Pranga 3 shqiptarëve në Ingumenicë, ja si i kishin fshehur 200 kg kanabis

Antidroga greke ka sekuestruar në afërsi të Igumenicës një sasi prej 200 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Sipas autoriteteve helene, droga ishte e fshehur në një kanal dhe ruhej nga tre shtetas shqiptare, të moshave 19, 26 dhe 29 vjeç, të cilët u arrestuan.

Autoritetet thanë se shqiptarët e arrestuar ishin pjesë e një organizate kriminale aktive në trafikun e drogës. Ata do ta dërgonin kanabisin në Athinë, ku do të shpërndahej në zonën e narkotikëve të kryeqytetit helen.

Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykate për masën e sigurisë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të lidhur me këtë trafik.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *