Rama konfirmon Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi

6 Korrik 2017, 22:28Politika TEMA

Edhe pse emrat e ministrave të rinj do të mësohen në muajin shtator pas analizës pas zgjedhore, emri i Kryeparlamentarit të ri u mësua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në “Top Story”, ai konfirmoi se për të, Ruçi është 100 % emri që duhet të drejtojë Parlamentin.

“Për mua 100% po! Tani shpresoj mos kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua”, tha Rama, duke nënkuptuar kështu, se këtë vendim të tijin nuk e ka konsultuar më herët me Gramoz Rucin, deputetin e Fierit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

1 komente në “Rama konfirmon Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi”

  1. Mary Tereza says:

    Gramoz Ruci nuk e ka nevoje bwrjen Kryetar, sa ce je Edvin ndihmen e Gramozit, dhe ti mos u nxito.
    Ji mirenjohes, por mos hap luftra re vjetra…kupton ti, apo jo?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje