U la jashtë listave nga Basha, flet për herë të parë kreu i FRPD

8 Korrik 2017, 14:00Politika TEMA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit i cili ku u la jashtë listave për deputet nga Lulzim Basha.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social facebook, Këlliçi  thotë se “konflikti në PD” i shërben vetëm Edi Ramës dhe atyre që sot mbrojnë qorrazi këtë situatë ku ndodhet kjo parti dhe nuk duan asnjë zgjidhje e cila forcon PD.

POSTIMI I PLOTË

Te dashur miq,

Kisha vendosur te hesht pas situates tejet te veshtire qe po kalon PD, familja jone e madhe politike. Pas nje humbjeje derrmuese dhe nje rezultati te cilin asnje demokrat dhe opozitar nuk e meritonte dhe perfytyronte, mendoj se gjendemi ne momentin ku askush nuk eshte i tepert.

Konflikti yne ne kete moment i sherben vetem Edi Rames dhe atyre qe sot mbrojne qorrazi kete situate ku ndodhet PD dhe nuk duan asnje zgjidhje e cila forcon PD, pasi si sherbetore te pushtetit te radhes dhe per interesat e tyre klienteliste, duan ta shohin PD te shpartalluar koke e kembe.

Keta sherbetore te Edi Rames, kryesohen nga ata te cilet tentojne ta percajne dhe me shume PD, Neim Cili dhe marionetat e tij.

Megjithate eshte e pamundur te ruash kete qetesi qe i sherben unitetit, pas shpifjeve, trillimeve dhe baltosjes se nje prej deputeteve te zgjedhur te PD, uzinjolos i cili pasi humbi ne cdo kuti votimi ne fshatin e tij te lindjes, guxoi dje te baltose FRPD dhe punen e saj ne 1 vit e gjysem.

Perpos baltes qe ben pis vetem ata te cilet tentojne te zhvendosin debatin e rezultatit tjeterkund dhe nuk shohin nga vetja, une dua te falenderoj cdo anetar te FRPD, te cilet nuk reshten nje minute se trokituri dere me dere, ne cdo qytet e lagje te vendit, per te kerkuar cdo vote te qytetareve dhe per te shperndare programin e PD, qe kane sakrifikuar cdo dite, te heshtur ne ‘cadren e lirise’ edhe pse nje pjese te mire te tyre, nuk ju dha mundesia per te folur dhe thene mendimet e tyre asnjehere, per shkak te atyre qe menaxhonin cadren nga restoranti i hotel Rognerit.

Ne jemi organizata rinore politike me e mire ne vend, sepse ne thelb kemi dinjitetin, idealin dhe vlerat morale te patjetersueshme te cilat i misheron me se miri partia jone politike. FRPD eshte krenaria e PD ne organizim dhe menyren e funksionimit te saj.

Jo vetem une, por te gjithe kryetaret e degeve te FRPD ne gjithe Shqiperine, jane zgjedhur me parimin ‘nje antare nje vote’ ne nje gare reale dhe te vertete.

FRPD ka zhvilluar me dhjetra protesta, ka qene prezente ne cdo aksion opozitar, ku nuk kane munguar as arrestimet e anetareve te saj dhe denimi i tyre politik nga gjyqtaret dhe sherbetoret e Edi Rames.

Aksioni opozitar i FRPD misherohet me se miri dhe nga protesta me domethenese e zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi, ajo e 8 dhjetorit.

Kjo proteste e zhvilluar ne menyre paralele perpara 4 institucioneve te cilat rrenuan jeten e shqiptareve ne keto 4 vite, ishte e paprecedente per asnje forum rinor dhe ka mare pergezimet e vecanta te cdo qytetari opozitar ne vend dhe cdo analisti qe nuk i sherben Edi Rames.

Te hedhesh poshte kontributin dhe punen e mijra te rinjve, do te thote se ke mision vetem shkaterrimin dhe percarjen. Te quash amorale garen e vertete te zhvilluar per kreun e FRPD, e cila duhet te sherbeje dhe si model per vete garen brenda PD, eshte nje kompleks inferioriteti nga i cili mesaduket nuk ka shpetim.

Por kete nuk e arrin dot askush sot, sado te financohet nga Neimi, apo te ndjeke strategji te mbeshtetura nga strukturat e Mjaftit, qe fatkeqesisht sot kane ngritur krye dhe ne PD.

Miqte e mi, sot eshte koha te ringreme PD dhe jo ta percajme ate.

Perbuzni dhe refuzoni me neveri kedo qe hedh balte qofte edhe mbi anetarin me te thjeshte te PD dhe mos harroni se dinjiteti vlen me shume se gjithcka. Sebashku do ja dalim ta c’rrenjosim kete te keqe qe na ka kapluar te gjitheve.

Sot, neser dhe ne te ardhmen, do diskutojme PD dhe fitoren e se djathtes. Neimin, idete dhe uzinjolot e tij, i kemi mundur njehere. Faleminderit.

#KrenarperFRPD

2 komente në “U la jashtë listave nga Basha, flet për herë të parë kreu i FRPD”

  1. alo says:

    Humbja nuk erdhi si dobesi e lidershipit te PD por si merite e punes se PS dhe reformave shtetformuese. Kaq e veshtire eshte te kuptohet?! Pas 4 vjetesh ndoshta mund te kete ndonje shprese nqs keta nuk vazhdojne reformat e premtuara. Rrumpalla duhet te merrte fund. Une e paguaja energjine elektrike dhe disa jo. Une e respektoja ligjin dhe disa jo dhe une ndeshkohesha e ata prape jo.
    Me rendesishmja eshte qe populli po voton duke lene menjane idealet e partise. Dele nuk ka me. Vota eshte interes.

  2. Populli says:

    Kush eshte ky Neimi o Kellec?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje