Rama i vendosur për luftën anti-kanabis: Të pamëshirshëm me ata që shkelin ligjin, t'ja heqim këtë njollë Shqipërisë

7 Korrik 2017, 12:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të tregohet e pamëshirshme me të gjithë shkelësit e ligjit.

Shefi i qeverisë teksa tregohet  i vendosur për t’i dhënë fund kultivimit të kanabisit në vend, thotë se së shpejti do të marrë fund edhe kjo njollë e keqe.

Në kuadër të realizimit të këtij objektivi, kreu i Qeverisë ka mbledhur sot në Kryeministri strukturat e policisë.

“Është i njohur tashmë qëndrimi i punonjësve të policisë ndaj këtij fenomeni. Disa kanë qëndruar pasiv në rastin më të mirë, e disa janë përfshirë në rastin më të keq. Në disa zona të vendit janë konstatuar raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe nëse këto raste përsëriten në këto zona, bëjnë përgjegjës ata që kanë për detyrë të luftojnë fenomenin. I them kreut të Policisë së Shtetit që të tregohet i pamëshirshëm me ata që shkelin ligjin dhe mbyllin sytë ndaj fenomenit”, u shpreh kryeministri Rama.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje