Gruevski: Shqiptarët do kuptojnë kush është Zaevi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka thënë se partia e tij së shpejti do të rikthehet në pushtet.

Gruevski poashtu ka thënë se në periudhën e kaluar është punuar shumë që partia që drejton ai të paraqitet si armik i shqiptarëve, megjithatë sipas tij koha do ta dëshmojë të kundërtën.

 

“VMRO dhe unë si lider i partisë kemi sjellë shumë investitorë në Maqedoninë perëndimore. Shqiptarë që ishin pa punë u punësuan.
Kemi ndërtuar rrugë, kanalizime në lindje po ashtu edhe në Maqedoninë perëndimore.
Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë, dhe jo rastësisht pas sulmeve të shumta ata vendosën që shumicën të na e besojnë neve”, ka thënë Gruevski në tv Nova.

Gjithashtu, Gruevski ka thënë se nuk ndihet fajtor për akuzat e ngarkuar nga Prokuroria Speciale.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Gruevski: Shqiptarët do kuptojnë kush është Zaevi”

  1. kombi says:

    POR KUR TE LEJOJNE TE LIRE , NATYRISHT QE DO DEGJOSH ,PALLAVRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *