Bota me sy tek takimi Trump-Putin, ja çfarë thotë presidenti i SHBA para përballjes historike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Takim historik quhet ai që pritet të mbahet sot mes presidentit te SHBA-ve, Donald Trump dhe atij te Rusise, Vladimir Putin.

Takimi pritet te zhvillohet gjate Samitit G20 në Hamburg, Gjermani dhe gjithe syte e botes jane pikerisht ne kete moment te rendesishem.

Lidhur me këtë, presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar sot në mëngjes në profilin e vet të Tëitterit se i gëzohet takimit me homologun rus.

“Iu gëzohem të gjitha takimeve të mia me liderë botërorë, përfshirë edhe takimin tim me Vladimir Putinin. Shumë për të diskutuar”, ka shkruar Trump.

Agjencitë botërore kanë njoftuar se Trump ka arritur në qendrën ku po mbahet takimi i G20-ës e takimi me Putinin është paralajmëruar më vonë në mbrëmje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *