SHBA: Korrupsioni i shfrenuar në drejtësinë shqiptare ka frenuar investitorët e huaj. Tani sytë janë te vetingu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar tërmet në drejtësinë dhe politikën shqiptare, me reformën në drejtësi.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2017 të klimës së investimeve në Shqipëri, ku theksi është vendosur te korrupsioni dhe reforma në drejtësi.

Sipas raportit, korrupsioni i shfrenuar në drejtësinë shqiptare ka frenuar investitorët e huaj. Prandaj sipas raportit, sytë e të gjithëve janë te reforma.

Në raport theksohet se vetingu do nisë të zbatohet dhe të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë të korruptuar do të ndëshkohen.

“Reforma në drejtësi është përshkruar si zhvillimi më i rëndësishëm në Shqipëri që nga fundi i komunizmit dhe gati një e treta e Kushtetutës u rishkrua si rezultat i saj. Reforma gjithashtu përfshin ndryshimin e disa ligjeve për të siguruar zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve (vetingu) do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët me pasuri të pajustifikuar, aftësi të pamjaftueshme ose që kanë nxjerrë vendime të diskutueshme në të kaluarën, të largohen nga sistemi.

Reforma gjithashtu do të krijojë një Prokurori të Posaçme (SPAK) dhe një njësi të specializuar hetimi (Byroja e Hetimit) për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

Nëse zbatohet plotësisht, reforma gjyqësore do të largojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale”, thuhet në raportin e DASH.

Më tej deklarohet se problemi kryesor i Shqipërisë është korrupsioni. DASH u referohet disa raporteve, ku thekson se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Evropë.

“Korrupsioni është një problem i vazhdueshëm në Shqipëri, duke minuar sundimin e ligjit dhe duke rrezikuar zhvillimin ekonomik. Shqipëria renditet e 83-ta nga 176 vendet në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2016 (CPI) të Transparency International.

Rezultati i Shqipërisë u përmirësua nga 2013 dhe 2014, kur ajo renditej e 116 dhe e 110. Megjithatë, Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptuara në Evropë.

Kalimi nga Parlamenti i amendamenteve kushtetuese në korrik 2016 për reformimin e sistemit gjyqësor ishte një hap i madh përpara dhe reforma sapo të zbatohet do ta bëjë vendin më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë”, thuhet më tej.

Përveç korrupsionit, amerikanët rendisin si problem kryesor në Shqipëri që po ndal dhe investitorët, pronën. Sipas tyre, Shqipëria ende nuk ka mundur ta zgjidhë këtë problem.

“Përkundër dëshirës së deklaruar të qeverisë për të tërhequr investime të huaja, korrupsioni në Shqipëri është endemik, veçanërisht në gjyqësor. Po ashtu, respektimi i pronës private mbetet në nivele të ulëta.

Zbatimi i reformës së sistemit gjyqësor ka filluar kohët e fundit, por klima e investimeve mbetet problematike dhe Shqipëria perceptohet si një vend i vështirë për të bërë biznes.

Të drejtat e pronës mbeten një tjetër sfidë në Shqipëri, pasi titulli i pronësisë është vështirë të merret. Ka aktorë të paskrupullt që manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të marrë titullin e pronësisë në tokë jo të tyre”, deklaron DASH.

Po ashtu theksohet se problem mbetet dhe korrupsioni në komisionet e prokurimit publik.

9 komente në “SHBA: Korrupsioni i shfrenuar në drejtësinë shqiptare ka frenuar investitorët e huaj. Tani sytë janë te vetingu”

  1. Daku says:

    E harroi Vetingung timonieri. Nuk po flet me per ate.

  2. selim rroshi says:

    Po dihen keto gjera. Qe kur zgjedhjet meren me korrupsion e me tej shteti punon per te paguar oborrin qe mban kliken ne pushtet, gjithe piramida ekonomiko sociale do jete e korruptuar. Shto sot dhe injorancen e qeverise per te bere ekonomi, shto dhe tekat pashait Rama per vizatime betoni, shto dhe mendjen e tij diabolike pa bonsens e njerezillek Shqiperia do kete fatin e keq vuajtjes ekonomike dhe pakesimin e rinise qe kerkon ta gjeje veten jashte, mendojeni vete cdo jete e ardhmja.
    Nuk ka asnje shprese qe qeveria sotme ti luftoje keto fenomene.

  3. Tik Tik says:

    Bekimin e te madhit ZOT, aI qe do e beje!!! Do Zoti me ato para na dyfishohen rrogat.

  4. Spartaku says:

    Mire e kane Amerikanet,por te koruptuarit shqipetare jane me te forte se ata.Kemi njerez ne drejtesi dhe sidomos ne politike,qe,jane shume te fuqishem ekonomikisht,sa,me ane te grupit Podesta t’i bejne ball ç’do sfide.Sali Berisha dhe Adriatik Llalla,dy njerzit me te korruptuar dhe me te pasur,kane vene nen kembe jo vetem shqipetaret por edhe ameriken dhe Europen.Kete,ata e kane treguar konkretisht kur kane kundershtuar hapur Ameriken dhe Europen per reformen ne drejtesi,duke hedhur poshte draftin e bere nga VENECIA.Prandaj populli shqipetare nuk beson akoma se reforma ne drejtesi,dhe vetingu do te zbatohet.Njerzit e medhenj te koruptuar ne shqiperi,jane me te medhenj se presidenti Amerikes.Lulezim Basha,njeri korrupsionit te hapur,humbi ne zgjedhjes, nuk e do populli,por ja qe ai po kandidon perseri per kryetar te pdsh.Prandaj,atyre u jep fuqi paraja e madhe qe kane vjedhur,dhe nuk pyesin as per Amerike e as per BE-n.

  5. Denisi says:

    Nuk ka per te dale anje gjyqtar ose prokuror i korruptuar,sepse vete zbatuesit e atij lesh vetingu jane te tille.
    Vete do ta shikoni paçavuren qe do te nxjere komisjoni i vetingut.
    Mjere shqiptaret!

  6. Qytetari says:

    Ceshte kjo qe thoni,……do te largohen nga sistemi. Jo jo, te largohen nga sistemi, se kjo eshte me pakta, por tu konfiskohen pasurite dhe ne burg e pa asnje te drejte te ushtrimit te profesionit, me mbrapa.

  7. Visar says:

    Do ishte shume mire qe keto deklarata, shume te rendesishme per praonat, DASH t’i kishte bere menjehere pas vitit 90, kur Sali Berisha, me porosi te Ramiz Alise, ne vend te zbatonte ligjet e demokracise e te tregut, te kthente pronat e ligjshme, beri te kunderten, zbatoi perseri reformat e diktatures, te porositura nga Alia, kurse ambasadori Rajerson, qe duhej te raportonte veprimet antidemokratike te Berishes, e perkrahte.
    Moskthimi i pronave eshte sabotimi me i madh qe Berisha i beri Shqiperise dhe demokracise ne Shqiperi. Moskthimi pronave te ligjshme, te grabitura nga diktatura, ishte faktori numer nje, qe pengoi investimet e huaja, dhe solli korrupsionin masiv ne Shqipreri, ne te gjithe institucionet e shtetit, ne gjykate, ne ministrite e kudo. Menjehere pas 90-tes shume bisnesmene me mjetet e tyre te punes, erdhen ne Shqiperi te investonin, madje filluan edhe punen, por ata nuk gjeten pronaret me te cilet te negocionin, prandaj u detyruan ta braktisnin punen, mbarten perseri makinerite e mjetet e tyre te punes, dhe moren arratine. Keta jane fakte te ditur e te dokumentuar.
    Pronat e grabitura, per here te dyte nga Sali Berisha, penguan investimet, sollen jkorrupsionin masiv ne te gjithe institucionet e shtetit, ne gjyqesor, ne ministrite dhe kudo, njerezit me korrupsionin me pronat u bene milionere, pronat e grabitura bliheshin e shiteshin, jepeshin me qira per qidra vite, dhe gjykates e pushtatare u i shfrytezuan ato veprime te paligjshme dhe u bene milionere dhe jane po ata pushtetare te Sali Bershes qe edhe tani qeverisin Shqiperine. Te njejte gje, te njejtart veprimre kunder pronareve, ben Rama tai, ne ditet e sotme, njelloj si Bersha, nuk i kthen pronat e ligjshme, por tallet me pronare, duke i shperblyer me disa qindarka.
    Te kthehen pronat dhe do shikohet si do ndryshoje shpejt Shqiperia, Shqiperia do marre formen e nje shteti veret demokratik, do vine me shpejtesi investitoret, do shtohen investimet, dhe Shqiperia do eci me shpejtesi drejt integrimit ne BE.

  8. Pellazgos says:

    Rrofte Mbreti,poshte Mbreti.
    Korrupsion ne Shqiperi?
    Cne vetem ketu?
    Eshte si te thuash qe ne Shqiperi ka ajer dhe une.
    Suksesi I amerikaneve ne Ballkan eshte krijimi i Shqiperise Islamike,d.m.th turkoalbania.
    E them kete,se kur fitoi Theofan Stilian Mavromatis Noli ne 1924 e quajture Qeveria Demokratike Amerikanet,Italianet,Serbet ishin kunder dhe donin nje njeriun e tyre dallkauk,servil,spiun,hajdut prandaj nuk e njohen si Qeveri.
    Keshtu erdhi Ahmet Zogu turku qe do perfundonte ne Angli!
    Po keshtu been edhe me futjen e Turqise Islamike ne Nato!
    Problemi ishte dhe eshte Rusia.Rusia me Dogmen e Pan Sllaveve clidhje ka me Greqine qe Serbet dhe Ruset njohen Maqedonine Sllave me qender ne Thesaloniki.
    Kete politike e paguajme ne me Greket qe jemi per mijera vjet, kemi pasur te njejtin armik per shekuj si Romaket pushtues,shkaterrues,vrase te Pirros, me vone Sllavet,pastaj Turqine dhe tani “miqte” e Natos.
    Zgjohuni dhe clirohuni nga Turqia.
    “Shqoperia” cdo dite e me shume po islamizohet,kush mendon se programi,lufta,qellimi I Turqise me Xhamite she Feja Islame eshte per paqekur ka ardhur me dhune ketu si produkt pushtimi eshte shume I gabuar she pasojat dihen.
    Kemi me qindra fakte,luftera, shkaterrime eshte wot.
    Prandaj po te donte Amerika nuk fuste ne Nato komunistet she Berishen pa hapur Dosjet.
    Po do ishte Drejtesia per kete popull te vuajture nga Regjimi I Diktatures Komuniste.
    Ketij qe thone tani per Korrupsion dhe Pallavra te tjera jane per injorante,idiote,hajdute.

  9. Vedat Shehu says:

    Moskthimi i prones se shtetezuar edhe nepermjet nocionit kolektivizim, ka qene strategjia antinacionalizmit Shqiptar qysh kur u shpall “Megaloidea Kryqetare Greke”. Nuk ka nevoje per argumentim, faktet historike te shpronsimit te shqiptareve deri ne asgjesim falsin vete dhe konfirmohen aktualisht. Shpronsimi dhe mishmashi ne pronsim eshte kyçi i politikave antikombetare .. Shpronsimin total e beri Enver Bolshevik Mashtruesi, Mishmashin e mbolli Ramizi dhe e kultivuan zbatuesit e Ramizit “novator” i Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X