Panariti: Ministrat e LSI-së nuk do japin dorëheqje, qeverisja nuk është shaka…!

Ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI, Edmond Panariti, tha gjatë një prononcimi për Report Tv se ministrat e kësaj force politike nuk largohen nga detyra pas prishjes së koalicionit PS-LSI.

Sipas tij, qeverisja është përgjegjësi dhe ministrat do vijojnë punën deri në fund, ndërsa shton se fokusi i ardhësm i LSI-së në opozitë do jetë një organizim i gjerë me përfshirjen e shumë masave të shoqërisë.

“Nuk e konsiderojmë qeverisjen një shaka, qeverisja është përgjegjësi dhe ne do vijojmë punën deri në fund.

Kemi qenë kontestues të shumë reformave, të shumë reformave të marra nga PS, kemi pasur mendimin tonë kritik.

Aksioni politik i LSI do të përfshijë shumë shtresa shoqërore, një qeverisje nuk mund të mbahet me epiqendrat e qyteteve, fasadave”, u shpreh ministri i LSI, Edmond Panariti.

Nga Konventa e LSI ku u zgjodh kryetare Monika Kryemadhi, Panariti komentoi edhe rezultatin e LSI në zonën e tij zgjedhore në Korccë ku ai kryesonte listën e kandidatëve.

Sipas tij, LSI shënoi rritje, pavarësisht se u përballën me presione dhe tentativa për blerjen e votës.

“LSI shënoi rritje, pavarësisht nga shantazhi, dhuna, presioni, ndaj anëtarëve, komisionerëve, mjafton të përmend që gjendet i arrestuar një nga komisionerët tonë pa një akuzë.

U ndërhy dhunshëm në proces për të dekurajuar. Për pak arritëm të nxirrnim deputetin e dytë në Qarkun e Korçës.

Kemi mbajtur shënim dhe shpresojmë që ndërkombëtarët që kanë të kenë shënuar dhe mbajtur shënim atë që ka ndodhur.

Ne jemi përgatitur për programin opozitar. Ne do të jemi një opozitë shumë dinamike, aktive, nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të ndalojmë së denoncuari me abuzimet me pushtetit.

Ashtu si po ndodh me punonjësit tanë në administratë të cilët janë duke u pushuar ende pa u kryer trazicioni politik”, u shpreh ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ministrat e LSI në Qeveri

Klajda Gjosha – Ministre e Integrimit

Lefter Koka – Ministër i Mjedisit

Edmond Panariti – Ministër i Bujqësisë

Sokol Dervishi – Ministër i Transporteve

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Panariti: Ministrat e LSI-së nuk do japin dorëheqje, qeverisja nuk është shaka…!”

  1. Don says:

    Keta hajdutet e LSI nuk marrin dot fryme po nuk qene ne qeveri. Duan te brejne akoma edhe kete muaj qe ka mbetur. Do te doja qe Rama te mos lejonte transaksione apo tendera kete muaj te tranzicionit qeveritar. Keta hienat e LSI duan ta lepijne taven deri ne fund. Yyyyyyttttttttt parti zorraxhinjsh te shpifur me kryetar Doonnje dhiar shtangist qe ju ngjit si mola e keqe ne pemen e demokracise shqiptare.

  2. Zana says:

    O panarit helmuat popullin me brevicidet me kimikatet fruits perimet zarzavatet midget pule miss vici e pici ikkkkkkkkkkkniiii both morracakesh u beteeee hajduterrrr dukehelmuarrrr femijettt o pleraaaa mos meee largojuuuu hajdutttt. Skeeee. Tengopurrr muterrrr …..

  3. Luljeta says:

    Panarittt largojuuuuuu hajdutttt stoppppp dukehelmuarrr tha set e grurit. Helmimmm totall femijevenjerezeveeee te pafajshemmm ke Er binds duke helmuar popullinnn largojuuuu. Shemtirrrr hajduterrrr largojuniii semundjet e pasherushme ti mbolle me gjith sh Teton ne perkrahjennnn te jepakomaaas largggg femijeveeee shtrigje ……..

  4. malo says:

    edhe ti o komshiu Panarit, qe me dukeshe burre i mire, nje dore ne revani nje dore ne bakllava?

    Monika e quan Ramen mafioz ju bashkepunoni me te ne qeveri ?????

    ju te Lsi nuk ka kandar qe ju mban: mashtruesa profesioniste
    po ju kane rene pendet keq kete here , s’ka me gjysma gjel te plakes qe te shkunde parate
    te shohim sa “idealiste” do t’ju mbeten ne ate shpk-ne tuaj

  5. Theo says:

    i dashur Panariti, une te njoh shume mire ty dhe karakterin tend, ti je viktime e LSI, dmth te kerkoi ajo (Ilir Meta) me force per tu dukur me mire ne publik, por ti per shprit nuk ia ke dhene voten LSI, sepse ti e di mire qe ate(hajdutin me blok) e urren e gjithe Shqiperia per te mos thene dhe gruaja e vet.

  6. uskania says:

    Rrini mor m…tër edhe këta dy muaj, rrini!

  7. xhemal says:

    ministri i monopoleve ne eksport .eshte peofesor ne teori ne praktik nje tregetar i paskrupullt model i servilismit. mundet te shkoje nga fryn era tè shohim

  8. Shqiptari Ilirise says:

    LSI i ka bere nje sherbim te madh Shqipseise.Ajo sherbeu si nje nukel rreth se ciles u grumbulluan pjesa derrmuese e hajduteve dhe batakçinjve te shqiperise.
    Sot shqiptaret i njohin me gisht antaret e kesaj armate hajdutesh dhe batakçinjsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *