.

Por ky rezultat nuk ka ardhur per shkakun tuaj, as per per mungesen e punes se strukturave, apo anetareve te thjeshte te partise por ka ardhur si rezultat i abuzimit me qytetaret nga ana e drejtuesve te bashkise.

Ne Kamez nje qytetar nuk mundi te merrte dhe te marr nje certifikate per te aplikuar per ndihmen ekonomike pa paguar taksat qe nga viti 2007 pavarsisht se eshte i varfer, i papune apo invalide… Megjithese taksat i kishim premtuar per ti falur ne zgjedhjet e vitit 2015.

Personave me aftesi te kufizuar( invalideve) nuk u jepet paga pa paguar taksat….

Ne Paskuqan dhe ne Kamez duhet te paguash faturen e ujit pa patur uje ne shtepi edhe kur ujin e ke siguruar me pus.

Duhet te paguash faturen e kanalizimeve te ujrave te zeza kur nuk ke kanalizime fare dhe ujrat i mbledh me grope…

Taksat e biznesit jane pothuajse me te larta se ne Tirane..
Edhe aty ku uji vjen dy ore ne dite ta nderpresin kur nuk ke mundesi ta paguash faturen se je i varfer…
Duhet te paguash faturen e ujit aq sa mendon bashkia dhe jo aq sa shpenzon qytetari

Per te marr nje leje per te ndertuar apo riparuar shtepine nuk shpeton dot pa paguar ryshfet…
E shume probleme te tjera qe jam i sigurt se ty Flamur ti kane thene qytetaret…

Jam i sigurt se kudo ke degjuar qe do ta japim voten se jemi me Sali Berishen e Partine Demokratike por sa here bie shi na mbyten shtepite vetem se nuk pastrohen kanalet e ankesat e tjera qe sapo i permenda me larte.

Edhe njehere dua te falenderoj ty per punen e shkelqyer qe ke bere anetaret, drejtuesit e strukturave, qytetaret e Kamzes dhe te Paskuqanit per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj Partise Demokratike.

Por ka ardhur koha qe ate mbeshtetje qe na e kane dhene qytetaret tu perkthehet te pakten me respekt e komunikim njerzor me ta.

Ka ardhur koha qe te mos abuzojme me ta me mendimin se Kamza e Paskuqani eshte e jona dhe voton per ne …
Ka ardhur koha ta ngrejme zerin te gjithe , te flasim hapur, te mos heshtim kur abuzohet me qytetaret, kur pushtetaret sillen si cifligar dhe ti mbrojme nga abuzimi i shtetit dhe pushtetit…..

Une do ta beje nje gje te till, do jem gjithmone ne mbrojtje te te drejtave, lirive dhe interesave te qytetareve te Kamzes e Paskuqanit dhe gjithe Shqiperise dhe jam i sigurt se dhe ju do ta beni dhe gjithe demokratet e ndershem nuk do heshtin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Dogjani sulmon Mziun: I hoqët PD-së 7 mijë vota në Kamëz, bashkia ka abuzuar me pushtetin dhe qytetarët na ndëshkuan…!”

  1. Xeni Salisic says:

    Plasi mesmalokesh. Koken henci

  2. floriri i Bençes says:

    Me vjen keq, por do ta them; nje parti qe fiton vetem ne Kamze e Paskuqan, nuk mund ta drejtoje kurre Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *