Xhelal Mziu reagon ashpër ndaj sulmit të Dogjanit: Je një gjysmë deputet, i blerë me klering nga PS

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me nje reagim te gjate pas akuzave te ish deputetit demokrat, Mziu e quan ate gjysme deputet qe u shit apo u fal nga PS-ja por qe nuk u be kurre demokrat.

Reagimi i plote i Mziut 

Nga reagimi i disa demokratëve ndaj një statusi në rrjetin social FB të gjysmë deputetit, lexoj atë se çfarë ka shkruar dhe madje të shoh edhe murin e tij në FB!
Gjysmë deputeti i blerë me klering për një votë (2013), i shitur apo i falur nga PS-ja, edhe pse i mandatuar nga demokratët e Kamzës, i sulmon ata dhe mua për rezultatin spektakolar të arritur në zgjedhjet e 25 qershorit, jo vetëm krahasuar me zgjedhjet e kaluara, por edhe krahasuar me çdo degë të Partisë Demokratike në Shqipëri.

Gjysmë deputeti ka folur si Sekretari i Parë i PPSH kundër grupit armiqësor “Kamza” (si gjerdani blu në Shqipërinë e kuqe).
Gjysmë deputeti më sulmon mua (kryetar i Bashkisë dhe kreu i PD), që nuk kam marrë rezultatin e kërkuar dhe hedh një lumë akuzash të pabaza ndaj meje e PD-së, por asnjë fjalë s’ka për qeverinë e krimit, të korrupsionit, të drogës dhe të blerjes së votës.

Kamza, si asnjë qytet tjetër, vazhdon që të jetë blu, falë punës së strukturave të PD-së, por edhe punës sime, për shkak të rolit të dyfishtë si kryebashkiak dhe kryetar i PD-së.
Kamza mori 4.823 vota më shumë se PS.

Dega e PD Kamëz ka marrë 53% të votave në raport me PS + LSIose 4% më shumë se viti 2013, kur rezultati i PD në shkallë vendi ishte në shifrën 29%. Më datë 25 qershor nuk kishim zgjedhje, por blerje dhe tjetërsim të votave, për shkak të përdorimit të parave të korrupsionit dhe të drogës. Mijëra qytetarëve në të gjithë Shqipërinë, por dhe në Kamëz u janë blerë votat ose u janë marrë kartat kundrejt pagesës për të mos marrë pjesë në votim.

Këtë e dinë të gjithë, veç gjysmë deputetit, të cilit akoma i duket vetja nën drejtimin e socialistëve të Kukësit, duke protestuar tek tuneli dhe Rruga e Kombit apo organizatori i 21 Janarit që u konvertua në demokrat me votat e Kamzës, por në asnjë moment nuk i justifikoi ata për të ngritur zërin për:

Mijëra qytetarë të futur në burg për shkak të lyerjes së shtëpisë ose ndërrimit të tjegullave.
Mijëra qytetarë të futur në burg për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë elektrike.
Mijëra familje të hequra padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.
Mijëra qytetarë të ngelur pa punë për shkak të largimeve politike ose falimentimit të bizneseve për shkak të taksave të larta nga qeveria.
Mijëra familje të ikura jashtë për shkak të humbjes së shpresës nga qeveria.

Rreth 150 projekte të dërguara nga Bashkia për ndërtim rrugësh, rivitalizim qendrash urbane, shkollash, kopshtesh, çerdhesh, ujësjellës, kanalizimesh, tregjesh etj., por që në 4 vite zero financime pati nga qeveria “Rama”.
Edhe pse qyteti i 5-të në Shqipëri, jo vetëm zero investime pati nga qeveria, por një qytetar i Kamzës ka marrë 35,5 herë më pak lekë sesa mesatarja e Shqipërisë.

Por pavarësisht këtij persekutimi dhe mungesës së zërit për të justifikuar votat e marra, Kamza ka ndryshuar ndjeshëm, madje edhe këto dy vitet e fundit si asnjë qytet tjetër.
Kemi aplikuar një politikë fiskale për të stimuluar rritjen e biznesit dhe të numrit të të punësuarve në sektorin privat. Kemi një paketë fiskale, ku qytetarët paguajnë të paktën dy herë më pak se ata të Tiranës.

Me këto taksa dhe tatime janë bërë mbi 60 investime për rivitalizimin urban në Paskuqan, bulevardin “Demokracia”, bulevardin “Donald J. Trump”, me dhjetëra rrugë të tjera, kanalizime, ujësjellës etj.

Vetëm në zonën e Paskuqanit po bëhen investime më shumë se 25 vitet e marra së bashku, edhe kur ishte kushëriri i shokut deputet, i cili ka dy palë zgjedhje që punon për mazhorancën aktuale bashkë me beniaminët e tij.
Por gjysmë deputeti anonim asgjë nuk ka thënë sa më sipër, kur në këto dy fushata është munduar për të ardhur në Kamëz vetëm për fotot e çastit kur ishte lidershipi.
Në zgjedhjet e 2015-ës, por edhe të 2017-ës ata pak njerëz të tij kanë votuar koalicionin qeveritar, por nuk arriti të impononte të tjerë.

Ndërsa në Paskuqan për shkak të kushëririt ish-kryetar, por edhe të strukturës komunale dhe partiake dëmin e ka bërë më të madh.
Një pyetje: Nga kush mori urdhër për të reaguar pikërisht në këtë çast ndaj gjerdanit të artë të Partisë Demokratike?
Të uroj suksese në jetë!

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Xhelal Mziu reagon ashpër ndaj sulmit të Dogjanit: Je një gjysmë deputet, i blerë me klering nga PS”

  1. hesapi says:

    Bir Selman i nenes ke te qaj me pare.

  2. L leshi says:

    O figur nuk eshte se je ti dhe kamzalit votojne PD por jeni te gjithe dru me pre qe keni zbrit nga malet e veriut dhe kaq…Kamza ka pak vendali se ju te tjeret jeni shpellare dhe per ju demokraci do te thote vetem po te votosh PD sepse ju aq e keni horizontin nga Kamza deri ne Institut….

    1. Pse mor Qafir says:

      Nji asllon me nji zhelal binom me nji t`panjoftme :):) histori me maloke dhe derdimen.
      Akoma nuk e kan kuptu qe po perdoren nga arabi saleh

  3. xhemal says:

    njeri i bie fyellit tjetri nget gomare

  4. Xen deledashi says:

    Edhe ty të kishim mangut o Karafil !

  5. uskania says:

    Xhelal, ky ishte ai deputeti i PS-së, i cili doli në hyrje të tunelit të Kalimashit për të protestuar dhe bllokuar punën për rrugën e Kombit, pavarësisht se rruga shkonte në Kukës, ku ai ishte deputet i zonës.E dyta:Kërko pak llogari këtu se kush e bleu këtë deputet të PS-së me gjysëm çmimi dhe ua la peshqesh në Kamëz.Thuaje, se prandaj shkon PD-ja bythekrye!

  6. shqip says:

    Nuk e dija qe Kamza eshte qytet ! Po qe kur keshtu ? O Xhelo , Po Nese keni taksat me te ulta , pse kerkojne Tiranen e jo Kamzen ” me bulevarde ” njerezit ? Fluturon gomari ? Fluturon thone shpellaret .

  7. Kaonia says:

    hahaha i ngeli gozhda ne share asllan djalit se mendonte qe po mos te bente 71 deputet ps te shkonte nga ps plus dhe te kerkonte 1000000 euro .Mua nuk me vjen me keta te pd po me ps qe e nxori deputet kete hajdut me çizme qe sla kineze pa shpure ne itali.Kurse ky tjetri eshte tip Iliazi qe eshte ne kerkim te muzes si puna e shamikuqes ,sja vlen ta komentosh eshte dobet shume hahhahaha

  8. "BOHOTINA" says:

    pse o xhelo budalli ti je demokrat? po c’ do te thote demokraci o xhelo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *