Lista e komunistëve: 118 shqiptarët "kriminelë" që ndaloheshin të hynin në Shqipëri, gjallë apo vdekur më 1991

6 Korrik 2017, 00:03Politika TEMA

Ish- drejtuesi i arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi ka publikuar një listë prej 118 emrash, të cilët ishin shpallur si kriminelë nga regjimi komunist i kohës.

Lista është ringjallur në vitin 1991, pas formulimit të saj në vitin 59’, kohë në të cilën regjimi i kohës kishte shenjuar emrat e “armiqve të popullit” që ishin larguar gjatë kohës së luftës.

Studiuesi Dervishi vë në pah absurditetin e logjikës së regjimit që ishte në grahmat e tij të fundit. Psh në vend të Mbretit Zog, i cili konsiderohej një tradhëtar, ishte vënë emri i Leka Zogut, duke lënë të nënkuptohej se “tradhëtia” mund të trashëgohej nga një person tek tjetri.

POSTIMI:

118 shqiptarët e gjallë dhe të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në shtator 1991

Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë.

Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona. Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”.

Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj. Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria.

Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”. Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”.

Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot.

Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri. Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake.

Lista nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.

Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4.9.1991

1-Leka Zogu

2-Azem Mustafa Shehu

3-Avdul (Aqif) Emin Kadiu

4-Alo Muke Luarasi

5-Asllan Zenel Cenaj

6-Ajdin Qazim Mete

7-Abulla MuratKaloshi

8-Ali Kajmak Tubova

9-Ago Sherif Agaj

10-Asim Shefqet Jakova

11-Abaz Fejzo Ermenji

12-Bajrush Azem Kosova

13-Bardhok Shkurt Markaj

14-Dodë Bardhok Gjini

15-Ditar Ibrahim Kurtesi

16-Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)

17-Dilaver Dino Begu

18-Dhimitër Miho Maksakuli

19-Enver Mehmet Shaska

20-Enver Selman Dangëllia

21-Eqrem Hysen Peshkëpia

22-Enver Halim Peshkëpia

23-Eqrem Mahmet Telhaj

24-Ndue Frrok Dushi

25-Gjon Mark Jaku

26-Gjon Marka Çupi

27-Gjon GjetoVokrri

28-Gjon Marka Ndou

29-Hysen Osman Vërçani

30-Hetem HamitXhera

31-Haki Shefik Shehu

32-Hafuz Selman Hasa

33-Hiqmet Elmaz Meçe

34-Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)

35-Ishan AbdiToptani

36-Isuf Maksut Baruti

37-Islam Sali Dobra

38-Isa Haziz Manastirliu

39-Isuf Mehmet Luzaj

40-Jorgji Refael Ruço

41-Jonuz HysenNdreu

42-Kujtim Bektash Cakrani

43-Kadri Hysen Morina

44-Kolë Ndue Frroku

45-Kolë PrendëDoda

46-Kajo Maksut Tresova

47-Kosta Harallamb Karajani

48-Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë)

49-Limoz Vehip Runa

50-Llesh Marka Doda

51-Miftar Zenel Spahiu

52-Meto Fetah Kalliri

53-Mubereq MuratToptani

54-Mark FranoTraboini

55-Mark Pash Pëllumbaj

56-Mehmet HasanXherahi

57-Mustafa Ismail Doko

58-Mark Bib Vokrri

59-Mark Tunxh Myftari

60-Mark ZefNdreca

61-Musa RexhHasani

62-Mato Murat Myftaraj

63-Ndue Mark Lala

64-Nikoll DodPrenga

65-Ndue Jak Zefi

66-Ndue Jak Bajraktari

67-Ndue Lush Martini (Prela, Miraka)

68-Ndrec NdueTuçi

69-Nikoll Mark Gjon Markaj

70-Ndue Gjon Markaj

71-Nesti JosifKopali

72-Pal Mark Lala

73-Prend NdueKaziu

74-Qemal Mustafa Siqeca

75-Qazim Azem Çakërri

76-Qazim Neki Libohova

77-Qani Emin Lesko

78-Reis SheroAgaj

79-Ramiz Faslli Gjilani

80-Ramiz MehmetKoçaj

81-Ramadan Ismail Koçaj

82-Rexhep Musli Krasniqi

83-Ruhi Veip Runa

84-Reshat Dervishi Biçaku

85-Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep)

86-Skënder Muço Metohu

87-Sulo Banush Pipa

88-Syrja Shefik Shehu

89-Sabaudin Shefqet Haxhiu

90-Sait QazimDemneri

91-Selaudin Hysen Sula

92-Selman BanushZhurka

93-Sami Ali Çaushaj

94-Stavro KristoKokali

95-Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944)

96-Seit beg Kryeziu

97-Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur)

98-Shaban Fetah Peshtani

99-Shyqyri Dervish Biçaku

100-Tajar Mehmet Shaska

101-Tahir Hajdar Vata

102-Turan Vesel Aliko

103-Teki Isuf Xhindi

104-Tahir Avdulla Hoxha

105-Theodhor Refail Ruço

106-Vasil KolëAndoni

107-Vasil Dhimitër Alarupi

108-Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988)

109-Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972)

110-Xhafer Zenel Meçe

111-Ymer Jakup Çakallozi

112-Zef Zog Zogu

113-Zef Marka Gjoka

114-Zeqir Jashar Hoshi

115-Zyber Mahmut Musaraj

116-Zef Marka Çupi

117-Zef Preng Gjoka

118-Zenel Sali Kellolli

15 komente në “Lista e komunistëve: 118 shqiptarët “kriminelë” që ndaloheshin të hynin në Shqipëri, gjallë apo vdekur më 1991”

  1. durresi says:

    Shenim:
    Familja mbreterore Savoia e Italise u debua nga Italia ne vitin 1946 (de facto) dhe ne 1948 debimi eshte legalizuar me ligj kushtetues (de jure). Pasardhesit e familjes jane lejuar te shkelin ne truallin e Italise vetem ne vitin 2002. Sigurisht ata nuk u debuan si kriminele lufte por thjesht si thjesht si persona non grata (u konsideruan pergjegjes te hyrjes te Italise ne lufte).

    1. Theatrical says:

      nga kjo liste,te pakten *Abaz Ermenji ka qene figure e madhe,intelektual dhe patriot

    2. ec aty says:

      Ata vazhdojne te jene KRIMINELE dhe te tille do te mbeten perjetesisht ne histori!

  2. Roland says:

    Pse nuk arrestohet ky maskara, ky hajdut patologjik, per:
    Shperdorim Detyre,
    Shkeljen e Ligjit Per Arkivat,
    Vjdhje masive te dokumentave shtetetore;
    duke grabitur dhe çuar me kamion ne shtepi, gjithe arkivin e Ministrise se Brendshme, gjate kohes kur fatkeqesisht ishte drejtor ne ate organ ???!!!

  3. Kellira says:

    Ky eshte koqe.
    Gjermania vazhdon ende te kerkoje kriminele lufte.
    Saliu i amnistoi me nje cope leter, ne bllok, por kur Leka zbriti ne Rinas e kapi per leckash dhe e futi ne avion. Pse o Dervish qe ben edhe historianin edhe gjykatesin edhe ekspertin e seksit ne mal?!
    Denimi apo falja e te dyshuarve si kriminele te luftes duhej te kalonte nga gjykata si ne cdo vend normal te botes, si e drejte e individit per te rrezuar fajin e prezumuar, por normaliteti nuk ishte filozofi e Berishes i cili qeverisi pa kushtetute dhe me gjykates 6 mujorsh. Per koqe si Dervishi ky nuk eshte absurd.
    Sigurisht Dervishi nuk e kupton edhe filozofine “Perca e Sundo” per te cilen Sali Bisha ishte mjeshter.
    E therriti Zogun me ’97…

  4. O kastriot me mbiemer dervish turkoshaku,na bej nje liste me keta hajdutet e kriminelet e sotem qe ti fusim ne burg ose ti largojme sa me larg Shqiperis dhe ne krye te listes familja berisha si fatkeqesia e kombit dhe me radhe ju kuministet dhe sigurimsat qe na hiqeni si antikomunista dhe vodhet cfare deshet.

    1. befana says:

      Bravoo,te lumte

  5. Shqipetar says:

    Kam patur rastin te takoj familjen e Ditar Kurtesit ne Suedi.familje e mrekullueshme patriot i vertete me gjithe familjen.bashkshortja e Ditar Kurtesit eshte motra e Alo Muke Luarasit vjen nga familje fisnike patriotike. dhe dikush mund ti quaje te poshter kriminele e ku di une.po kommunistet qe masakruan popullin shqiptar per 45 vjet cfare quhen…..

    1. Alban says:

      Pergjithesisht keta te listuarit jane kolaboracioniste. Me pak fjale bashkepunetore te fashizmit dhe tradhetare te interesave te kombit e te atdheut.
      Po ti marresh nje nga nje, nje pjese e mire e tyre ishin ish drejtues, njerez me kulture dhe arsim, gje qe ishte e rralle ne ate kohe. Te tjeret ishin thjesh vrases e kriminele qe cdo kohe dhe cdo vend i prodhon.
      Keta te arsimuarit apo familjet e mira, nje nga te cilet ke takuar edhe ti, duhet te perballeshin me pasojat e veprimeve te tyre. Ata zgjodhen te arratiseshin dhe ti largoheshin drejtesise. Per kete arsye u vune ne listen e krimineleve qe duhet apo ishin gjykuar ne mungese. Edhe sot ka plot lista kriminelesh qe qarkullojne per te kapur ata te cilet i jane larguar drejtesise.

    2. Kellira says:

      Edhe ne France ata qe bashkepunuan me nazistet njerez te shkolluar dhe te edukuar ishin.
      Cfare mendon ti se ishin cobener mali?!

  6. Arbjoni says:

    O gazetar trap, po çfare titulli i ke vene? Shumica juaj nuk mund te lihej as per te shtypur etiketat e shisheve jo me gazeta.
    Lere pastaj ate legenin e arkivit te MPB qe ka pervetesuar arkivin dhe tani ja shet me pikatore Fahri Balliut.

  7. sali Serbi says:

    Po pse iken keta pas luftes dhe pse kishin frike te vinin ne Atdheun e braktisur? çvlere ka kjo liste sot edhe sikur keta ti marrim si burra te mire.Duan ndonje dekorate apo duan te demshperblehen si hordhite e te perndjekurve qe pa asnje skrupull vershojne rrugeve nderi ne tre breza per te kerkuar demshperblimet? e perse, sepse kur shqiptaret e tjere rindertonin e ndertonin vendin keta shkateronin,sobotonin e benin thirjje ,te fshehur pas antishqiptareve serbo grek per permbysjen e rendit.

    1. XXX says:

      Nuk denohej asnje qe nuk kryente veprimtari kunder Shqiperise.

  8. Moisi Golemi says:

    Mire ua kane bere, qenve.

  9. Ky duhet gjykuar per sa ka bre dhe ben,Fatekeqesisht me funksione shteteore te renesishme. Dhimbia shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje