PD censuron fushatën e Eduard Selamit, nuk përcjell aktivitetet e tij

6 Korrik 2017, 16:41Politika TEMA

Dy pretendentët kryesorë për karrigen e lidershipit të Partisë Demokratike kanë nisur me ritme të shpejta fushatën brenda strukturave për të bindur votëbesimin e demokratëve.

Kryetari i “ngrirë” Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Kavajës ku takoi disa nga përkrahësit e tij.

Ndërkohë kandidati përballë tij Eduard Selami mori pjesë në një takim në qytetin e Lezhës ku foli lidhur me një sërë problematikash dhe sfidash që sot ndeshet Partia Demokratike.

Këto dy aktivitete të njëjta në strukturë, patën një rëndësi të ndryshme për zyrën e shtypit në PD.

Aktiviteti i Bashës pati një pasqyrim të shpejtë dhe të plotë, ndërkohë aktiviteti i Selamit nuk u pasqyrua për mediat duke ja lënë në dorë thjesht korrespodentëve të mediave.

Që gara nuk është duke u zhvilluar në kushte të barabarta kjo tashmë dihet që në momentin kur në garë kemi një kryetar dhe një kandidat, por sa i përket transparencës së përcjellies së lajmit kjo është më minimalja që mund të garantohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje