Rama për LSI e një përgjigjie për Kryemadhin: Çakejtë në administratë po marrin çfarë u ka mbetur për të marrë

6 Korrik 2017, 21:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama duke folur në media për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, krahasoi LSI-në me “çakejtë” që në këto momente të fundit po marrë ç’u ka mbetur për të marrë.

I ftuar në Top Story, Rama tha se misioni i LSI-së ka përfunduar dhe “situata që ata duan të krijojnë është e paarsyeshme për të gjithë”.

“Tkurrja e çakejve të mbetur në zyrat e shtetit që e përjetojnë këtë fazë si mënyra e fundit për të marrë ca kanë për të marrë, në një vend pa roje.

Ata do të largohen pas zgjedhjeve, nuk thashë se do i shkarkoj.

Na duhet të gjejmë një rrugë tjetër. Roli i tyre ishte nëj rol që besoj se ishte i nevojshëm.

Por edhe për të lehtësuar në kushte të vështira dhe për shkak të një tradite të vështirë.

Misioni i tyre ka përfunduar, jemi në një situatë anormale për të gjithë, për të gjithë është e paarsyeshme,” u shpreh Rama.

4 komente në “Rama për LSI e një përgjigjie për Kryemadhin: Çakejtë në administratë po marrin çfarë u ka mbetur për të marrë”

  1. boom says:

    Si do largohen cakejte po nuk i shkarkove? Apo po pret qe ti zere turpi per vjedhjet e pasta te ikin?

  2. burgess says:

    quando non snifa e un arancia, lasciatelo snifa sto psico!

  3. Mali says:

    I ke zyrat plot me nepunes qe e kane kaluar moshen e daljes ne pension.Fillimi I mbare eshte gjysma e punes.

  4. Teuta says:

    Jo shume kohe me pare ,isha ne Skrapar. Interesohem per zhvillimin ne teresi te Skraparit,por mbi te gjitha per arsimin e kulturen ne Skrapar. Te gjithe koleget flisnin me maje te buzes e duke shikuar sa majtas djathtas. Jem shume te “prapambetur ” tani -me thot nje ish koleg . Tani edhe drejtori i drejtorise arsimore na vjen c’do dite nga Kucova. E shoqeron edhe inspektorja qe mbulon kopshtet. Pse ? A nuk ka mesues te pergatitur qe te drejtoi arsimin ne rreth? Une njohe disa djeme e gra shume te mira ,te cilet kane dhene nje kontribut te madh per arsimin. jane organizator shume te mire ? Mire eke -me pergjigjet kolegu,por i ka derguar Partia. – Cila parti ? Tani i kemi me ton te shkretat,- i them. Po dihet se kush mbizotron ne Skrapar e cili e drejton Bashkine . Mendoni tani . Vijne nga Kucova qe do 2 ore me makine. e dy ore te shkoje ……. bejne 4 ore. nje ore te shplodhet e te pije kafe ,vajten 5. U be puna….. Ula koken e ika. Mu kujtuan vitet e punes sime …… vite te asaj diktature kur ne Skrapar nga viti 1975 e ketej nuk gjeje mesues pa arsimin perkates. Edhe kopshtet ne fshatra kishin edukatore me pedagogjike…… Tani u dashka inspektorja t’na vije c’do dite nga Kucova,por si duket me shume ka rolin e bodigardes se drejtoreshes se qendres arsimore te cilat vijne nga KUcova. Bravo partia jone e dashur LSI!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje