Paralajmërimi i Patozit: Shumë shpejt do shpall alternativën e re. PD është…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News24”, Astrit Patozi, kërkoi publikisht dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe nisjen e një gare reale brenda forcës së tij politike.

Patozi paralajmëroi shpalljen e një alternative të re brenda Partisë Demokratike duke mohuar mundësinë e krijimit të një force të re politike.

“Do të shpall alternativë të re, Partia Demokratike është shtëpia ime.

Gjeja e fundit që mendoj është të krijojë një forcë të re, është gjeja më e lehtë, por ne do luftojmë për Partinë Demokratike.

Ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt”, – u shpreh Patozi.

I cili më herët shpalli kandidaturën për kryetar partie por që u largua nga gara për shkak se kushtet e tij për të marrë pjesë në garë nuk u pranuan nga lidershipi i PD-së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Paralajmërimi i Patozit: Shumë shpejt do shpall alternativën e re. PD është…!”

  1. XheJ eN Bi says:

    Ky edhe mbrapa listës së “Lipe Shtogut ”
    edhe thërret se është në garë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *