ANALIZA/ Si ndikoi shtyrja e votimit me 60 minuta në marrjen e një mandati më shumë nga PS në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vendim kqz

Rreth orës 18:55 të datës 25 qershor 2017, vetëm 5 minuta përpara se të mbyllej votimi, KQZ lajmëroi se ka vendosur të shtyjë orën e votimit me 60 minuta.

Vendimi i minutës së fundit krijoi probleme dhe keqkuptime tek komisionerët, pasi në disa zona komisionerët e pranuan, në disa jo.

Për tu dhënë fund paqartësive KQZ dha një deklaratë për median rreth 15 minuta pas fillimit të shtesës së votimit, pra shumë vonë, ndërkohë që vendimi zyrtar u zbardh edhe më vonë.

Pati një debat mbi motivet zyrtare të KQZ: tri argumentet e tij ishin më shumë politike sesa ligjore, dhe përbëjnë një rast tjetër të standardeve të dyfishta.

Referimi në vendimin e KQZ të numrit të ulët të votuesve, citimi i një shifre për temparatura (KQZ nuk është institucion që mat temperaturat dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që temparatura të jetë e njëjtë në të gjithë territorin!!), apo alibia për festën fetare dhe ritet fetare, – një funksion ekstra i KQZ, – nuk gjen bazë ligjore dhe mbetet një rast studimi!

Kush përfitoi nga shtyrja 60 minuta e votimit?

Atë mbrëmje nuk kisha dilemë: përfitojnë partitë e madhe, sidomos partitë që kanë nivel të lartë mobiliteti, pra aftësi të organizojnë e motivojnë votuesit potencial të tyre për të shkuar tek kutia e votimit.

Kjo zakonisht ndodh me motivim politik, por edhe me forma të tjera jopolitike, përfshirë përdorimin e infrastrukturës teknike (mjete transporti falas, etj).

Tabela e IPR Marketing / Ora News jep të dhëna të detajuara mbi ndikimin e kohës shtesë tek partitë politike. Në 60 minutat shtesë votuesit i përkisnin 73.9% Partisë Socialiste, 13.2% Partisë Demokratike, 6.2% Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe 0-0.5% partive të tjera, ku më e penalizuara ishte LISTA dhe SFIDA.

A ka lidhje midis vendimit të KQZ (7 anëtarët janë përfaqësues politik të tri partive kryesore përfituese) me thirrjen e fundit partiake për mobilizimin e votuesve potencialë? Zyrtarisht jo.

Secila palë mund të ketë llogaritur interesin e saj, por baza e llogarive mund të ketë qenë e gabuar dhe në fund, përfituesi është i qartë, – pala që fitoi zgjedhjet.

A mund të ketë ndikim shtesa 60 minuta në rezultatin zgjedhor? Kjo kërkon analizë të detajuara zonë për zonë, sidomos ato ku votat e fundit përcaktuan mandatin, por një e dhënë është tashmë e qartë: në Tiranë mandati i fundit (gara midis numrit 19 të PS, 5 të LSI dhe 1 të PDIU) u vendos në minutat e fundit!

Të dhëna të tilla nuk janë kontestuese, por analizuese dhe një rast tjetër që duhet të na shërbejë për të kuptuar se rregullat e lojës në një fushatë elektorale, sidomos ditën e zgjedhjeve, nuk mund të ndryshojnë në minutat e fundit, dhe se pala garantuese e zgjedhjeve nuk mund të përfshihet direkt apo indirekt në favor të palëve të caktuara në zgjedhje.

Afrim Krasniqi- Instituti i Studimeve Politike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “ANALIZA/ Si ndikoi shtyrja e votimit me 60 minuta në marrjen e një mandati më shumë nga PS në Tiranë”

  1. Oketo says:

    Z.Afrim ,
    militantet e partive te medha qe kane nivel te larte mobiliteti, nuk e lene per te votuar ne minuten e fundit !
    Pra teza e juaj bie poshte .

  2. floriri i Bençes says:

    Artikulli eshte loje fjalesh, arsyetim bosh dhe keqdashes. Vete fakti qe gjate ores shtese kane votuar shume zgjedhes, do te thote qe vendimi ka qene i drejte, mos harroni qe ne vendet e europes votimet mbyllen ne oren 23.00!

  3. ILIRET says:

    Afrim, do te shpjegoj dicka teknike per te hedhur poshte gjithcka ti shkruan. Dhe te dalesh neser dhe te thuash: -Shashka qe hodha une… ( dmth, Afrimi)
    -Duke qene se isha ne administraten zgjedhore, jam dakort me ty qe vendimi nuk u prit mire nga asnje pale komisioneresh.
    – Ne shumicen e qendrave te votimit nuk pati asnje votues dhe ne shume pak QV, jo me shume se nje deri ne dhjete votues deri ne oren 20.00.
    -Komisioneret ne qendrat e votimit, te cilet gjate shtyrjes te orarit pane se, nuk kishin asnje votues, e mbyllen votimin dhe u nisen te paret per te dorezuar kutite e votimit ne qendrat e numerimit.
    -Ndersa ne ato QV ku vinin votues, por rralle, u detyruan ta mbyllnin votimin disa minuta para ores 20 dhe shume pak ose aspak QV fiks ne oren 20.
    -Pra kutite e votimit qe erdhen te parat ishin ato qe e mbyllen votimin ne oren 19.00 dhe keto u vendosen ne cep te salles, pastaj erdhen te tjerat dhe ne fund ato qe e mbyllen votimin rreth ore 20.
    -E di ti Afrim se kush kuti u numeruan te parat?
    -Kutite qe erdhen ne fund u numeruan te parat, sepse ato rastesisht, sipas radhes te ardhjes, mbeten te parat sepse blokuan, ngjeshen ne nje cep te salles ato kuti qe erdhen te parat. Dhe numerimi filloi pikerisht nga kutite qe erdhen te fundit.
    -Dhe ketu, bie poshte i gjithe shkrimi apo studimi i pastudjuar i jot. Pra nese ne fillim te numerimit ndonje parti e vogel e kishte mandatin, tregon se votuesit qe erdhen per te votuar pas ores 19, kane qene kryesisht te partive te vogla.
    -Dhe kur me vone, sipas radhes filloi numerimi i kutive te QV te cilat e kishin mbyllur votimin disa minuta pas ores 19, ose menjehere ne oren 19, ky mandat u humb. E kupton tani vijen llogjike?
    Pra votuesit qe u pergjigjen thirrjes te KQZ per te votuar pasi ishte shtyre orari i mbylljes se votimit ishin kryesisht te partive te vogla, PDIU dhe LSI. Keta votuan ne fund dhe votat e tyre u numeruan ne fillim ku u duk se po e mernin mandatin.
    Por edhe kjo nuk tregon fakt.Sepse cdo qender votimi ka specifikat e veta, por une kete deduksion e bera duke ndjekur llogjiken tende.

  4. Titi says:

    Ja pse ka te drejte Rama per kazanin, prodhohet nje gje pa sens logjik, hidhet ne treg dhe fillon analizimi sikur te jete mbi nje fakt themelor qe ka ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. Nderkohe qe duhet patjeter te lihen qendrat e votimit te hapura deri ne momentin qe qytetaret vazhdojne te shkojne per te votuar.

  5. Asus says:

    Ky eshte nje shkrim shkencerisht I pasakte dhe krejtesisht I paargumentuar. Me mendimet e shprehura, ne thelb, ky zotnia shtron problemin e vartesise se rezultatit te votimit nga numri I pjesemarresve ne votim. Them varsine nga pjesemarrja sepse ne kete rast zgjatja e kohes se votimit con ne rritjen e numrit te pjesemarresve ne votim. Pra keta dy faktore, koha dhe pjesemarrja, jane ne perpjestim te drejte pasi kur rritet njeri rritet dhe tjetri. Per te shpjeguar idene e vet, zotria duhet te ndertonte nje grafik ku te shprehte rezultatin e votimit ne funksion te numrit te votuesve, pra te kohes se votimit. Pastaj te analizonte grafikun e te na fliste per ato qe llomotit. Por qe te bej kete, zotria duhet te marre pak vesh nga statistika dhe varesite funkionale.
    Kerkesa per te zgjatur kohen e votimit ose maksimizuar pjesemarrjen ne votim nuk vepron per keq, pra nuk e deformon rezultatin e votimit. Perkundrazi, ky veprim e perafron ate me rezultatin real. E thene ndryshe, sa me shume pjesemarres ne votime aq me I sakte do te jete rezultati. Sa me pak pjesemarres, aq me I devijuar do te jete rezultati. Keshtu thote teoria e statistikes or ti I institutit te llafollogjise. Kjo eshte arsyeja perse ne te gjitha vendet ku votohet kerkohet pjesemarrje sa me e larte, qe votimi te prodhoje rezultat sa me real, thene ndryshe qe rezultati te shpreh me saktesisht frymen popullore. Rrjedhimisht, shtyrja e kohes se votimit nuk e ka deformuar rezultatin por ka bere qe rezultati I prodhuar ti jete perafruar atij real. Pra, rezultati I marre pohon se votuesit e Tiranes nuk e kane dashur nje deputet te PDIU-s dhe kjo fryme do dukej me qarte nese numri I votuesve do te ishte akoma me I larte ose votimi te ish zgjatur edhe me. Kjo qendron or tej, dhe jo ajo qe thua ti, sepse matematika eshte saktesi Jo llafollogji. Por meqe punon ne institut, lum si ne per institutetet, per profesoret e studimet e tyre dhe per ato qe I servirni publikut.

  6. cekja says:

    Qe votat e ores shtese kane shkuar 73% per PS, kete nuk besoj se mund ta kete shpikur “analisti” Krasniqi qe eshte zedhenes i Bamir Topit sepse eshte nje gje e verifikueshme, duke vecuar kutite e ngelura qe u hapen me vonese. Por Krasniqi me duket se e ka hallin gjetke me kete deklarate. E ka hallin se “partite e medha” sipas tij e nxorren Bamir Topin jashte loje ndonese ju sherbeu dy zoterijve, edhe Berishes edhe Rames. Mund te kete luajtur vertet

Lini një Përgjigje te Oketo Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *