Kaç Islami kundër Bashës: PD të analizojë humbjen, është më pak e organizuar se PS. S’ndjehesha mirë në Kuvend, do votoj per kreun e PD…!

Deputeti Kastriot Islami thotë se PD duhet të bëjë një analizë të hollësishme për shkaqet e humbjes së thellë në 25 qershor.

I ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, Islami i cili nuk u përfshi në listat e deputetëve në 25 qershor, thotë se PD vuan mungesën e organizimit ndryshe nga PS.

Për PD-në janë të rëndësishme dy aspekte, ai i brendshëm dhe çështja e një analize. Kjo e ndarë në dy aspekte, në adresimin e problemeve të kësaj fushate por dhe përtej fushatës, çështja e organizimit partiak të PD.

PS është më e organizuar. PD është parti e bazuar në frymë, nga protesta, si një parti antikomuniste”, tha ai.

Si një prej arkitektëve të sistemit zgjedhor aktual proporcional rajonal, Islami thotë gjithashtu se rënia e PD erdhi si rezultat i mungesës së koalicioneve në zgjedhje.

Kastriot Islami nuk ka asnjë keqardhje që s’do jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Ish-socialisti i cili nga 2013-a ka kaluar në radhët e PD, nuk u përfshi në listat e deputetëve në 25 qershor, duke dalë kështu jashtë Kuvendit për herë të parë që nga 1991.

“Ndjehem i qetë që nuk do jem pjesë e parlamentit, prezenca ime aty më bënte të ndjehesh jo mirë”, u shpreh Islami.

Pavarësisht se nuk u përfshi në lista, Islami thotë se do vijojë kontributin në PD. Duke komentuar garën për kryetarin e PD, ish-deputeti socialist shtoi se do ushtrojë votën në 22 korrik.

Z.Islami, nuk do jeni pjesë e parlamentit të ardhshëm, si ndjeheni?

Ndjehem i qetë që nuk do jem pjesë e parlamentit, prezenca ime aty më bënte të ndjehesh jo mirë. Jam kthyer nga Franca për të dhënë për vendin, kuptohet një kontribut modest, individi nuk mund të japë më shumë. Mesazhi im pas një karriere të gjatë, është se kam funksionuar pa servilizma, por me kontribut racional.

Berisha më propozoi të jem pjesë e listës në vitin 2013 dhe e pranova me kënaqësi. Jam ndjerë keq në atë Parlament, pasi gjuha e përdorur nuk ishte ajo që doja. Ka nga ato që janë të mirë e me reputacion, por dhe levat e padukshme kanë sjellë deputet të rinj.

Keni pasur ndonjë bisedë me z.Basha për të qenë në listat e kandidatëve?

Në eksperiencën time 27 vjeçare s’kam bërë biseda për të qenë apo jo në lista. Kam një parim në jetë: vazhdoj të punoj çdo ditë. Dhe nuk merrem me biseda jam apo nuk jam në listë. Nuk ka pasur asnjëherë në këto 27 vjet, kam qenë apo s’kam qenë në listë.

Unë punoj, nëse i duhem në nëj moment të caktuar një force potlike si dikur PS-së, natyrisht jam ftuar për të qenë në listë dhe e kam pranuar me kënaqësi. Këtë radhë nuk kam bërë asnjë lloj negocimi.

Një lloj zhgënjimi e keni nga z.Basha? Keni dhënë një kontribut të vyer si kundërshtar, ndoshta edhe më shumë se deputetët e tjerë të PD duke i njohur pikat e dobëta Ramës?

Qëndrimi im nuk ka të bëjë me individin Rama as me të qenurit në PD. Unë kam vendosur të kthehem nga Franca në Shqipëri bashkë me familjen time për të dhënë një kontribut modest.

Keni pasur detyra të rëndësishme, deri në zv/kryeministër e kryetar parlamenti…

Po por kontributi i individit në një sistem demokratik është modest. Natyrisht kam pasur pozicione të larta dhe jam munduar që marrëdhënia ime të jetë marrëdhënie me të vërtetën. Asnjë s’mund të thotë se ky s’është me përgatitjen e duhur profesionale dhe politike. Marrëdhënia ime ka qenë ajo me të vërtetën.

Pse humbi kaq thellë PD? Kur besonin se ky sistem, ku ju keni kontributin tuaj nuk lejonte fitore të thellë, PS bëri 74 mandate…

Në këto zgjedhje kanë ndodhur disa dukuri, numri i votuesve në krahasim me 2013 u reduktua me 143 mijë votues.

Numri i zgjedhësve është rritur, por i votuesve ka rënë. Parametri i dytë: Janë rritur me 130 mijë vota më shumë, LSI +45 mijë vota, PS +50 mijë vota, PDIU +31 mijë vota, kjo në mënyrë heterogjene.

E treta, PD është zvogëluar si PS me 73 mijë vota më pak, ndërsa si aleancë humbi 200 mijë vota, nga kjo përqindje ka dhe ato që nuk morën pjesë në zgjedhje.

Ju i jepni një përgjigje?

Rritja e partive opozitare lidhet me blerjen e votës dhe kërcënimin.

Si i shihni zgjedhjet bvrenda PD dhe si iu duket Eduard Selami në garën për kryetar të PD? Ka qenë i heshtuar, a është kjo një dobësi për të?

Nga poziconi që kam patur dhe kam, nuk më lejohet të prodhoj një lajm, por kam respekt për të si figurë.
Unë kam respekt për z.Selami. Eshtë një nga figura te PD i cili ndoshta në parlament nuk ka qenë ndër ata që ka folur shpesh, por edhe unë nuk kam folur shumë në atë parlament.

Kjo pasi realisht në atë parlament fjala nuk kishte shumë vlerë. Selami ka qenë kritik dhe ka mbajtur qëndrime të rëndësishme për çështje që kanë shqetësuar PD-në.

Një eksponent i PD ka thënë se si mund të na përfaqësojë ai që s’ka folur asnjëherë…

Për PD-në janë të rëndësishme dy aspekte, ai i brendshëm dhe çështja e një analize. Kjo e ndarë në dy aspekte, në adresimin e problemeve të kësaj fushate por dhe përtej fushatës, çështja e organizimit partiak të PD.

Kush është më e organizuar PD apo PS?

PS është më e organizuar. PD është parti e bazuar në frymë, nga protesta, si një parti antikomuniste. PD duhet të luftojë fenomenin e shitblerjes së votës. Nëse kjo nuk bëhet, Shqipëria do shkojë në një rrugë e cila s’do jetë e mirë për brezat e ardhshëm, e cila mund të sjellë edhe destabilitetin e vendit.

Ju në 22 korrik do votoni?

Sigurisht që do votoj.

Kë do votoni?

Vota është e fshehtë.

A do jepni kontribut në PD?

Do vazhdoj të jap kontribut maksimal për të vërtetën dhe për interesin publik. Kam bërë një deklaratë që qenie ime në PD më ka lejjuar të korrigjoj një gabinm që kam bërë në 1191. Do vijoj të kontribuoj, por se sa aktiv, kjo varet nga ftesat. Do jap kontribut për interesin publik dhe të vërtetën.

Për Z.Basha çfarë qëndrimi keni?

Le të presim rezultatin e 22 korrikut dhe në mbledhjet ku do të jem i ftuar, do të shprehem konkretisht.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Kaç Islami kundër Bashës: PD të analizojë humbjen, është më pak e organizuar se PS. S’ndjehesha mirë në Kuvend, do votoj per kreun e PD…!”

  1. albani says:

    Po ti more Njeri i Zi! Ku ishe ti me kalkulimet logjistike? Po ku ishe dje, para zgjedhjeve, dua te them? Apo flet tani qe nuk je me deputet dhe te iken privilegjet.? Shiko gjen ndonje parti tjeter per te spiunuar, se spiun dhe kolone e peste ke qene ne PS.

    Po Salihi cfare thote qe nuk je me deputet? Mesa duket ai do te jete pa ty, pa ndihmen tende dhe pa keshillat e cmueshme qe i jepje, kohe mbas kohe.

    Kaq e pate o sharlatan! Sharlatan ke lindur dhe sharlatan do te vdesesh!

  2. Populli says:

    Kastriot Islami eshte nje Moster qe e vlen te studjohet ne shkollat politike se si mund te transformohet Njeriu ne Monster.

  3. Don says:

    O Kaco, e morem vesh qe punon pa u lodhur po cfare pune ben mor aman. Permend me lart qe nuk e duroje gjuhen e perdorur ne parlament nderkohe qe ti ishe deputeti me pervers duke perdorur fjalor rrugaci kunder kryeministrit ne salle ne trasmetim televiziv direkt.
    Spiuna dhe perverse si ty o Kaco nuk i duhen as dreqit. Ty nuk te duan as ne France dhe as ne shqiperi sepse ti je kac i zi pa burreri.

  4. Shqiptari Ilirise says:

    Me kalimin ne PD rregillova nje gabim qe ber ne 91′- thote ky birboja.
    Aq legen je mor K….. sa nuk ke piken e turpit.Po 22 vjet si ke jetuar me kete gabim?
    Yyyyy….zarbo!
    Demek ike te PD per te korigjuar gabimin ti xhuxh.
    Ptuuuu…!
    Ti u hodhe me PD se e ndjeve qe nuk do ishe me ne lista mor fosil dhe hengre dhe 4 vjet te tjera me PD.Dhe ja ku ke sot i hedhur si m…qeni e na broçkullit duke na treguar sa parimor je.
    Po ik o qenef mbylle qe per nje karrige deputeti shet edhe tet ate.

  5. Jimi says:

    Mire PS-ja qe te abandonoi, por PD-ja te nxorri me shqelma, dhe tani ti po na mbush mendjen, se ata duan qe te kene ne gjirin e tyre, por ti ende nuk ke vendosur se si do te veprosh! Jo mor jo ty ta pine lengun si te majtet e te djathtet, tani ti nuk i duhesh as dreqit, por me mire ike e zhduku prapa djellit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *