Arben Minga, gjiganti që tronditi Byronë Politike në legjendaren “7-3” të 1985-s

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Referuar librit “Gjigandi Arben Minga”, me autor Bedri Alimehmeti Partizani ishte skuadra më e fuqishme e futbollit shqiptar ndërmjet viteve 1946-1990, ku ka fituar shumë tituj kampionë e shumë kupa të Republikës, me lojtarë të mëdhenj e me suksese të rëndësishme, shkurt një klub që ka bërë histori.

Në derbet e kryeqytetit, spikat fitorja 8-0 ndaj Tiranës, që mbahet si më e thella e regjistruar në derbet midis Tiranës e Partizanit, por duhet thënë se Tirana, edhe pse nuk gëzonte në monizëm simpatinë e strukturave shtetërore (Partizani e Dinamo ishin përkatësisht klubi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, dy nga dikasteret më të fuqishëm të kohës), pati një shkëlqim unik, sfidoi madje dhe diktaturën në sport, falë lojtarëve të saj të mrekullueshëm.

Sidomos Tirana e viteve 80-90-të e shekullit të kaluar ka qenë një skuadër e mrekullueshme, me lojtarë fantastikë dhe ka mposhtur rivalët e saj në fushë për t’u kurorëzuar si më e mira e atyre viteve.

Në memorien e sportdashësve dhe rinisë së kohës ka mbetur e gjallë ndeshja e 22 shtatorit 1985, në ndeshjen hapëse të kampionatit, ku Tirana mposhti me rezultatin 7-3 Partizanin, rivalin e fortë e me emër të madh në atë kohë, duke shkaktuar një jehonë të pazakontë, aq sa për të u diskutua në Byronë Politike të kohës.

Ishte një humbje e rëndë për drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes të sistemit monist dhe për pushtetin në tërësi, pavarësisht se ishte një ndeshje futbolli e zakonshme në kampionat. Ky rezultat historik do të fiksohej në memorien e fansave dhe do të bëhej objekt “talljeje” për kundërshtarin me ngjashmërinë e “orarit të punës, 7 me 3”.

Në atë ndeshje ka spikatur si rrallë kush Arben Minga, me një tregolësh, njëri më i bukur se tjetri, i fiksuar dhe në bllokun ditar që ka mbajtur po atë ditë babai i tij, Ilo Minga dhe përshkruar bukur nga shkrimtari dhe gazetari sportiv Bedri Alimehmeti.

Dy gola nga Ramadani, një i Kolës dhe një i Muçës, plotësuan shtatëgolëshin e Tiranës në atë ndeshje lapidare në historinë bardheblu, ku padyshim i skalitur ka mbetur emri i Arben Mingës.

Golin e tij të dytë Minga e shënoi nga një goditje dënimi nëpërmjet një gjuajtje “bombë” nga një largësi prej 30 metrash. Kurse golin e tretë e realizoi në ecje e sipër pa e ndalur fare topin. Ishte një fitore shumë e bujshme në mjedisin sportiv në atë kohë, një fitore që sikurse u tha tronditi Byronë Politike që mbante hapur krahun e Partizanit.

Nëpërmjet kësaj fitoreje, Tirana kishte fiksuar një sukses të madh dhe veçanërisht rezultati ishte i tillë që ende sot mbahet mend për rëndësinë e tij dhe jehonën që shkaktoi.

Titulli i vitit 1985

Përpara se të regjistrohej fitorja e famshme me Partizanin, Minga kishte regjistruar një sukses personal të pazakontë, pasi kishte fituar titullin kampion me 17 Nëntorin e asaj kohe, duke shënuar 13 gola dhe kishte fituar “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë.

Falë cilësive sportive dhe numrit të madh të golave për kohën, ai ishte zgjedhur nga gazeta “Sporti Popullor” si sulmuesi më i mirë.

Natyrisht, në fitimin e këtij titulli kampion patën meritë të gjithë lojtarët, një brez i shkëlqyer me emra të mëdhenj si Josa, Hodja, Ramadani, Muça, etj, por pa Arben Mingën vështirë se mund të realizohej titulli i atij viti.

Nën drejtimin e trajnerit Enver Shehu, skuadra e 17 Nëntorit i kishte mposhtur të gjithë, hap pas hapi, duke u kurorë- zuar me meritë si kampione e Shqipërisë, pikërisht në një vit të vështirë dhe të trazuar politikisht, pasi titulli u sigurua vetëm dy muaj pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. Vlerësimi Ish-trajneri (tashmë i ndjerë), Enver Shehu, ka lënë fjalët më domethënëse për cilësitë sportive të Arben Mingës.

“Minga, dinamikën e lojës së tij arriti ta përshtatë në kushtet e futbollit që po vinte në zhvillim. Kjo u vu re kur unë nga loja në krahun e djathtë të sulmit e vendosa atë në qendër të tij. Veç kësaj, me shtatlartësinë trupore ai dominonte mbi të gjitha mbrojtjet e ekipeve kundërshtare. Katër ishin vetitë kryesore, që e dallonin atë nga të tjerët: forca, shpejtësia, goditja dhe lufta në ajër.

Përveç kësaj, ishte i komunikueshëm me shokët e trajnerin, ishte një futbollist i sakrificës, gjë që e dëshmon fakti se ka zbritur në fushë për të dhënë kontributin e tije dhe kur ishte me temperaturë. Ishte lojtari më korrekt e më paqë- sor, shembull si njeri dhe futbollist”, ka vlerësuar ish-trajneri i tij Enver Shehu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/2-14-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/2-14.jpg","attachment_id":"721856"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/4-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/4-5.jpg","attachment_id":"721858"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/3-12-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/3-12.jpg","attachment_id":"721857"}]

46 komente në “Arben Minga, gjiganti që tronditi Byronë Politike në legjendaren “7-3” të 1985-s”

  1. sali Serbi says:

    Ore po trapa mbetet ju histeriket e Tiranes. Po çlidhje ka ky rezultat me Byrone Politike qe qenka tronditur, po edhe halene ne qender te Tiranes ju ka ngelur ta politizoni dhe ta quani si nje istikam kunder diktatures. Ben Minga ka qene nje djal shume i mire, nje futbollist qe beri emer te madh si dhe dhjetra te tjere.por ju siguroj qe po te qe gjalle do tua perplaste ne fytyre kete lloj politizimi te ndyre qe i beni futbollit.

    1. floriri i Bençes says:

      Mos u merzit shoku, ky zotnija me ato sy e sheh, ndetsa ne te tjeret e kemi pare ndryshe. Kam qene vete sportist i Tirones ne ato vite,, kishim klubin tone, fushat tona, magazinat tona, me te ngrene, me te pire etj. pra te gjitha kushtet nga ai sistem. E vertete qe Partizani e Dinamo shiheshin me teper nga ministrite perkatese, por ky nuk eshte motiv per ti dhene keto ngjyra kujtimit te Ben Minges, qe ne do ta kujtojme perhere, ne rradhe te pare si njeri e me pas si futbollist i mrekullueshem.

      1. Kujtimi says:

        Sulejman DEMOLLARI, Supergjigandi qe me TREGOLESHIN E TIJ tronditi Arben Mingen,
        Foto Camin, Manush Myftiun, Jashar Menzelxhiun
        dhe te tjere politikane tifoze te 17 Nentorit
        me fitoren 3:5 (ORARI I KINEMASE), vetem nje muaj pasi ata fituan 7:3 me Partizanin.

        1. Lugati says:

          o kapterr dinamo jajaja sul demollari edhe mjaft…b.omuri..a..kola..t..lekbello..cim muca..m.josa..b.minga..ado more ushtar morracak se kom nja dhjete te tjere…

    2. Lugati says:

      o kari ik fol me saliun…mos fut hunet kar me zile…se nuk je tironc..me e dit historine cau bote ne ato kohe….o llavesh kapiteni ta honksha zemren

    3. ee says:

      Beni vdiq ne Kanada me duket. Rahmet paste! Asgje personale. Ne kohen kur luante Arbeni isha i ri. Ishte gjithmone ne sulm me kombetaren! Ka bere me duket nje gol me Belgjiken ne 120 ndehje qe lojti me kombetren. Rralle e gjuante topin drejt. Une nuk jam specialist sporti por prania e Benit ne kombetare te bente me dhimbje koke. Per vehte e kisha tmerr! Sporti ne ato vite ishte qesharak. I vetmi ekip qe per Shqiperine kishte nje fare niveli u be Flamurtari i Vlores diku afer viteve 90. Ndeshje e paharruar me Barcelonen ne Vlore. Barcelonasit nuk u besohej qe humben me ekipin e nje qyteti qe mezi gjendej ne harte. Mbaj mend qe ishte nje nga gezimet e pakta qe ne shqiptaret qe Flamurtari

    4. Xha Braho says:

      @sali serbi,
      Komenti juaj shume i sakte. Respekte.

    5. Besniku says:

      Pergjigje e merituar, po skuadrat e qyteteve te tjera, si Skenderbeu, Vllaznia, etj, dhe ato luftonin Byrone??!!
      Jeni vertet tironsa me mllefe.
      E te mendosh qe Lojtari I shquar Minga vinte nga nje familje oficeri, ish partizan, i lidhur shume me skuadren e Partizanit, kuptohet derisa I biri filloi te shquhej tek ” 17 Nentori”, se ky ishte emri i klubit.
      Ç’ ju ka gjetur me trute more njeres !!

    6. S.ram.B says:

      Shume e bukur kjo bluza e kombetares qe paska Beni.Nqs ka ndonjeri ketu ka ndonje cope e blej ne cmimin e bluzes se re Macron.flm nqs pergjigjet njeri.

  2. grupi says:

    Ndeshja me kete rezultat bombe me kujtohet fare mire. E kam ndjekur si tifoz i Partizanit , ka qene nje ndeshje mjaft e mire, Partizani arriti ta ndiqte Tiranen deri ne 3-3, por ajo ishte dita e Minges dhe e 17 Nentorit. Partizani ka luajtur ne menyre te shkelqyer, por tiranasit kishin me vete zotin, kur thone. Te gjitha gjuajtet e tiranasve ne porten e Partizanit hyne brenda, e megjithese aty ishte portieri me i mire i kohes (Perlat Musta) ato nuk mund te kapeshin. Partizani bente presion, tirana bente golat. Ndoshta gjuajten 10 here e nga keto 7 hyne ne porte. Keto raste jane te rralla, madje ate dite mund te kishte ndodhur kollaj edhe e kunderta. Une si tifoz i Partizanit nuk u trondita fare, nuk e di pse Byroja qenka lemerisur.

    1. Aleksander says:

      Grupi po te drejtohem ty meqe paske memorje te forte.Ke kjo ndeshje ishte ai goli i Cim Muces nga mesi i fushes qe ju anullua e s’u mor vesh pse ?-Apo ka qene tjeter ?

      1. vaso says:

        Aleksander! Kur CIMI gjuajti nje nga lojtaret nuk ishte kthyer akoma mbrapa.N e te tilla raste konsiderohet jasste loje.

  3. zaho says:

    Nr 1 ne vitet 80 FLAMURTARI , 17 nentorin jo me nje dor por me te dyja e ka mbeshtetur federata e atehershme

    1. katnar tirone safi says:

      o zaho..pranej i shkule shtyllat ne vlore kur hume…a je ne terezi q thoni qe byroja ishte pro tirones…tifozat e tirones ne ato vite ishin venalit…dy skuadrat e tjera ishin te shtetit…tirones ja coshin lojtaret ushtar..e i merte partia per partizanin me shume

  4. albaniafirst says:

    Ben Minga ka qene lojtar I fuqishem, por ca I ngathet. Sidoqofte, per kohen ka qene teper I vlefshem per ekipin e 17 Nendorit (Tiranes se sotme) dhe ate Kombetar. Me sa di une, ka vdekur nga kanceri ne Windsor te Kanadase.

  5. Hasani says:

    Ik more debil. Nga byroja askush nuk shikonte ndeshje…së na e bëtë Tiranën ekip disident. Injorante

  6. mirel says:

    Vitet 80 jane te Flamurtarit. Aq i keni hyre ne hak ju legenat e Tiranes sa cfaredo te beni sot e ne te ardhmen dhe per nja 100 vjet te tjera prape nuk e artini dot. As ne rang kombetar. Sa per Mingen, ishte lojtar i forte, po shume debil.
    Lojtari yll i Tiranes ka qene Shkelqim Muca.
    Atij po qe i heq kapelen.

  7. shqip says:

    Kam 1/2 shekulli me partizonin ! Eshte e vertete qe ne jemi ndjere keq ne ate ndeshje . Sa per birone , atyre nuk ia vriste shume per partizanin. Sidomos kur behet fjale per vitet 80-90te . I vetmi qe ka qene disi tifoz me nerv , ka qene Petrit Dume . Tani le ti kthehemi pak autorit . A mund te na japesh ndonje bilanc fitore-barazime-humbje – gola te shenuar / pesuar , ndermjet legjendes se futbollit dhe ekipit te Ben Minges ? Ta them une . Edhe sot Partizani dominon ne ndeshjet direkte . Ti Alimehmeti i kujton 3 golat e Minges . Po tripletat e Gim Muratit , Panajotit , apo te tjere , si ka mundesi qe nuk te kujtohen . Po qe Partizoni eshte skuadra e rekordeve , per rezultatin me te thelle te nje ndedhje , per numrin me te madh te golave te shenuar ne Total , flas deri ne 90en . Autor i librit , edhe Brazili i madh u mund me 7 gola ne shtepine e vete. Po i madhi ngelet i tille edhe kur humbet nje ndeshje me 7 gola .

  8. kodra pas bregut says:

    Mos me detyroni tu afroj fakte per Ekipin me te mire te gjitha koherave , Flamurtarin .
    Minga ishte 1/2000 lojtar i te gjitha koherave ne futbollin Shqiptar dhe nje djale i mireedukuar sepse u be per Rahmet
    17 Nentori i athershem kishte lojtare qe Kola e Minga nuk i afroheshin ( vitet 1965-1972) .
    Jo kaq bombastike !

  9. Red or Dead says:

    😂😂😂😂😂😂u trondit Byroja Politike.Keto lexojne vogelushet teheronca dhe marrin kot.Vetem 1 vit e gjysem me pare nje anetar i Byrose me sakte Muho Asllani i jep urdher Beses ti marri pike Partizanit.Ndeshja ne Kavaje perfundoi 1 me 1 me golin e barazimit ne min e 84 nga goditje denimi nga i madhi Dash Bajaziti.Kampionatin e mori Vllaznia dhe Byrose nuk ju rrujt trapi fare.Ashtu sikur edhe Luftetari na futi 5 ne Qemal Stafa me Taq Eksarkon tape fare ,ashtu sikur dhe Naftetari fitoi 3 me 0 brenda ne Qemal Stafa me Partizanin ,Beslidhja po ashtu e me rradhe.Po cfare te diskutosh ,injorancen primitive dhe fodullekun e trashe te te ” ashtuquajturve teheronca te vjeter”.Qesharak dhe anadollak.Po nuk kane faj se te tilla idiotizma lexojne dhe nuk i harrojne tere jeten.Po arriten ti lexojne se leximi ka qene sport extrem per teheroncit.
    Ndersa per ndeshjen per fat kam qene ne stadium.
    Tirona (sipas adhuruesve te drejshkrimit teheronc) ishte super ekip me lojtare te medhenj e cuna te shkelqyer…Ben Llaveshi Agustini Cim Gallobordsi Bedri Omuri Ner Hodja Tur Lekbello.Partizani luajti hapur fare por ne nje mbrojtes qesharak Mond Bilbili.Mondi kishte luajtur sulmues te Ylli i Kuq i Pogradecit dhe Gjergj Thaka e futi mbrojtes te djathte kunder Tirones ?????Tirona 10 raste 7 gola dhe Partizani 10 raste 3 gola.Goli me i bukur i Lake Agalliut me koke ne plonzhon si quhej ne ate kohe.
    Tirona e viteve 85 – 90 ishte super ekip dhe kur kane ekip tifozet e Tirones e harrojne politiken .Kur nuk kane ekip fillojne perrallat e komunizmit.Sa per Byrone as qe e ja rrujt ndonjehere per futbollin.Sa per Partizanin as dhe nje here te vetme nuk ka marre kampionat te pamerituar dhe asnje ekipi si ka rene ne qafe per ta nxjerre nga kategoria.Perkundrazi ishte Tirona e 73 dhe e 74 qe me dallavere ja futi ekipeve te tjera dhe i nxorri nga kategoria.Per fat te keq Tirona e 85- 90 nuk vjeb me.Tani ka rene ne dore te dallkaukeve adoleshent dhe dallkaukeve te plakur.
    Respekt per Ben Llaveshin.Zoti e bekofte aty ku eshte.

    1. Lugati says:

      o kollovaret e partizanit dhe jo partizonit..na paskan dale ca vlonjat duke fol..o ti qe po na bo teheronc nuk bohesh o kollovar teheronc le

  10. Capi dhia says:

    Asgje, dhe asnjeri nuk vlere po nuk u lidh me PPSH !??…

  11. Dash says:

    Flamurtari ne vitet 80 ishte skuadra me e suksesshme evendit ne arenen nderkombetare , po ashtu brenda vendit bente futbollin me te bukur e fitoi disa kampionate , e vertete eshte qe tirona favorizohej shume nga federata qe ishte automatikisht e politizuar si gjithe jeta e asaj kohe ,ndersa historite e “byrose” qe shqetesohej per fitoren e tirones ndaj partizanit me duken budallalleqe, mos krijoni legjenda te kota …gjithe skuadrat e tiranes favorizoheshin perballe rretheve, kush ka jetuar ate kohe me kupton shume mire…pershendetje

  12. niku says:

    Kjo nuk me kujtohet. Por kete te sivjetshmen e mbja mend. ne KATEGORINE E DYTE.

  13. sala says:

    Minga legjend ? ja fusni kot .ishte i mire per ekipin e tij ne ate kohe ,te thuash per Mucen po. Minga ishte me dembeli i ekipit kombetar ,mezi beri tre gola gjate gjithe karieres

  14. Ed tironci says:

    Ben minga ishte i modh…nder lojtaret e tirones qe me pelqete me shume…ate neshje e maj men….PO JU HAXHIQAMILSAT E 17 NENTORIT…MOS HARRONI SE NE NENTOR TE PO ATIJ VITI…DINAMO LEGJENDARE JA U FUTI 3 -5!!!TRIPLETE E SUL DEMOLLARIT!!!

    1. katnar tirone safi says:

      va tironci je ti mer ed kari..ke shkrujt h.qamili..ke harru e.pashen..e gani begun
      .q.mulletin…o eda shkruje llagapin ta shofim sa tironc je..dinamo legengkare hahahaha. kari mos pi uje me gaz te bo dom

  15. 1985 says:

    “Grupi”
    E ke pak gabim. Ndeshja shkoi 1-0 per tironen, 1-1 ka barazu Kacaci, 2-1 per Tironen, 3-1, 3-2 ka bo gol Ylli Shehu, 4-2 per Tironen she golin per 4-3 e ka bo Lake Agalliu planzhon me Koke. Ndeshja ishte shume e bukur dhe e ekuilibrume. Ka humb nje top fatal Ilir Lame ne mes te fushes qe u bo 5-3. Aty ishte dhe fundi i ndeshjes

  16. 1985 says:

    Red or Dead

    Je i modh fare. Ke shume te drejte per ato dy ndeshje, me kavajen ne 1983 ku si pasoje e golit me ence te Dash Bajazitit, partizoni la kampionatin me pike te barabarta me shkodren. Kurse ke ajo 2-5 me gjirokastren, Taq Eksarko ishte vertet tap, dhe ka bo gol nga 40 metra.neshja shkoi 2-0, pastaj 2-5.

  17. shpresa says:

    Politizimi eshte karakteristike e njerzeve te pafuqishem menderisht ne jete. Kjo eshte karakteristike tiranase, por dhe pak me larte. Na ato vite zhvilloheshin dy ndeshje nderkombtare; nje Flamurtari Barcelona ne Vlore dhe tjetra 17 Nentori Dinamo e Bukureshtit ne Tirane ne te njejten ore. Bile, per here te pare tv shqiptar transmetonte te dya ndeshjet ne te njejten kohe duke e ndare ekranin ne dysh. Kur ne Vlore shenon ate gol te mrekullushem ne porten e Zubizaretes Vasi Curri, shperthen stadiumi ne Tirane ne brohoritje dhe tiranasit moren zemer !!!!! prandaj qerrata i ketij shkrimi, shkruaj, por mos na e nxirre 17 Nentorin si kryekampinoni e Europes dhe dallandyshen demokratike te Ballkanit!!! Ulu pak me kembe ne toke, aty ku luhet futbolli.

  18. Beci says:

    Po dyshim se shkrimi eshte I hiperbolizuar. Per Benin ka plot gjera te mira per tu theksuar. Nuk besoj se Byroja tronditej nga rezultatet e kampionatit……oficerat po.

  19. Morava says:

    Mos e teproni me vlersime!Minga ishte nje lojtar i mire per kohen dhe vetem kaq.Kishte te tjere me te mire se ai por fakti qe ishte nga ekipet e kryeqytetit e favorizonte deri ne ekipin kombetar. Kurse sa i takon vleresimit te 17 Nentorit si ekipi me i mire ne Shqiperi per vitet ’80-90′ eshte nje perralle alla kryeqytetase.Flamurtari i Vlores ishte ekipi me i mire shqiptar i atyre viteve dhe qe meritonte ti fitonte te gjitha kampionatet dhe kupat e Shqiperise. Tjeter pune se cfare ndodhte ne realitet.Edhe lojtaret me te mire te Shqiperise te atyre viteve ishin aty duke filluar nga Kushta, V.Ruci, Ferko,Taho, Gjondeda e tj.

  20. 1985 says:

    Lejini budalliqet per vloren. Vlora pati nje ngritje nga 85-88. Vetem Kaq. Kam qene tifoz me partizonin, por Tirona ne total e dominoi ate 10-vjecar. Ore”trimat e Vlores, e harrut qe e mbollet fushen me patate se ju rrifte Tirona nga 3 here mrena James? Ha ha ha ha ha ha

    1. Kuq e Zi says:

      Ku keni ze ju te flisni per Flamurtarin. Ju ishit pinguine ne krahasim me Vlonjatet. Ju rrofte qe ishit qurrashet e qeverise dhe nuk kishit fare turp apo seder futbollisti kur jua jepnin lojen me urdher.
      Komplet legena

  21. Vlora 9 says:

    Ne vitet 80 Flamurtari ishte virtuoz ne futboll dhe basketboll femra por Mehdi Bushat federata, sidomos ne derbet e ketyre skuadrave favorizonte me arogance gjithmone 17 Nentorin .Sidoqofte ne ato vite Flamurtari ne keto sporte ishte i paaritshem pavaresisht perkrahjes shteterore te 17 Nentorit

  22. Red or Dead says:

    O lugat o inferior qe ne lindje.Lindur e rritur ne Tirane jam.Me ate qe teheronc lind e nuk behesh ,nder me ke bere.Ma ke heq merakun e te lindurit dallavere dhe te vdekur dallkauk i trashe dhe injorant.Sa per kollovar …..i paske qejf autogolat.Kollovaret diku u futen e meqe paska pas vetem teheronca Tirona ,pyet rredh e qark ne fis.
    Shkruaj shqip o dallkauk analfabet sesi punetor ndertimi nga pjesa aziatike e Turqise dukesh.

  23. Gezimi nga cepani says:

    SI Dinamo ,Partizani dhr Tirana ne ate kohe ishin monument kulture dhe mbroheshin nga shteti.

  24. fredi says:

    tirona kur paska qen ekip i persekutum sipas ca idjotve , pse ishte me mir ne kohen e PPSHse se sot ne demokraci , apo sot e kan inat socialistet ,popull karabush.

  25. goni says:

    BEN MINGA ishte ekonomist ne profesion ne at koh , ishte lojtar dhe djal i shkelqyer , se esht bo per rafmet ,por te habisin ca injorant e debila bashk me kte trangullin qe ka ber kte liber dhe thoni qe klubin e TIRANES ne at koh e kishte inat byroja politike , po kaq debila jeni o njereez , po nuk keni faj se ben vaki nuk ken jetuar at koh , po te kishte inat byroja politike ne at koh me nje telefon nuk i gjeje as vulen klubit te TIRANES o karagjza , klubi i tiranes ne at koh trajtohej njesoj si partizai dhe dinamo , por konsiderohej si klub i puntorve , por ndima e federates per tiranen ka qen e shkelqyer , po te ishte klub i persekutum TIRANA ne kohen e xhaxhit nuk do ishte aq i mir , po do ishte katandisur me keq se sot ne demokraci , po sot kush e ka inat tiranen qe esht per turp , komentus pa tru , komentoni me mend ne kok o njerez se lat nom , TIRANA DINAMO DHE PARTIZANI ne at koh ishin krenaria futbollit shqiptar , na kan mbajtur gjall 50 vjet bashk me ekipin e FLAMURTARIT TE VLORES TE VLLAZNIS SHKODRES DHE KAVAJES edhe per 30 vjet te tjera nuk i afroheni dot atij futbolli qe luhej pa kurrfar interesi por me pasion te pa par, respekte per te treja ekipet e kryeqytetit ne kohen e komunizmit ben epok ne futboll.

  26. PidhiISateme says:

    Po neshti ku o Tirona me lal? Prap Byroja Politike e ka fajin?

  27. Gaetano says:

    Kom lujt me bluzen e partizonit.ishte nje grade madhore super futbollistike qe unior ishim ,ishte fat te vrapoje ne stervitje duke pare njekohesisht stervitjen e perlatit dhe cunave te partizonit te asaj kohe.sic ishte kenaqesi te shikoje dirigjimin luarasit e demollarin me gjith ekipin e dinamos,te shkodres se hyses dhe vukatanes,rrapon e currin me vloren ,safedinit dhe kallucit dhe gjirokastren,kacin e korces ,milen dhe beratin,bajazitin dhe besen,hadon e durrsin,maja in dhe fierin,traktorin,burrelin,beslidhjen,krujen,dhe te tjera ekipe per kupen ne ato vite.por dicka vervitej,vervitet,do vervitet tek nje thonie,nje ekip ka shqiperia eshte tirona vija vija.mos harroni se nuk leshit kostum pa mor borxh kur vinit e lunit kunder tirones ne tirone ,ju dukej sikur dilnit jasht shtetit.ne jemi njesoi si ju shqiptar,jeni ndiere sikur jeni ne qytetin tuaj gjithmon,kjo nuk faktohet kur tironsit vinin mysafir ne disa stadiume nga ca prej jush.sidomos grenxat qe ironizojn tironsit.shifnit targe tr e benit me dore sic ja benim ne gjermonve kur vinin me luajte.eshte reciproke sic ne ju kemi zili natyren apo detin dhe ju admirojm por sju ironizojm.dhe dicka,ska shqipri pa nje tirone me vlera,sikurse tirona ska vlera kur nuk eshte gjith shqiptaria e bukur me vlerat perkatese.sa per Byron?kto gjera jane te kuptueshme dhe sot kudo ka dominanca.ben minga nuk ishte legjende mbase si talent,por nje super futbollist,15-katesh ne fizik qe kurre nuk demtohej,nje fisnik djale qe se njihte kartonin,nje shembull I rinise se atehershme.tirones gjithmone I jane kenduar kenge,do ti kendohen.bejini dhe ju,dhe shqiperia do jete e bukur .

  28. KAVAJOTI says:

    TEMA TRONDITJE BYROJE NGA NJE LOJTARI GJIGANT ARBEN MINGA. NE RALLE TE PARE NUK E KAM PRSONALE PER TE NDJERIT ARBEN MINGA CFAR PERRALLE PO TREGON BOTUESI INJORANT NJE SPORTIS TRONDITI BYRON POLITIKE ME CFAR OR TARRALLAK BOTUES U TRONDIT BYROJE ME PORDHAT E LOJTAREVE ME CFAR?APO SKENI MATERIALE SERIOZE PER TE KENAQUR POPULLIT (LEZUESIN)TANI JA FUSNI KOT SI BUDALLAI QE HIDH NJE GUR NE PUS DHE HOKSHIT KOKAT ME NJERI TJETRIN PER TA GJETUR KESHTU I BIE ME TALL BYTHEN,TANI SHKURT QART DHE BINDES BYROJA E SHTETI DIKTATORIAL NE SHQIPERI ESHTE TRONDITUR NE NDESHJEN BESA PARTIZANI 25MARS1990 KAVAJE.KJO ESHTE E GJITHA MOS NA TREGO PERRALLAT E NASTRADINIT SE SKA ME BUDALLENJ NGJARJA E STADIUMIT BESA KA NGELUR NE HISTORI DHE DO TE MBETET GJITHMONE NE HISTORI KA FILMIME KA PERSONAZHE QE JANE MASAKRUAR DHE BURGOSUR KA PROVA MBI TE GJITHA SOT DHE DJE FLITET ME PROVA JO ME PORDHE SYFYRI

  29. Ed tironci says:

    O katnar safi tirone…o nryshe me è pas shpine dem baba dem te medreseja..e o nryshe me e pas ne allias…ti je haxhiqamils…une jom toptanas koqe kanari..

    1. Lugati says:

      ti je rrenacak..se je shkruje tapton or mik jo toptanas..e dyta ti nuk je zyrtar..qe me bo moral si flitet gjuha ime..je ti qe ke le i prapametem..se nuk flet gjuhen tate tironse..se te vjen zor ..e ti vi turp ..se ti ne qoftese je tapton..ne cdo koment duhet ta shkrush…per prejardhjen qe ke ..respekt ne maksimum..me ci je tifoz me hik zari se jeni provokus…ene e mer vesh kush jom edhe pse kom dy psudonime…ene shpine e kom ne gjyrose miko n,toke teme si kom borxh njeriu..jom krenar jo si puna jote qe ke mbiemrin mo te modh ne tirone e mshifesh..pranej shko e meru me te tjeret…e kno kongen qe te pelqe…eduam partizanin oe oe oe oe oe

      .

  30. Adias says:

    Bravo Tema, po a mund te thoni ku e keni “vjedhur” shkrimin? Mos ia merrni “SOT”-it shkrimet dhe reportazhet qe ka bere….

Lini një Përgjigje te mirel Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *