Deputeti i PD zbulon se pse PD e braktisën 200 mijë shqiptarë: Nga marrëveshja Rama-Basha fituam 7 ministra teknikë (por PD humbi 10 deputetë)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në News24, deputeti i PD i zgjedhur në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu bëri thirrje që PD të bashkohet sërish, pasi sipas tij një forcë kaq e madhe ka hapësira për të gjithë.

I pyetur nga gazetari Rezear Xhaxhiu në lidhje me komentin e Jozefina Topallit se “ata që mbështesin Bashën nuk kanë lidhje me PD”, Shehu tha se PD duhet t’i lërë mënjanë këto ndasi.

Unë nuk e di se kush mbështet Bashën, kush Selamin, unë kam respekt për të gjithë brenda PD. Dua të gjithë të jemi sëbashku. Të gjithëve na bashkon një gjë më e madhe se ajo që na ndan në këto momente,” tha Shehu.
Deputeti demokrat dha dhe një mendim të tij në lidhje me arsyet se pse 200 mijë shqiptarë braktisën PD në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ka arsye që lidhen me probleme të PD, të energjisë në fushatë, të organizimit pavërësisht se kishim një program të shkëlqyer.

Rama s’kishte program, vetëm tallej me njerëzit. Keqpërdorimi i administratës, shitblerja e votës dhe terrorizimi nga kanabisi bënë që zgjedhjet t’i fitonin PD.

Nga marrëveshja Rama-Basha, PD doli e fituar, sepse mori 7 ministra teknikë,” tha Shehu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Deputeti i PD zbulon se pse PD e braktisën 200 mijë shqiptarë: Nga marrëveshja Rama-Basha fituam 7 ministra teknikë (por PD humbi 10 deputetë)”

  1. akrepi says:

    Po mire more Tritan po puna e qeverise Rama nuk ka ndikuar fare ? Harruat ju qe late nje shtet rrumpalle,qe vodhet sa mundet ne cdo drejtim, qe bete vjedhjet qe mund te quhen vjedhjet e shekullit ;Rruga e kombit 235 million euro CEZ 400 million Euro .miljona te tjera nepermjet Albpetrol ,etj,Po vrasjet ne boulevard nuk kane ndikuar?E shume krime e vjedhje te pa numurta qe do nje roman ti pershkruash,si thoni ju te PD nuk ndkojne per te humbur vota?Ndersa Rama beri reforma dhe po ben shtet,po ndryshon faqen vendit.po rrit ekonomine .Populli votoj Ramen qe te perfundoje punen e nisur te berit shtet ,te perfundoje reformen ne drejtesi qe te denohen kriminelet dhe hajdutet e pa denuar pamvaresisht se kush jane ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *