Selami, akuza të forta Bashës: Hoqe deputeten më aktive pas Berishës, ke dështuar si lider

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ftuar në studion e “Arena” në Ora News tha se nuk besonte tek sabotazhi i demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe se ishte Basha ai që përjashtoi dhe nuk përafroi figurat e PD-së.

Selami tha se Jozefina Topalli ishte deputetja më aktive pas Berishës në Parlament dhe sërish mbeti jashtë listave.

Jo nuk është sabotuar. Është përgjegjësia e liderit që të tërheqë dhe të kërkojë bashkëpunimin e tyre. Për më tepër, mënyra si u bë ishte jo e këndshme.

Edhe në qoftë se ti nuk do që të mos e kesh për shembull zonjën Topalli, e cila ka qenë mjaft aktive, në qoftë se mua më bëhet vërejtje me të drejtë se nuk kam qenë aktiv, nëse ka pasur deputet më aktiv aty pas Sali Berishës, ka qenë zonja Topalli.

Kush është kriteri i heqjes? Që po të kritikon! A nuk mund ta marrësh dhe t’i thuash se për këto e për këto arsye nuk do të jesh në listë që ti nuk e ke as në kompetencë.

Kjo është e Këshillit Kombëtar. A reaguan ata në mënyrën time? Jo nuk e rekomandoj. Nuk mendoj që ishte një sabotim i qëllimshëm. Nuk mendoj që as zj Topalli dhe as zt.Patozi që po më sulmojnë.

Nuk po them që Basha ik, se atë e ka vendosur popull. Po e mbajte, mbaje. Me inat me popullin nuk hahet në demokraci. Edhe Basha do të ketë vendin e tij kur të jem nesër kryetar. Koncepti i lidershipit të tij është i dështuar”, deklaroi Selami.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Selami, akuza të forta Bashës: Hoqe deputeten më aktive pas Berishës, ke dështuar si lider”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    e paska thy me dysh me ket deklarate te forte mo. ishalla gdhihet shnosh basha neser mas ksaj deklapate.

  2. goni says:

    Kandidati per Kryetare,Selami,akuzon Bashen.Me kto akuza pretendon te behet Kryetari i PD!Zoteri Selami,nuk kam asgje personale,perkundrazi kam rrespekt,por me duhet te them se nuk eshte korrekte qe pas 25,vjetesh te kthehesh dhe te pretendosh fronin ne PD!PD ka Njerez te afte qe deri tshme nuk kann kandiduar,dhe njeri nga keta Njerez,qe deri tsh nuk eshte permendur,por qe gezon simpati te madhe ne Popull,dhe nuk mund te krahasohet me Te,as Selami as kushdokjofte,eshte Flamur Noka.Flamur Noka,me origjine nga Malesija e Kukesit,nje Politikan me taban,dhe serioz,i drejtperdrejte,dhe jo teatergji,ndoshta do te sjell termet ne Politiken Shqiptare,sepse ardhja e Tije ne krye te Pd,do te zbuste zemrat e simpatizanteve te PD,qe me te drejte do te shpresojne per nje te ardhme shum me te mire se deri tash.Noka mendoj eshte i Vetmi Kandidat serioz,per Kryetare te PD,pas humbjes dhe eshte nje shprese per kendjelljen e PD,brenda nje kohe te shkurter,ku prova do te jipej Shum shpejt,pas dy vjetsh ne zgjedhjet Lokale,ku me siguri,PD,me Kryetarin Noka do te thyente qdo kundershtare!Pse e them kete ,sepse Noka,nuk eshte ne Politike per tu pasuruar prej saj,jo perkundrazi,Noka eshte ne Politike per ti sherbyer Vendit te Tije Rrepublikes Shqipetare.E them sinqerisht,Flamur Noka,qe me emrin e Tije tallet,nje Gazetare,(qe nuk po ja them emrin,por qe do te vije dita qe do ti kerkoje te falur,dhe kete do ta beje pa me te voglin presjon,sepse Noka nuk shantazhon Njeri,pra Noka do te risjelle ne Shqiperi Politikanin Popullore,qe sot mungon,dhe qka eshte me rendesi te thuhet PD,do te rikthehet ne Pushtet,pa as me te voglin dyshim!

Lini një Përgjigje te sit... back..and relaks →→→ Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *