Gara për PD-në/ Selami tregon prapaskenat e 22 korrikut: Ja se çfarë ndikimi pati Berisha dhe një përgjigje për Patozin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha është personi që ka mbështetur jo publikisht zhvillimin e zgjedhjeve në 22 korrik.

Lajmin e konfirmon vetë kandidati për kreun e PD-së Eduard Selami i cili thotë se Berisha beson se nëse zgjatet koha do të ketë përçarje.

“Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe.

Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur kryesia.

Ndërkohë Selami ka edhe një përgjigje për deputetin demokrat Astrit Patozi.

Atë që thotë z. Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë. Por unë nuk e paragjykoj atë”, u shpreh Selami nga Lezha.

Nga atje ai është shprehur se problem më i madh i PD-së është mungesa e demokracisë së brendshme.

“Kam bindjen që aty ku janë krizat janë dhe oportunitetet që ne të dalim më të fortë nga kjo gjë. Kam besim të patundur që së bashku nga kjo garë, që do të jetë një garë civile, demokratike brenda shtëpisë, ne do të dalim më të fortë. Ka ardhur koha që shumë gjëra ne si demokratë ti shikojmë në sy, të gjejmë dhe arsyet kryesore se përse ne nuk arritëm të fitonim në këto zgjedhje.

Për fat të keq PD nuk funksionon në strukturat e saj, në organizimin e saj, në përzgjedhjen në kandidatëve mbi bazën e vlerave më të mira të demokracisë dhe konkurrencës. Meritokracia nuk është fatkeqësisht themeli i karrierës në PD. Ne këtë e dimë, e ndjejmë, ne këtë duhet ta korrigjojmë.

Ka shumë prej tyre që më thonë që përse merr pjesë në një garë e cila duket që është e pabarabartë. Kritikëve të mi u them që është më mirë një tokë e punuar keq, se një tokë e lënë djerrë”, tha Selami.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *