Rama: S’e bojkotojmë Metën, pavarësisht nga sjellja zhgënjyese e Presidentit të zgjedhur...!

6 Korrik 2017, 23:31Politika TEMA

I ftuar në Top Story, për herë të parë pas zgjedhjeve, Edi Rama foli mbi fitoren, planet për qeverisjen dhe opozitën.

Ai tha se nuk do ta bojkotojë ceremoninë e betimit të Metës President.

“Presidenti i zgjedhur është i zgjedhur dhe tani vjen hapur nga radhët e opozitës, jo gjysmë i shfaqur dhe gjysmë jo. Këtu është çështje shteti dhe jo e personave dhe pavarësisht nga sjellja zhgënjyese e Presidentit të zgjedhur, respekti për institucionet duhet të vijë i pari dhe me shpresën që i pari që do të respektojë institucionin e Presidentit të jetë Presidenti i zgjedhur. S’e kam vënë asnjëherë në pikëpyetje këtë (praninë në seancën e betimit)”, tha Rama.

Kryeministri dha emrin e Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi.

“Për mua 100 përqind po! Tani shpresoj mos kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua”, tha ai.

Rama tha se nga gara në PD pret një kryetar që nuk do te cenojë marrëveshjen e 18 majit me Lulzim Bashën.

“Unë besoj që nëse ka patur një akt të duartrokitshëm për Shqipërinë nga PD në katër vite, ka qenë ajo marrëveshje. Ajo marrëveshje ka dalë edhe si rezultat i një momenti që është vërtet, që kupa u mbush me një politikë të caktuar dhe një krizë që reflektonte atë politikë mundësoi marrëveshjen për një politikë të re”, u shpreh ai.

5 komente në “Rama: S’e bojkotojmë Metën, pavarësisht nga sjellja zhgënjyese e Presidentit të zgjedhur…!”

  1. Meri says:

    E po ky, burri president, gruaja kryetare e partise. Kjo s’ shkon hic. Dmth presidenti dhe kryetar partie. Kesaj i thone te keqen e jarit.

  2. Tralala says:

    Bej c’te duash o Ram, zgjidh ke te duash e hiq ke te duash, keshtu kane bere gjithe ata qe kane pasur pushtetin ne dore, qe nga Ramiz Alia e gjer te Sali Berisha. E ke zgjedh me doren tende qysh para kater vjetesh kur ai gjezdiste neper ministri me bllok ne dore. E zgjodhe, te rruat por ai nuk eshte per ate pozicion dhe nuk pranohet nga shqiptaret, eshte I njollosur. E zgjjodhet ju se po te ishte me vote popullore nuk ish zgjedhur kurre. Asnjehere se ke thene perse duhej zgjedhur e perse nuk duhet bojkotuar, nderkohe qe flet per drejyesi e tepsi, per hajdutet LSI, per byrek, per kazana e per kusi.

  3. sapa says:

    Sistemi demokratik qe erdhi ne shqiperi ishte fati me i madh per ju te degjeneruarit politikane te planetit.A ka gje me te mire per ju qe ne menyre legale te zgjdhni kriminele dhe hajdute si te doni dhe kur te doni dhe cdo lloj posti shteteror tja jepni njeri tjerit si ne pazar.Sigurisht ne cdo vend tjeter populli do ju kishte kapur per bythesh dhe do ju varte neper shtyllat e rrugeve.Por jo ne vendin e krimit shqiperi ku ky i ashtuquajtur popull nuk e ka as edhe nje grimce kulture politike per te ndryshuar dicka ne favor te vet!

  4. Edhe ti says:

    Te lumte shabono,shaheni, ofendoheni,beni puce e intriga por Meta do rrije aty ku eshte , fjalet i nxjerrim por parimet rrine aty ku jane .Qe ty do te gjeje kokrra e belase me kete palo burre kur te filloje te fusi shkopinjtë ne rrota ,kjo dihet , sepse ne keto kater vjet qe do vine te gjithe ata aty ,me ne krye palo presidentin duan te ju shikojne me fytyre ne balte dhe me deshtime,,.Nuk me ngel te uroj tjeter ,vetem pac fat

  5. andromeda says:

    Nëse ti ke aq respekt për institucionin e presidencës nk duhet të kishe zgjedhur një lëtyrë gdhe siç është Ilir Meta. Çuditem si do ta mbash në zyrë basyretin e presidentit me atë fytyrë fshatareske që s’ka as fotozheninë e duhur. Ti pra, na e mban veten dhe artist, apo do vendosësh në zyrë një konceptim abstrak të presidentit që ti zgjodhe. Po konflikti i interesit me Monikën, kryetaren e opozitës së re, e cila pa filluar ende ti nga puna, përbetohet se do të të shkulë ne rrënjë e themel nga qeverisja e vendit? Me këtë sjelljen tënde babaxhane më dukesh shpesh si një amebë politike pa nerv e pa gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje