Zgjedhjet/ OSBE kundër pretendimeve të LSI, letër Çakos: Mirënjohje për bashkëpunimin, vlerësim të thellë për Policinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

OSBE-ODIHR ka vlerësuar rolin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor. Kreu i misionit vëzhgues në procesin e 25 Qershorit Peter Tejlor ka shprehur vlerësim të thellë për punën e bërë nga uniformat blu.

Ai ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë gjatë gjithë procesit zgjedhor. Tejler rrëzon kështu pretendimet e shprehura nga LSI e cila ka akuzuar rëndë policinë.

LSI ka shkuar deri aty sa ka akuzuar uniformat blu se kanë penguar deri edhe misionet vëzhguese të kryejnë detyrën. Por Tejler ka deklaruar se policia ka pasur sjellje korrekte.

“Në veçanti dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e përditshme nga drejtuesit e Departamentit të Sigurisë dhe për të gjithë Drejtuesit Rajonal të Policisë së Shtetit lidhur me sigurinë e ekipit tim.

Gjithashtu suksese në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet shtetasve shqiptar dhe Policisë së Shtetit”, shkruan Tejler në një letër për Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako.

Ai i shpreh Çakos mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer sipas tij me Misionin e Monitorimit me strukturat e policisë në të gjithë vendin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Zgjedhjet/ OSBE kundër pretendimeve të LSI, letër Çakos: Mirënjohje për bashkëpunimin, vlerësim të thellë për Policinë”

  1. Altini says:

    Bravo Policia e Shtetit! Mirenjohje!

  2. Lennard says:

    LSI ka zene vendin e Sali Kriminelit ,per te nxire cdo gje .Ata akuzojne Policine e Shtetit se nuk i la te shinin Leme .Te blenin apo te vidhnin votat per te dale Force e Pare sikunder e Reklamonin.Duhet qe mazhoranca e Re te hape mire syte ,te jete vigjilente dhe te beje cmos qe te mos miratoj Like Hajdut-Floririn te behet President.

  3. analisti says:

    Cakua i “Droges” apo Iliri i Floririt ose sic mund te njihet ndryshe Iliri me Bllok ne dore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *