Flamurtari merr një lojtarë nga Shkëndija Tetovës, Duro: Objektivi? Është herët të flasim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, do të afrojë nga Shkëndija e Tetovës edhe një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Artim Pollozhanin, 35-vjeçarin i cili aktualisht është lojtar i lirë mbulon disa pozicione si në mbrojtje edhe në mesfushë.

Diçka të tillë Duro e ka zbuluar në një intervistë për “Supersport”, teksa gjithashtu ka komentuar objektivin e Flamurtarit në sezonin e ardhshëm.

Puna në sezonin që lamë pas

“Së pari duhet të konsiderohet pozitiv që Flamurtari qëndroi mes më të mirëve. Dalja e Tiranës tregon që rivaliteti ka qënë i madh. sapo mbaroi kampionati kemi ndërtuar një skuadër thuajse të re, e gatshme për të përballuar edicionin e ri. Puna e trajnerit vështirësohet kur skuadra ndërtohet pothuajse nga e para. Mendoj që kam bërë një punë të kujdesshme për të kompletuar ekipin në çdo repart. Sigurisht që nuk kanë ardhur të gjithë lojtarët që kam kërkuar pasi kanë qënë nën kontrata me klubet e tyre.”

Merkato

“Kam përshtypjen që sot skuadra është më e plotë me ardhjen e Sidibesë dhe Kamarasë. I fundit që do të vijë është Artim Pollozhani, një futbollist që në edicionin e fundit ka qënë stabël me Shkëndijën. Pollozhani është një futbollist polivalent që mbulon disa role dhe ka një gjendje të mirë fizike.”

Kërkesa në FSHF për numrin e të huajve

“Ne kemi bërë një kërkesë si çdo klub tjetër për të shtuar numrin e të huajve në fushë. Por njëkohësisht kërkesë specifike ishte që shqiptarët e Maqedonisë të mos konsiderohen si të huaj, pra që të mos kemi diferenca meqënëse edhe shqiptarët e Kosovës nuk konsiderohen të huaj. Kjo kërkesë u miratua, ndërsa ajo e shtimit të të huajve jo.”

Objektivi

“Përgjegjësia në merkato ka qënë e imja. Dua të falënderoj zotin Idrizi pasi ka qënë një bashkëpunim pozitiv, ku më ka lënë kompetenca të plota duke plotësuar çdo kërkesë financiare. Është herët të vendosim objektiva sepse është një kampionat i fortë, ku ne jemi ndërtuar nga e para. Dua një ekip konkurrent deri në fund të kampionatit.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *