Marrëveshja Rama-Basha/ Selami: Ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët

18 Maj 2017, 13:29Politika TEMA

Deputeti demokrat Eudart Selami ka përshëndetur   marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.

“Ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Faleminderit BE! Faleminderit SHBA!”, shkruan Selami në Twitter.

Selami është një nga ata deputetë që njihen si “grupi i rebelëve” në Partinë Demokratike, bashkë me Majlinda Bregun, Jozefina Topallin, etj.

Kjo, për faktin se kundërshtuan bojkotin që partia më e madhe e opozitës i ka bërë Parlamentit dhe që paralajmëronte t’i bënte zgjedhjeve përpara se të arrihej marrëveshja për paketën McAllister.

2 komente në “Marrëveshja Rama-Basha/ Selami: Ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”

  1. shqiptar says:

    oooouuuuu !
    Po ti ku ishe gjate kesaj kohe o deputet i shqiperise ?!

  2. mirel says:

    Po, dite te mira per Shqiperine, partia e krimineleve futet ne gare per pushtet.
    Ku ishim? Asgjekundi.
    Cfare beme? Hic asgje.
    Vetem se po cimentohet perjete pushteti i pushtave.
    Ramuti kthehet ne absolutizem duke tundur para opozited krimet dhe faktorin popull qe i urren Berishjanet.
    Fajtori popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje