Kryeministri grek del nga operacioni, mjekët japin lajmin e mirë. Kishte probleme me kërthizën…!

Pak më parë u bë i ditur lajmi se kryeministri grek Alexis Tsipras, do t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, pas dhimbjeve të forta që pati gjatë natës së djeshme.

Por mësohet nga zëdhënës të Kryeministrisë në Greqi, se nga operacioni ai ka dalë me sukses, i cili zgjati 30 minuta.

Ndërhyrja u bë nga Dhimitris Theodorou, një nga kirurgët më të mirë në vend.

Kryeministri Tsipras u shtrua në spitalin “Eugenidio” pasditen e sotme rreth orës 15:00 për shkak të një sëmundje në kërthizë të quajtur hernia umbilikale, shkruan e përditshmja greke “ProThema”.

Ministri i Shëndetësisë falenderoi të gjithë stafin mjekësor për këtë ndërhyrje ndërhyrjes kirurgjikale.

Tsipras do të qëndrojë në spital edhe gjatë 24 orëve të ardhshme.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...