DOSSIER/ Pushimet e Enverit dhe Nexhmijes në Karlovy Vary dhe xhelozia e Fiqiret Shehut. Si e refuzuan çekët kërkesën e Kryeministrit

7 Korrik 2017, 12:35Dossier TEMA

Udhëheqësi shqiptar, Enver Hoxha, pushimet i kalonte familjarisht në Shqipëri, kryesisht në Vlorë dhe në Pogradec, në vilat qeveritare. Këto dy vende ishin destinacionet e tij të preferuara.

Madje në Pogradec ai ishte deri në vitet e fundit të jetës.

Pjesëtarët e familjes Hoxha, por edhe të gjithë Bllokut, kishin një trajtim special, mjekë në dispozicion, personel shërbimi, dyqane ku mund merrnin ushqim dhe veshje perëndimore falas, një seri vilash dhe shtëpish pushimi në gjithë Shqipërinë dhe shumë benete të tjera.

Por, para vitit 1960, para se të pritesheshin marrëdhëniet me BS dhe vendet e kampit socialist, Enver Hoxha i ka kaluar pushimet familjarisht edhe jashtë shtetit. Pushimet e fundit kanë qenë ato të verës së vitit 1958, të cilat i kaloi në Karlovy vary të Çekosllovakisë. (në atë kohë Çekia dhe Sllokavia ishin në një shtet të përbashkët).

Ideja për pushimet e familjes Hoxha kishte lindur që në maj 1958, kur ambasadori Çek në Tiranë njoftonte se „gjatë pritjes së organizuar më 9 maj, Nexhmije Hoxha tha se është e sëmurë, pasi vuan nga një sëmundje në mëlçi dhe mezi po i pret pushimet ne Karlovy vary.

“ Në telegramin e datës 5 korrik, ambasadori çek njofton se „Prifti nga Komiteti Qendror i PPSH, me porosi të Hoxhës, më njoftoi se Hoxha do të vijë me datë 11.7 me avionin TU104, i cili do te sjellë studentët shqiptarë, dhe po këtë ditë do të kthehet prapë në Pragë.

Do të vijë Hoxha me gruan, 3 fëmijë, kujdestarja, doktori, i cili ka studiuar në Çeki dhe di çekisht, i cili njëkohësisht do të jetë dhe përkthyes, kuzhinieri dhe dy shokë që do ta shoqërojne atë.

Gjithsej 10 vetë. Akomodimin do ta mirëprisni.“ E diskutova këtë me zotin Vojtech të KQ të Partise Komuniste Çekosllovake, i cili do të interesohet për akomodimin e sh. Hoxha. Vila është siguruar. Shihet vetëm mundësia e pjesëmarrjes së dikujt për t‘i uruar mirëseardhjen“.

Nga një tjetër telegrm i datës 3 shtator 1958, kuptojmë se Enver Hoxha ishte familjarisht për pushime në Karlovy vary dhe kishte mbetur shumë i kënaqur nga qëndrimi aty, pasi ishte hera e parë që vizitonte Çekinë. Ja telegrami i ambasaborit çek: Më datë 1 shtator, në ora 12.00, me ftesen e tij vizitova Hoxhën. Më priti me një përqam miqësor e me lot në sy.

Më tha se më kishte ftuar që të më tregonte mbi qëndrimin e tij në Çekosllovaki dhe falënderoi të gjithë shokët tanë për pritjen e jashtëzakonshme dhe miqësore.

Më tha se kishte pasur ndërmend të bënte një vizitë në ambasadë, së bashku me gruan, por kur mori vesh qe gruaja ime ishte në Pragë, ndryshoi mendim.

Pastoj foli për përshtypjet e tij nga Karlovy vary dhe udhëtimin i tij në Çekosllovaki. Admiroi nivelin e lartë politik e ekonomik të sekretarëve të rretheve, drejtorëve të ndërmarrjeve, inxhinierëve dhe punëtorëve dhe në përgjithësi të gjithë standardin e jetesë.

Qëndrimi në Çekosllovaki i dha Hoxhës shumë. Më parë e kishte njohur Çekosllovakinë vetëm nga materialet e gazetave dhe dokumentet politike, si një vend i zhvilluar industrial. Por, njohja në vend i tejkaloi të gjitha përshtypjet e tij. Përshtypjet e tij ishin kaq të fuqishme sa menjëherë pas mbërritjes në Tiranë mblodhi të gjithë antarët e Byrosë Politike dhe i njohu me qëndrimin e tij në Çekosllovaki.

Theksoi profesionalizmin e lartë të mjekëve tanë dhe shprehu kënaqësinë se gjendja e tij shëndetësore u përmirësua në mënyrë thelbësore. Vlerësoi kujdesin dhe vëmendjen e kuadreve të lartë drejtues të partisë dhe veçanërisht të shokëve Novotni, Shiroki, Bacilek dhe të shumë të tjerëve…

“ Një vit më pas Hoxha, mendoi përsëri të kalonte pushimet në Çeki, pasi klima i kishte bërë shumë mirë dhe shëndeti ishte përmirësuar shumë. Ishte 50 vjeç dhe atmosfera në Kampin Socialsit po lëkundej.

Në telegramin e tij datës 10 qershor 1959, ambassadori çek njoftonte: „Në pritjen e organizuar me rastin e largimit të delegacionit të Koresë, Hoxha më tha se me ftesë të Komitetit Qendror të Partise Komuniste të Çekosllovakisë do të vijë në Çekosllovaki për pushime me gruan. Fëmijët nuk i përmendi.

Na njoftoni, nëse ftesa është për të gjithë familjen“. Përgjigjja nga Praga i vjen: „Shoku Shurina u informua nga shoku Herman i KQ të Partisë Komuniste Çekosllovake, i cili theksoi se nuk është e nevojshme që titullari ynë në Tiranë të ekspozohet. Nuk është e rëndësishme nëse shoku Hoxha vjen me gruan ose me fëmijet.

Dhe alternativa e parë dhe e dyta nuk na krijojnë asnjë problém. Duhet ta lëmë në dëshirën e shokut Hoxha nëse vjen me fëmijët. Nga pikëpamja e qëndrimit në Republiken e Çekosllovakisë kjo nuk është e rëndësishme.

“ Një muaj më vonë, është kryeministri Mehmet Shehu dhe bashkëshortja e tij, Fiqirete, që këmbëngul që, edhe ata t’i kalojë pushimet në Çeki, si shoku Enver. Ndoshta i shtyrë nga xhelozia, apo nga panorama e bukur që bëri në Byronë Politike Enver Hoxha, pasi u kthye nga pushimet, apo nga faktorë të tjerë.

Gjatë bisedës me kryetarin e qeverisë dhe me bashkëshorten e tij, ra fjala edhe për Çekosllovakinë, në lidhje me pushimet.

Shoqja Shehu, me këtë rast, më pyeti se në çfarë muajsh, përveç qershorit, korrikut dhe gushtit, në Çeki është kohë e bukur. Doja të pyesja nëse është e mundur që të ftohen këtë vit.“ Përgjigja i vjen ambasadorit me telegramin e datës 13.7.1959: „U diskutua me shokun Herman të KQ të Partisë Komuniste Çekosllovake, në lidhje me pushimet e kuadrove shqiptarë në Çekosllovaki.

Kuota e pushimeve të kuadrove shqiptarë për këtë vit është ezauruar (meqenëse Enver Hoxha kishte vendosur që edhe këtë vit, për të dytin vit radhazi t’i kalonte pushimet në Karlovy vary).

Meqënëse për pushimet e kuadrove drejtues partiakë jashtë shtetit vendosin organet e atjeshme partiake, dhe se as shoku Hoxha nuk ishte i ftuar për pushime këtë vit, nuk duhet të ndërmarrësh asnjë inisiative në lidhje me pushimet e Shehut me familje në Çekosllovaki.

“Ndërkohë, po në këtë telegram vijon njoftimi se „Sipas informacioneve nga KQ i Partise Komuniste Çekosllovake ky është avioni që do të sjellë në Çeki për të kaluar pushimet shokun Enver Hoxha me familjen.

Në avion do të jetë dhe një punonjës i Ministrisë së Brendshme, i cili do ta shoqërojë shokun Hoxha gjatë rrugës“. Këto ishin pushimet e fundit të Enver Hoxhës jashtë vendit./ politiko.al

2 komente në “DOSSIER/ Pushimet e Enverit dhe Nexhmijes në Karlovy Vary dhe xhelozia e Fiqiret Shehut. Si e refuzuan çekët kërkesën e Kryeministrit”

  1. aristoteli says:

    pordhi kali n der t hanit
    pordhi machi n der t kalit
    pordhi gomari n der t parlamentit
    pordhi miu n der te mbretit,
    pordhi sala permbi kasl
    pordhi edi mbi hajvan
    pjerdh shqiptari ne tigan
    qeni pjerdh dhe ben ham ham
    pjerdh kafshnija
    pjerdh mileti
    ne shqipni
    e jashte shteti
    nga Europa n amerik
    pjerdh azija ne afrik
    krejt po pjerdh planeti tok
    pjerdh ne byth
    e pirdh ne kok…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje