Ministrat teknikë të PD dhe ata të LSI s’japin dorëheqjen?! Kryeministri Rama vendos: Pezullohen prokurimet për vitin 2017

6 Korrik 2017, 10:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të pezullojë të gjitha prokurimet publike pa afat.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë është miratuar vendimi i cili i shtrin efektet që prej 5 korrikut.

Sipas këtij vendimi, do të pezullohet nisja dhe vijimi i të gjitha procedurave të prokurimeve të fondeve në dispozicion të ministrive dhe agjencive shtetërore.

Që prej paktit me Lulzim Bashën, nga 20 portofole ministrore, 9 i ka PS, 7 i ka PD dhe 4 LSI.

VENDIM

Nr. 482, datë 5.7.2017

PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT,

VITIN 2017

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për

menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.Pezullimin e përkohshëm të fillimit dhe të vijimit të procedurave të prokurimit të fondeve në

dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2017.

Përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël.

2.Me kërkesë të argumentuar të titullarit të autoritetit kontraktor, për raste të veçanta dhe të nevojave urgjente, me miratimin e Kryeministrit, mund të lejohet vijimi i një procedure prokurimi.

3.Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

10 komente në “Ministrat teknikë të PD dhe ata të LSI s’japin dorëheqjen?! Kryeministri Rama vendos: Pezullohen prokurimet për vitin 2017”

  1. Kosovrasti says:

    Te ka lali xhan, te ka lali zemer. Ska me qofte ke daja.

    1. €piriiiiii says:

      Kryeministri i lë Ministrat Teknike të hanë fara ose ndonje misër te pjekur. Zt Kryeministër nuk mbahet Shpirti Gjallë me fara e misra, e do njeriu ndonje Tender Fiktiv. Kryeministër vere doren ne zemer dhe mendo për këta ‘fukarenj’

  2. ciku says:

    Hahahahaha. Te rrijne ne detyre ministrat e tepsise tani. Ata duhet ta kuptojne se populli votoi qe PD, LSI dhe PDIU te qendrojne ne opozite!!!!
    Ky ishte vullneti i sovranit dhe duhet ta bejne realitet sa me shpejt.

  3. Tralala says:

    Kjo eshte marreveshja. Futen per te siguruar zgjedhjet dhe nuk ikin nga sofra pa u ngrit tepsia. Tani le ti marin ere sofres. Njerez hale.

  4. Xen deledashi says:

    hahaahahaaa mblidhuni tani ne ndonje zyre e beni ndonje dore domino deri me shtator

  5. t.n.t. says:

    Kush ishte qëllimi i kërkesës së opozitës për të qënë para zgjedhjeve pjesë e Qeverisë? Këtë, populli shqiptar i zgjuar dhe pa zë e zhurmë, e dinte dhe e di mirë. Për këë arsye populli votoj ashtu, që të ketë kujt ti kërkojë llogari, duke parë dhe patur parasysh edhe ferrat që do i vihen nën rrota nga forcat e papara..Shumë mirë vendimi i kryeministrit.

  6. Toke e zan says:

    Ka lezet, njerez me integritet keta te PD e LSI. Me kujtojtne vitet kur zaptoheshin shtepite e tokat nga te ardhurit per nje jete me te mire. Edhe keta prandaj slevizin, se kan zbrit nga mali per nje jet me te mire haaahah

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Per “njerezit e “te 99-ave”… Eshte Neni 100 ?
    Sic dihet kur doli tanku u shpik dhe kundratanku…
    Dhe qe ta kuptojne me thjesht “te padorezuarit”:
    KA CECUA BICAK!!! ?
    Po te duan le te vazhdojne “te bejne kakerdhi”… ?

  8. Salkar says:

    Ec plako tregoju ate qe se kane pare akoma. .

  9. joel shkodra says:

    “Perjashtohen prokurimet me vlere te vogel” – Mire, por sa eshte kjo “vlere e vogel”? A nuk duhet shenuar nje shume kufi per te treguar kete “vlere te vogel”.? C’jane keto vendime pa shifra te sakta? Apo te mos marrin shume, por te marrin pak. Po sa eshte kjo “pak”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje