Lacazette te Arsenali për 60 milionë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Alexander Lacazette është zyrtarisht futbollist i Arsenalit. Sulmuesi francez që la Olympique Lyon, nënshkroi me skuadrën londineze një kontratë 5-vjeçare, një lajm që u bë publik nga vetë skuadra e Arsenalit.

Mësohet se “Topçinjtë” e Londrës paguan 60 milionë euro për të siguruar shërbimin e Lacazette, duke thyer kështu rekordin e transferimit të Ozil në vitin 2013.

Alexander Lacazette, i cili ka luajtur 11 ndeshje me përfaqësuesen franceze, ka pasur një mesatare prej 20 golash në 3 sezonet e fundit. Në sezonin 2016/2017 sulmuesi luajti 37 nga 45 ndeshjet e tij me Lyon, që e mbylli kampionatin francez në vendin e katërt, ndërkohë që në Europa League arriti deri në gjysmëfinale.

Lacazette është blerja e dytë e Arsenalit në merkaton e kësaj vere. Më parë, londinezët arritën të sigurojnë shërbimin e Kolasinac nga Schalke 04.

Ndërkaq, sulmuesi francez është shprehur i kënaqur për transferimin e tij te Arsenali, të cilin e cilësoi si një klub me histori.

“Më pëlqen historia  e Arsenalit. Fakti që trajneri Wenger është aty prej kohësh tregon se është një klub solid dhe stabël, diçka që e vlerësoj. Përveç kësaj, aty luajnë disa futbollistë francezë dhe kjo do të ma bëjë më të lehtë përshtatjen. Për mendimin tim, Arsenali është një prej skuadravve që bëjnë lojën më të bukur në Angli dhe kjo është aryseja kryesore që pranova të bëhem pjesë e tij”, tha Lacazette.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *