Mandati i Idrizit/ PDIU dorëzon në KQZ ankimimin: Fituam në Tiranë e vërtetojnë pamjet filmike

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dorëzoi sot ankimimin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke kundërshtuar vendimin përfundimtar të  KQZ për Qarkun e Tiranës pasi pretendojnë se kësaj force politike iu kanë marrë votat.

“Ankimimi i PDIU bazohet në pamjet filmike të numërimit të votave në GNV, që sipas Kodit Zgjedhor përbëjnë material zgjedhor. Pamjet filmike tregojnë se PDIU e ka fituar mandatin në Tiranë me disa dhjetëra vota më shumë sesa pragu 3%”- thuhet në njoftimin e PDIU.

Më herët ish-deputetja Mesila Doda theksoi në një deklaratë të mëparshme se PDIU i duheshin edhe 36 vota për të marrë mandatin në Tiranë dhe kërkoi një hetim administrativ, pasi ka pasur parregullsi.

Në qarkun e Tiranës i pari në listës e PDIU ishtë kreu i saj Shpëtim Idrizi i cili ka mbetur jashtë Parlamentit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mandati i Idrizit/ PDIU dorëzon në KQZ ankimimin: Fituam në Tiranë e vërtetojnë pamjet filmike”

  1. Edhe ti says:

    Kush ti vodhi mo cam? Po ku rrini dot ju pa cifligje mor aman,pale ketu ne tema duan edhe te marrin armet per te marre ferrat e juaja dhe te lene kockat ne ndonje grope

  2. shpëtimi says:

    Pis milet…, unë luftoj t’u kthej pronat në Çamëri dhe ata (çamët), nuk më japin as votën…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *