Monika Kryemadhi në konflikt interesi? Detyrat që ka “Zonja e Parë” sipas Protokollit të Shtetit: Si do sillet kreu i LSI në opozitë?

Për të parën herë në historinë e Shqipërisë, por dhe atë botërore, bashkëshortja e presidentit të Republikës është kryetare e një partie politike, per me teper ne opozite.

Nëse Meta e merr këtë detyrë, atëherë do kemi një rast të paprecedentë.

“Zonja e Parë” do jetë kryetare e një partie në opozitë dhe që është forcë e tretë, ndërkohë që premtohet se ajo do bëjë opozitë më të mirë se PD dhe nuk do lejojë asnjë abuzim.

Përveç kësaj, Kryemadhi, gruaja e presidentit të ardhshëm, prej disa ditësh ka shpërthyer në akuza shumë të forta ndaj qeverisë.

Sipas Kushtetutës, presidenti qëndron mbi palët, mirëpo në këtë situatë ka shumë pikëpyetje.

Në momentin që “Zonja e Parë” sulmon qeverinë dhe paralelisht sulmon dhe PD dhe pastaj jeton me presidentin e Republikës, është shumë e vështirë të besohet se kreu i shtetit do jetë i pavarur.

Perveç LSI, Kryemadhi do përfaqësojë Presidencën në një farë mënyre, pasi “Zonja e Parë” do jetë pjesë e Presidencës.

Por pikëpyetja është se sa i pavarur do jetë Ilir Meta në postin e presidentit, kur bashkëshortja e tij do drejtojë një parti? Ligji për konfliktin e interesave e ka të përcaktuar që pjesë e konfliktit janë dhe familjarët.

Nëse marrim një rast, me reformën në drejtësi do ndalohet që dy bashkëshortë të punojnë në të njëjtën gjykatë sepse ka konflikt interesi.

Po ashtu dhe në administratë ndalohet një gjë e tillë sepse po ashtu ka konflikt interesi. Si do veprohet me rastin e presidentit?

Edhe pse Kushtetua nuk ka asnjë nen për “Zonjën e Parë”, është Protokolli i Shtetit ai i cili ka përcaktuar detyrat dhe kompetencat që do ketë ajo.

Aty tregohet gjithë ceremonia e betimit të Presidentit, roli që do ketë bashkëshortja e tij, si dhe aktivitetet që mund të kryejë ajo më pas.

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës gëzon statusin Zonja e Parë e vendit. Në ceremonitë ku merr pjesë vetëm me presidentin, Zonja e Parë qëndron në të djathtë të tij.

Në ceremonitë e nderit ku ekzekutohen himnet kombëtare qëndron së bashku me zonjën e parë mike, tre hapa pas të dy presidentëve.

Në mjedise pritjesh formale, në rastet kur ka një të ftuar nderi, presidenti ecën i pari, së bashku me bashkëshorten e të ftuarit të nderit, ndërsa Zonja e Parë shoqëron të ftuarin e nderit dhe hyn e dyta pas Presidentit.

Zonja e Parë shoqëron Presidentin e Republikës në vizita shtetërore jashtë vendit, bën vetë vizita në cilësinë e zonjës së parë, jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera, por nuk mund të marrë pjesë në punët dhe takimet zyrtare të Presidentit të Republikës”, thuhet aty.

Këto janë të vetmet aktivitete që mund të ushtrojë “Zonja e Parë” dhe nuk përfshihet drejtimi i një partie.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...