Zv.ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zv.ministri i Mbrojtjes, Idlir Peçin, është liruar nga detyra.

Vendimi është marrë në datën 3 korrik në mbledhjen e radhës së Këshillit të ministrave.

“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- thuhet ne vendim.

Ka qenë vetë Peç, i cili ka kërkuar të lirohet nga detyra.

Për arsye personale dhe profesionale, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Do të doja të shfrytëzoja rastin për t’ju falenderuar për besimin tuaj ndaj meje në ushtrimin e detyrave të rëndësishme, fillimisht si zëvendësministër i Drejtësisë dhe më tej si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ju uroj përzemërsisht suksese në mandatin e dytë qeverisës”, thotë ai në kërkesën e tij.

Vendimi

VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Edi Rama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *