Djali i Fahri Balliut kundër Bashës dhe Ramës: PD humbi në zgjedhje të lira e të ndershme. S’ja ul kokën familjes sime

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Klevis Balliu, deputeti më i ri i PD-së që fitoi mandatin e tij 4-vjeçar për qarkun e Pogradecit, i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit.

Ai tha se Rama kishte folur disa herë për ‘dinastinë Balliu’, ndërsa deputeti shtoi se objektiv i tij ishte zgjidhja e problemeve të qytetarëve.

I ftuar në ‘Opinion’ në ‘News24’ mes të tjerash Balliu tha se kurrësesi nuk do donte që t’i ulte kokën familjes së tij.

“Unë kam dhe pasionin dhe dëshirën për të bërë këtë detyrë, por edhe ndaj familjes time. Unë nuk mund ti ul kokën familjes time. Jemi një familje e nderuar.

Zoti Rama e ka quajtur ‘dinastia Balliu’, por unë nuk mund të shkel mbi familjen time.

Me mua janë marrë shumë për çështje personale, jo është djali i këtij, jo atij. Jo është i gjatë, jo… S’do merrem me këto”, tha Klevis Balliu.

Mes të tjerash Klevis Balliu, i cili ishte renditur i katërti në listën e PD-së, u ndal edhe tek zgjedhjet për kreun e ri brenda partisë së tij.

Ai pohoi se Basha dhe Selami janë dy asete të çmuara për PD-në.

“Mendoj se PD është pasuri kombëtare, ka qenë dhe do të mbetet. Kam dëgjuar shumë se gjatë këtyre zgjedhjeve humbi PD, apo Basha.

Unë do ti quaja se kanë humbur në zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe jo në zgjedhje të vjedhura. Këto probleme kanë qenë, por jo në këtë masë.

Kur blihet vota në këtë industri, nuk humb asnjë parti. Marrëveshja me PD-PS pretendonte që zgjedhjet të ishin të lira dhe të ndershme. Por zgjedhjet u blenë.

Sot humbën shqiptarët jo partitë politike. Ata do përfaqësohen nga njerëz që nuk vlejnë, që do shkojnë në Kuvend. Është një garë që vlen për t’u vlerësuar për nga qytetaria e saj. Janë dy kandidat që kanë programe të ndryshme, perceptime të ndryshme.

Cilindo nga ata kandidat të fitojë, do i jap mbështetjen time. Ka të djathtë që përdorin teza të Ramës apo Veliajt, kundër Bashës e PD. Ka elementë të PD që kanë qenë 8 vite ministra dhe s’kanë mbajtur përgjegjësi për humbjen e PD. Zoti Basha dhe Selami janë asete të PD-së”, theksoi ai.

Po ashtu, Balliu denoncoi publikisht edhe disa raste të abuzimit gjatë procesit zgjedhor.

Fushata ndryshoi me planin që kisha në fillim. Nuk e kisha idenë për problemet që kishin njerëzit.

Në korrik duhet t’i vizitojë të gjithë këto fshatra, pasi nuk i njeh dot problemet e tyre. Në Pogradec, apo në fshatrat e tij nuk ka nevojë për zbukurime të tilla si kulla e Korçës.

Njerëzit atje kanë nevojë për mbështetje ekonomike dhe janë pa rrugë. Që në fillim kam pasur pritshmëri të larta për rezultatin në Pogradec, por edhe në përgjithësi. Të gjithë e mendonin se pozicioni i katërt ishte i sigurt, duke pasur parasysh që në 2013-ën PD kishte marrë 5 mandat.

Pavarësisht humbjes së zgjedhjeve, kjo nuk është justifikim për mua dhe deputetë të tjerë. Unë kam bërë fushatë me idenë e fitores apo dhe jo. Probleme në procesin zgjedhor kam parë raste të tillë që në orën 10:00.

Në një fshat kam parë që një komisioner i djathtë kishte marrë një shumë parash që të shtrembëronte rezultatin. Madje në një qendër tjetër nuk kishte fare komisioner të PD dhe të LSI, ata nuk ishin lejuar.

Nuk kam prova me filmime apo foto. Kishte një lloj dakordësimi mes numëruesve të PD dhe atyre të PS, në një qendër në Korçë. ishte e dukshme, pasi ata nuk po lexonin fare votat, por i kalonin pa shënuar.

Njerëzit kanë humbur shpresën tek klasa politike, keq më vjen ta them që qoftë demokratë apo socialistë. Duhet t’i kthejmë shpresën njerëzve. 60 përqind e qytetarëve nuk kanë dalë në zgjedhje”, tha Klevis Balliu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Djali i Fahri Balliut kundër Bashës dhe Ramës: PD humbi në zgjedhje të lira e të ndershme. S’ja ul kokën familjes sime”

  1. Gjini says:

    Aman, o Mero, mos na i nxirr më në gazetë, se na bëjnë me vjellë.

  2. liria says:

    Po ky e kupton veten se çfare monstre eshte. Pse i thone: beme babe, te te ngjaj. Familja Balliu me e degjeneruara dhe e degraduara.

  3. Pojanaku nga Zvezda says:

    Dua ti them ketij Balliut te vogel se do beje mire te rije larg debateve,mbasi eshte pjelle e nje haleje,nje mostre.Keshtu eshte kur paguan baba haleja djali behet deputet..Ka nje shpreheje popullore qe thote:-mut i jati e mut i biri, mut ai qe beri t’ane.Rrace pisas,vute pata me pune te qelbura,se po te jete per pune te gjithe punojme,po vetem per buke.

  4. Naftetar i vjeter says:

    yryly tyryly ishte nje gomar balli u bene dy.

  5. Populli says:

    Nxirrni kete fotografi te te jatit ketij vemje-deputetit te ri dhe e ka marre damken e thithelopes.

  6. Lili says:

    Pra si njeri qe kandidon per deputet,pse nuk bene nje kallezim penal per ato kutite qe marreveshja paska anashkaluar,pse nuk jep emrin e atij perfasuesit te djathte edhe vendvotimin.

  7. I drejti says:

    Nuk e di se ç’perfaqeson ti por me ate baba qe ke te veshtire do ta kesh more djale.

    1. Milo says:

      Po ti dhe yt ate sa gjobe i paguat lylit qe te vuri ne liste. Mjere shqiperia nga kush perfaqesohet ne kuvend nuk negli krim haleje pa u ber deputet.

  8. DALLTON says:

    Kur u be edhe ky “KELLIRA”e Slabinjes deputet mos ngelte njeri pa u bere deputet,por a do I rezistosh dot Edit se me ty, ai do talli “menderen aty ne Parlament,se ti je edhe I pregatitur shume se I ke njgjare babajt I cili e dreth si kurve nga fryn era.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *