Këshillat/ Myku në lëkurë, ja si të mbrohemi gjatë verës

7 Korrik 2017, 14:56Shëndeti TEMA

 

Stina e nxehtë shton problemet e sëmundjeve mykotike të lëkurës. Për mjekët, “faji” është i klimës së nxehtë dhe të lagësht, që përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit.

Myku i lëkurës është një sëmundje e përhapur gjatë kësaj stine. Myku lind si pasojë e shtimit të djersës dhe si rrjedhojë e këtij fenomeni ulet ph i aciditetit të lëkurës, duke krijuar kështu kushte të favorshme të zhvillimit të mykut, që janë shkaktare të sëmundjes mykotike.

Zakonisht, nga kjo sëmundje preken njerëz që bëjnë profesione të ndryshme dhe që janë të detyruar të mbajnë këpucë, siç janë ushtarakët, policët dhe disa profesione të tjera.

Myku shfaqet kryesisht midis gishtave të këmbëve, por nuk mund të përjashtohen edhe vende në pjesë të ndryshme të trupit.
Personat, të cilëve iu është krijuar myku, në fillim kanë skuqje në vendin e shfaqjes së tij, çarje të lëkurës dhe iu krijohen disa flluska që pas disa ditësh zverdhen, pra qelbëzohen dhe kështu shfaqen shenjat e infeksionit.

Kjo mund të quhet dhe një myk i infektuar. Për të kuruar një pacient që ndodhet në këtë gjendje, fillimisht duhet trajtuar në dy pista që janë: shkaku i shfaqjes së kësaj së- mundjeje dhe e dyta infeksioni dytësor.

Kujdesi

Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, gjatë kësaj stine, një kujdes i veçantë duhet treguar gjatë ekspozimit në diell, i cili nuk duhet që t’i kalojë caqet e tij. Kujdes duhet të kenë gratë, pasi në këtë stinë rrezikon t’iu shfaqet lukusi i inflamatodës, diskozës ose i gjeneralizuar.

Gjithashtu, rrezikohen të shfaqen edhe disa njolla të bardha në fytyrë dhe në duar. Këtu veçohen edhe disa sëmundjet infektive, sidomos tek fëmijët e vegjël. Kjo ndodh për shkak të qëndrimit në zona të papastra, që janë lënë në mëshirë të fatit.

Vendet ku ka mbeturina pa kriter, në plazhe apo zona turistike, janë tepër problematike dhe shkaktojnë së- mundje infektive. Të njëjtin efekt mund ta japin edhe ambientet e ujit të papastër në disa zona, ku sasia e mikrobeve e kalon 2-fishin apo 3-fishin e mikrobeve.

Në ambientin e ndotur me mbeturina, shkak për fillimin e infeksioneve mund të bëhen edhe mushkonjat dhe mizat e ndryshme. Tek fëmijët me lëkurë të dobët fizikisht dhe dermatologjikisht, sëmundjet janë më të predispozuara për t’u shfaqur.

Kështu, shenjat shfaqen në fytyrë, në duar me flluska të vogla në fillim të ujshme, të cilat më vonë infektohen. Më vonë ato acarohen dhe këto sjellin një temperaturë të lartë.

Klima

Klima e nxehtë dhe e lagësht përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës. Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes.

Preken të dy sekset, por më tepër seksi mashkull sesa femër. Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më pak të ekspozuara ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione, si për shembull, aktivitetet sportive, higjiena jo e përsosur, mënyra e veshjes etj. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët.

Faktorët

Faktorët predispozues për shfaqjen e sëmundjes klasifikohen në të jashtëm dhe në të brendshëm. Ndër faktorët e jashtëm përmenden: përdorimi i rrobave të përbashkëta, si këpucë, pantofla, kapele, rroba sintetike të ngushta, këpucë plastike, të cilat krijojnë mikroklimë të disfavorshme dhe e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj infeksionit.

Ndërsa si faktorë të brendshëm, më kryesori është mosha, pasi vihet re se shfaqja e këtyre sëmundjeve rritet me rritjen e moshës.

Faktorë të tjerë të brendshëm janë dhe disa sëmundje: diabeti, mbipesha, pacientët që trajtohen me kortizonikë imunosupresorë (për sëmundje të tjera).

Mjekimi

Këshilla e parë që jepet në këto raste është shmangia e vetëmjekimit. Kontaktimi me mjekun specialist që në momentin e parë që shfaqen problemet, ndihmon në trajtimin në kohë të sëmundjes. Skema e mjekimit varet nga shkalla e sëmundjes.

Që do të thotë se, në rastet kur sëmundja shfaqet në formë të lehtë, mjekimi lokal me antimykotik, është mjaft i mirë dhe efikas. Mjekimi medikamentoz duhet të realizohet vetëm nga mjeku specialist dermatolog që në shfaqjen e shqetësimeve të para, në mënyrë që të parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytësore.

Në format e lehta mund të përdoren vetëm mjekimet lokale, ndërsa në format e avancuara është i këshillueshëm mjekimi sistematik për dy javë i shoqëruar me mjekime lokale.

Është i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë 1-2 muaj për të parandaluar përsëritjen. Gjithashtu, rekomandohet që dhe pas trajtimit, për larje të përdoren shampo dhe detergjentë që përmbajnë antimykotikë.

Mosha

Disa sëmundje si: diabeti, mbipesha, pacientët që trajtohen me kortizonikë imunosupresore për sëmundje të tjera.

Simptomat

2 komente në “Këshillat/ Myku në lëkurë, ja si të mbrohemi gjatë verës”

  1. Zigur Qarri says:

    Myku i shfaqur si njolla te bardha ne lekure,veçanerisht ne kurriz,ka marre permasa te frikeshme,
    sidomos nga ndotja e Detit.Larg edhe nga pishinat,sepse 100% tyre jan jasht çdo standarti sanitar.
    Shampot kundra zbokthit,ne raste jo shume te renduara,ka efekt pozitiv.

  2. Dr Arqile boti says:

    E more vesh more cillo si behet leku?
    Ja ta thom une. Mos u mjeko vete thote doctori me ilace naturale , por hajde vete tek mjeku specialist, sigurisht jo pa lek , se pa lek sja jep plaka-plakut
    Port jo vetem kaq , Harroi te na lajmeronte se leku sben pune por vetem euro

    Keshilla ime per mykun eshte gjate veres mbaj pasterti te repte sidomos djerset, mos mbaj kepuce ne kembe me corape,
    Po u kapi myku nga lumi, deti apo liqeni atehere merrni nje vazo 50 gramshe me vaj kokonut hidh 15 pika tea tree oil perzieje dhe lyej ne vendet e prekura na myku
    U kry me suksese dhe pa helmet e farmaceutikes
    Per spitalet kemi nevoje por jo te behemI si lope Hollandeze te blej range rover doctori se ja do gruaja

    Cdo problem ka nje zgjidhje por jo zgjidhje e ketij specialistI qe ka mbaruar shkollen e EUros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje