U vra për mbrojtjen e votës në ’97, ja përkujtimi i veçantë që i bën Alfred Moisiu dëshmorit

7 Korrik 2017, 16:30Politika TEMA

Ish-Presidenti i vendit, Alfred Moisiu, ogranizoi një pritje për familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu. Ai humbi jetën në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në rrethin e Matit.

Moisiu tha se amaneti për brezat e rinj është se Shqipëria është gjithçka tjetër. Ndërsa familjarët e dëshmorit kërkuan vëmendjen e shtetit për të qënë më pranë familjeve me status të veçantë.

Me rasin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti në zyrën e tij familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu, komisionerit demokrat i cili u vra në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në fshatin Lis të rrethit Mat.

Në një atmosfere të ngrohtë, Presidenti shprehu konsideratën e tij duke theksuar se figura te tilla te cilat për të mbrojtur idealet nuk kursejnë as jetën, janë shembull për të gjithë ne.

Dhe kur nuk e kursen jetën për të mbrojtur ideale të larta sikurse është liria e votës, që është kryesorja për çdo popull dhe çdo komb, sigurisht që njerëz të tillë jo vetëm duhen kujtuar dhe respektuar por duhet të sillen në kujtesën e njerëzve sepse janë shëmbëlltyrë për edukimin e brezave që vinë,” tha Moisiu.

Në fund të takimit, ish-Presidenti dha dhe një mesazh për politikën dhe brezin e ri duke e quajtur dhe si një formë amaneti, se nuk mund të vihet asgjë mbi Shqipërinë dhe interesat e vendit.

Familjarët falenderuan ish-Presidentin Alfred Moisiu për kontributin e tij ne nderimin figurës së deshmorit Kujtim Frangu ndërkohë shprehën edhe një herë mirënjohjen për vlerësimin e dhënë për “Merita të veçanta civile” dhe Ministrinë e Brendshme e cila e nderoi me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

3 komente në “U vra për mbrojtjen e votës në ’97, ja përkujtimi i veçantë që i bën Alfred Moisiu dëshmorit”

  1. toni says:

    e kuptoni o anadollake kulturen sjellien demokracin qe u servir 1 ORDHODOKSE pasoja do fyeni

  2. Babkulla says:

    Gjithçka manipulim , asgje e vertete ,keqardhje per vdekjen e shokut tone te shtrejte ne menyre aksidentale .Me vjen shume keq qè ne kete batak ka rene edhe z Moisiu qè kam respekt per te .Vetem ceshtje votash , ose ngatrrese PD -PS nuk kishte . Ngatrresa ishte midis kushrinjshe dhe plumbat qè u shkrehen nga arma mund t’me kapnin edhe mua qè po shkruaj keto rrjeshta . Tani jemi largu mjaft nga ajo kohe , duke na shrbyer per te qetsu gjakrat dhe jo ta kokolepsim kete pune edhe me shume . Ish shtetaret e larte apo shtetaret e tanishem duhet te mendohen shume , te informohen me ekzaktesi per ngjarjet dhe pastaj te veprojne .Edhe nje here i perjetshem kujtimi per Kujtim Frangun.

  3. Babkulla says:

    Z .Baze : Une nuk ofendova njeri , perse nuk e botuat opinjonin t’im ? Babkulla .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje